Gjermania dhe Anglia bëhen bashkë për Ballkanin: Do mbrojmë stabilitetin në rajon

3 Dhjetor 2021, 13:49Bota TEMA

Politikania gjermane, Susanne Schutz, e ka përshëndetur vendimin e Britanisë së Madhe për të emëruar Stuart Peach si të Dërguar Special për Ballkanin Perëndimor.

Ish ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri përmes një postimi në Twitter, mbështeti shkrimin e Sekretares së Jashtme të Britanisë së Madhe, Liz Truss, që thoshte se emërimi i Peach do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Emërimi i Sir Stuart Peach si i Dërguari Special i Mbretërisë së Bashkuar nënvizon rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për Europën në tërësi.

Gjermania pret me padurim të punojë së bashku me Sir Stuart për të ruajtur stabilitetin dhe për të nxitur prosperitetin në rajon”, u shpreh ajo.

Kryeministri britanik Boris Johnson, emëroi një ditë më parë si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach, si pjese e angazhimit të vazhdueshëm të Britanisë së Madhe për zhvillimin dhe përparimin e rajonit.

“Sir Stuart do ta marrë detyrën e re pasi të ketë dhënë dorëheqje nga detyra e Kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, një post të cilin e mban prej vitit 2018. Më parë ai ka shërbyer edhe si Shef i Shtabit të Mbrojtjes së Britanisë së Madhe”, thuhet në njoftim.

Ekzekutivi britanik sqaroi se ai do të punojë me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, me të tjerët në rajon dhe aleatët amerikanë dhe evropianë, për të mbështetur dhe përforcuar qëndrueshmërinë rajonale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje