‘Zonja e drogës’ në Itali është një vajzë shqiptare: Si u tradhtua nga miku i saj përkrahësja e Lega Nord

3 Dhjetor 2021, 11:37Bota TEMA

Militante aktive e formacionit politik Lega Nord (Lidhja e Veriut), shumë pranë pozicionit të lëvizjes kundër certifikatës së gjelbër anti-Covid dhe “no vax”, siç duket dhe nga profili i saj në Facebook.

Gjithmonë e fotografuar përkrah politikanëve lokalë të Lidhjes Veriore në Itali, të cilët e kanë luftën kundër shpërndarjes së drogës një nga flamujt e tyre, nga lideri Matteo Salvini e tutje.

Megjithatë, sipas karabinierëve të kompanisë Desio, 36-vjeçarja Jona Mullaraj, me origjinë shqiptare, ishte cilësuar “Zonja e drogës” në shtetin fqinj, arkitekte e një trafiku hashashi, e goditur nga policia mes Brianzës dhe Milanos.

Në këtë aferë, në të cilën asnjë politikan i Lega-s nuk është i përfshirë, e ka tradhtuar një bashkëpunëtor, një i dënuar me precedent për dhunë seksuale, i cili kishte për detyrë të ruante një ngarkesë prej 450 kilogramësh (sasi e dalë nga përgjimet).

Operacioni

Nga kjo vjedhje, e ndodhur në garazhin e një banese në Cesano Maderno, në Brianza, karabinierët, të koordinuar nga prokurori Carlo Cinque, zbuluan dhe shkatërruan një rrjet trafiku të drogës, ku u vunë në pranga pesë persona.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja ishte ‘koka’ e trafikut, por një bashkëpunëtor i saj 45-vjeçar, e ka mashtruar, duke simuluar vjedhjen e sasisë së hashashit që kishte për detyrë të ruante, me ndihmën e një burri tjetër, një 43-vjeçar nga Limbiate.

Portieri i godinës ka vënë re thyerjen e derës së garazhit dhe ka thirrur karabinierët. Pasi u vendosën në vend, ata nuhatën një erë të fortë hashashi që vinte nga ndërtesa. Hapi tjetër ishte kontrolli i shtëpisë së 45-vjeçarit në Cesate (Milano), ku zbuluan 80 kilogramë lëndë narkotike, pjesërisht që i atribuohen 36-vjeçares nga Saronno, e cila ishte grabitur.

Trafiku i hashashit

Megjithatë, agjentët e Desios nuk u ndalën te sekuestrimi, por thelluan hetimet, duke zbuluar një tregti me pakicë hashashi të menaxhuar nga një 38-vjeçar shpërndarës në rrugë, aktiv në Senago, gjithashtu në zonën e Milanos, i dokumentuar me video-përgjime, duke dokumentuar nga afër shkëmbime mes drogës dhe parave.

Në frontin e hetimit, pjesa më e vështirë ishte mbërritja te Mullaraj, e njohur nga pronarja e garazhit si gruaja që vjen për të marrë çelësat, edhe pse kontrata ishte nënshkruar me një emër tjetër. Vajza shqiptare shfaqet edhe në bisedat e tjera të përgjuara nga prokuroria italiane.

Sipas hetuesve, elementet ndaj gruas së re, e cila duhet t’i nënshtrohet marrjes në pyetje me garanci, janë të “pakundërshtueshme”.  Mullaraj punon në Saronno në fushën e ndërtimit dhe njihet për angazhimin e saj politik në Lega Nord.

4 komente në “‘Zonja e drogës’ në Itali është një vajzë shqiptare: Si u tradhtua nga miku i saj përkrahësja e Lega Nord”

  1. Vini says:

    Kjo plehra postonte kunder emigracionit ne Itali sikur ishte italiane jo shqiptare emigrante .ik o plehre

  2. Fatos says:

    Më I krishterë se Krishti… lamashë njerëz. Këts janë shumë për fat të keq, gjenerata e dytë sidomos kanë harruar cfarë sakrificash kanë bërë prindërit për t’u dhënë mundësi më të mira…

    1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

      Hanemja eshte nje plehre turke dhe nuk ka asnje lidhje me Krishtin apo kristianet…..e more vesh more beqir.

  3. Teze Dicka says:

    Me rafte pika,dukej si goc e mire…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje