Paralajmëron ministri ukrainas: Moska, të përgatitet për një sulm të madh ushtarak në fund të janarit

3 Dhjetor 2021, 16:11Bota TEMA

Rusia ka mobilizuar më shumë se 94,000 trupa pranë kufirit ukrainas dhe mund të përgatitet për një sulm ushtarak në fund të janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur sot në parlament ministri ukrainas i Mbrojtjes, Alexei Reznikov, duke cituar burime të inteligjencës.

Reznikov vuri në dukje se Ukraina nuk do të bënte asgjë për të provokuar situatën, por ishte e gatshme të luftonte nëse Rusia fillonte një sulm.

Ukraina dhe aleatët e saj të NATO-s kanë dhënë alarmin për lëvizjen e forcave ruse pranë kufijve të Ukrainës këtë vit, duke ngritur shqetësimet se një konflikt i ndezur në Ukrainën lindore mund të kthehet në një luftë të hapur.

2 komente në “Paralajmëron ministri ukrainas: Moska, të përgatitet për një sulm të madh ushtarak në fund të janarit”

  1. Ari says:

    Interesant dhe keta ukrainasit: qe kur ka lindur njerezimi kane qene Lindje, me dhe nen Rusine, asnjehere perendimore. Dhe, ne nje dite te bukur ” behen perendimore..”?!!?
    Po te kishin politike te zgjuar, duhet te krijonin urat me perendimin si dhe me Rusine…
    Ata, nuk duhet te kene Naton brenda, por te bashkepunojne me te…si , ndoshta, Serbia.

    1. Jon says:

      Putin eshte pak ngushte per momentin, po ti Ari, e more sufllaqen per sot, bravo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje