E pazakontë në Itali, 50-vjeçari paraqitet për të marrë vaksinën duke përdorur dorë silikoni

3 Dhjetor 2021, 10:52Bota TEMA

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një 50 vjeçar është shfaqur për të marrë vaksinën anti-Covid me dorë silikoni.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Biella, ku 50 vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet publik kishte shkuar që të merrte vaksinën anti Covid me parakrahun e tij silicon, ndërsa dorën e tij të vërtetë e kishte pas shpine.

Ndërkaq mediat bëjnë me dije se ka qenë infermierja ajo që e ka kuptuar se krahu ishte silikon sapo e ka prekur atë.

Ndërkohë synimi i pesëdhjetë vjeçarit ishte të merrte një certifikatë vaksinimi pa marrë vërtet në trup injeksionin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje