Omicron katërfishohet në Afrikën e Jugut, CEO i BioNtech: Do të duhet vaksinë e re, varianti infekton të vaksinuarit

3 Dhjetor 2021, 21:20Bota TEMA

Varianti i Sars-Cov-2 i quajtur Omicron tashmë është përhapur në 40 vende të botës dhe po shqetëson komunitetin botëror.

I pranishëm në konferencën Reuters Next mbi situatën pandemike, Ugur Sahin, themeluesi i BioNtech, kompanisë gjermane që ka krijuar në bashkëpunim me Pfizer një nga vaksinat më të njohura në treg, ka deklaruar se me shumë mundësi “do të duhet të krijojmë një vaksinë të re ndaj Omicron, sepse ky variant mund të infektojë edhe të vaksinuarit”.

Po në të njëjtën konferencë, gjithsesi, përfaqësuesja e OBSH-së Soumya Swaminathan i ka bërë apel opinionit publik të mos kalojë në panik.

Edhe pse e ka cilësuar variantin si shumë të ngjitshëm, duke cituar të dhënat që vijnë nga Afrika e Jugut, ajo ka deklaruar se “ duhet te jemi të përgatitur, por nuk ka vend për panik sepse jemi në situatë të ndryshme nga viti i kaluar”, dhe se objektivi mbetet ai që vaksinimi të shtrihet sa më shumë.

Ndërkohë, infeksionet në vendin e origjinës së Omicron, Afrika e Jugut, kanë katërfishuar nga dita  e martë. Sipas një studimi afrikano jugor, mundësia  e reinfektimit me Omicron është tre herë më e lartë se me variantet e tjera, si Delta, që ende përfaqëson 99% të rasteve botërore, por që duket se do të ”sfidohet” nga varianti i ri.

3 komente në “Omicron katërfishohet në Afrikën e Jugut, CEO i BioNtech: Do të duhet vaksinë e re, varianti infekton të vaksinuarit”

  1. art says:

    O ty të q*fsha robt po edhe variantet e tjera infektojne te vaksinuarit sepse keto nuk jane vaksina.

  2. Mo u merzit komandant, administraten do ta shkojme ne hell po nuk u cpua says:

    Moooss?! Po ne sapo e cpuam per here te trete Komandantin mor Sahin legeni!! Tani na e thua qe e cpuam kot e duhet vaksine e re?!

  3. Kur i nxoren te dhenat keta? Varianti sapo u shfaq. says:

    Por kur e bene studimin keta dhe kur i nxoren te dhenat!? Omicroni sapo eshte shfaqur ne Afrike dhe ky na thote qe prek te vaksinuarit. Sigurisht qe cdo variant i ri prek si te vaksinuarit edhe te pavaksinuarit. Por cfare do te beje njerezimi, te gjithe alfabetin grek ta ktheje ne vaksina (terapi gjenesh) per njerezimin. Nje virus me vdekshmeri 0.05% (covid-19) nuk eshte fare i rrezikshem per njerezimin. Sigurisht qe ata qe e prodhuan ne laboratoret e tyre deshtuan te eliminojne njerezimin. Tani kane bere plane te tjera qe ta cojne planin deri ne fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje