Nga Pajtim Bello
Mësova se ARMO po shitet si skrap dhe nën boshllëkun e një ndjesie njerëzore psherëtiva: Vdiq! Ndokujt i duket çudi që thuhet Vdiq për një dinosaur që për eshtra ka kulla, kapriata dhe për deje rjete tubacionesh të gjitha metalike, për stomak rezervuar të mëdhenj; gjithçka metalike, më së shumti çeliqe special dhe metale të rralla.
Ndoshta për ndokën dosido, por jo për ata që e njohin dinosaurin që quhej Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës dhe shkurt thirrej UPTHN. Në atë dinosaur janë mëshiruar djersa, mund dhe mëndja e ndritur e qindra naftëtarëve, njerëz të lavdishëm që vinin në punë dinosaurin gjigand ku çdo sekond në barkun e tij injektohej nafta shqiptare dhe dorë pas dore nga njeri repart në tjetrin prej rafinimit dilnin nënproduktet e sajë që mbanin në këmbë një ekonomi të tërë. Dhe kjo për vite e vite me radhë.
E pra, gjigandi metalik është më shumë njerëzor; i gjithë prej kocke, mishi e gjaku se sa prej metali. Një flakë zjarri maj një oxhaku dhe nuk fikej kurrë, që vështroja sa hërë udhëtoja nga Fieri për në Gjirokastër në rrugën e vjetër, simbolizonte lavdinë e njerëzve që dinin ta vinin në lëvizje dhe bënin të dobishëm gjigandin metalik. Dhe kjo kur çdo gjë kur e parë së jashtmi por nëse hyje brenda kutpje se ishe në një botë tjetër. Takoje specialist të të gjitha niveleve nga punonjës me kategori profesionale, teknikë dhe inxhinierë të githë mendje dhe duar artë.
Lavdia e tyre shtohej kur shikoje ku punonin. Shkallën e lartë, delikate dhe e vështirë e tëknollogjisë të impononte një respekt në rritje. E pikrisht për mua dhe ata që e aknë njohur UPTHN ndjejnë dhimbje dhe thonë: Vdiq! Dhe vdekja e sajë ishte e paralajmëruar. Ajo ran ë vitet 1995-1996 por gjeti foca dhe u ringrit. Ishin njerëzit e sajë të cilët iu përkushtuan, e kuruan imtësisht dhe e shpëtuan, flaka mbi oxhak u rindez. Gjgandi metalik nisi të marrë fyrmë. Por nuk qe e thënë. Vdiq por jo se u shua vet. E qëlluan befasisht dhe keqas.
Kjo ndodhi në pranvrën e vitit 2008. Plagë e rëndë që u kthye në gangrenë. Vuajtje e pshtërim vit pas viti deri sa u rrëzua, mbylli sytë. Dëgjoj baballarët e Kombit që kacafyten të irrituar se dikush paska publikuar foton e Enver Hoxhës apo në një emison teatral na qenka satirizuar ish prefekti Qazim Mulleti. Aferim o baballrë! Pa qetësohuni dhe ktheni sytë nga një gjigand që ka vdekur. Më të po varroset një lavdi e madhe, një pasuri e madhe.
Si juve nuk gjeni kohë, të paktën, të thoni një përshpirtje për të?! Sikur të mundesha atë gjigand ta merrja në duar, si Statujën e Lulit të Vocërr, t’iua sillja në tavolinat tuaja. Ndoshta do ti kujtonte diçka, mbase iu bënte të ndjenit për të dhe për ata teknollogë nafte që iu prenë krahët, iu vranë krekarinë etyre. Po sikur të mund ta çoja në tavolinën e foltores se Sali Berishës dhe ti thoshja: “Merre, o i Pashpirti i pabesë! Ti e qëllove për vdekje.
Na thuaj ç’pate që e vrave?! Mos na gënje se të pamë të gjithë. Ishe ti, por jo vetëm. Bile nuk mungoi as zonja juaj ti jipte një bryll drejt vdekjes. Mbase njerëzit që të durrtrokasin do të ndalojnë dhe të mbajnë një minut heshtje për nder të sajë.
A thua do të bëjnë? Vetëm në mos qofshin prej mishi e gjaku.”. O more ku je!.. Sa poshtë kemi rënë, me çfarë nuk merremi, deri edhe me njerëz të marrë. Marrëzinë e brohorasim për lavdi, i ngremë përmendore. Lavdinë e poshtërojmë, e varrosim për së gjalli.
Shyqyr qe paska ende shqiptare qe njohin kontributin, vuajtje dhe mundimet e naftetareve. Respekt per shkruesin dhe kedo qe mendon keshtu. Nga politika nuk kemi pritur gjw sepse ajo na denoi me 101 qysh ne 2008 kur rafinerine ia “dha” Tacit. Ndane ate cka vodhi Taci ne uzine e ne banka ku e vuri Rafinerine si kolateral. Kriminela, hajdut te pashpirt. Saliu me shpirt ziu nga te gjithe. Na hoqi buken e gojes, shkeli mbi dinjitetin e naftetareve. Turp, turpi i mbulofte. Naftetari
Mjere nafta dhe naftetaret ne duart kujt kane rene. I grine, i masakruan, iu pine gjakun! Askush nuk kujtohet per ata. Te gjithe shikoje ku tu dale per vehte. Poshte saliu qe e nisi kete masaker dhe tani pellet neper fotore! I pa cipe. Ali energjetika
Aliu; po nderhyj, eshte bisturi e thelle kjo…..jo vetem per naften por per jeten; “pa meje, kijameti!”
Keqardhje sigurisht kur vdes dikush por çdo gjë e ka një fund. Jeta e aktiveve ashtu si edhe e njeriut e ka një cikel….Asgjë të re nuk na the në këtë shkrim z. Bello….
Edhe pa piken e turpit thuhet se Sali haleja solli demokracine ne nje kohe qe solli hajdutllekun maskarallekun dhe varferin e shoqerise dhe pasurimin e tij dhe te pjelles bastarde.Mallkimi i njerezve i rente katje ku i dhembe me shume dhe ilace iu befshin gjithe pasurite e rrembyera.
Popullin shqiptar, imazhin e tij të mirë, të sotmen dhe të ardhmen e jetës së tij, pasurinë dhe dinjitetin e këtij kombi e shkeli këmba e Bajlozit të Zi, e mbyti, e poshtëroi, e sëmuri, e copëtoi, e vrau, e shkatërroi në 7501 copa me ligj…
Bajlozi i Zi heshti për pak kohë dhe përsëri nisi të përgatisë terrenin për një shtypje të re me të dyja këmbët, po i bie kryq e tërthor gjithë vendit, duke mbledhur të gjithë lukuninë e bajlozëve të vegjël. Salisadisti është bajlozi më i zi, që ka kaluar ndonjëherë nëpër Shqipëri… Vdekja e bajlozit pritet të ndodhë më 18 dhjetor 2021, kur do të flaket nga pushteti i fuqisë agresive dhe do të ndëshkohet për trazirat e pashëmbëllta në jetë të jetëve, që i ka shkaktuar jetës së shqiptarëve.
Përshëndetje, i nderuar z. Pajtim Bello!
Falënderime të sinqerta për shkrimin tuaj të vërtetë, real, shqetësues dhe me ndjenja të larta atdhetare për situatën aktuale ekonomike dhe politike të vendit.
Popullit të Mallakastrës pak vite më parë politikanët e “shpresës” i ofruan deklaratën: -Ne do t’u kthejmë mallakastriotëve naftën!… Kjo dukej se ishte në shkëmbim të votës, por në të vërtetë ishte për të vjedhur votën…
Kjo tregon gjithashtu se bëmat e bajlozit të zi nuk u riparuan dot. Le të shpresojmë në shërimin e plagëve bajloziane me ndihmën e jashtëme… dhe nëse kjo nuk do të ndodhë, për fatin tonë të keq, le të asimilohemi.
Rrofshin dhe u shofshin sa më parë bajlozët e Shqipërisë!
O Pajtim ! I ke thënë por jo të gjitha, nuk vdiq sot ARMO ore mik ,ARMO ishte kuzhina ,në kuzhinë në se nuk ke ç’gatuan doemos që nuk ke se pse e mban,i pari vdiq gazi dhe ai ishte ushqimi i Azotikut ,dy uzinave të Ureve,pastaj TEC-i,e me radhë ,pas tyre vdiq bujqësia ,buka e gojës ,ti e di mirë se ç’do të thotë ,më vonë Uzinat mekanike te NAFTËS pa folur jashtme saj ,i hodhën lakun e litarit të varjes në trekëmbësh të dy instituteve ,vendburimeve me radhë sepse thoshnin kemi Amerikën ,ne radhë të parë demokracinë duke bërë ham e Gërr,siç po bën edhe sot gojeçi plak Uro që ARMO të jete e fundit sepse radha eshte e zënë
Njerëzit e pa përgjegjshëm të politikës me paaftësinë e tyre dhe babëzinë për të xhvatur lëkurën e shqiptarëve i bënë edhe kollonat e kokosit, rezervuaret,puset e NAFTËS dhe gazit vet naften dhe gazin ,uzinat ,fabrikat tokën detin ajrin e viteve te kohës së “socializmit” antare të PP SH ,komunistë dhe i bënë përshesh pa u futur asnjë gjëmba në këmbë duke treguar një papërgjegjshmëri çmëndarske ,pa u kujtuar fare se të gjitha u ndërtuan me bukën e gojës se fëmijëve të gjithë shqiptarëve të brezit që kalon
Ata sot vegjetojnë dhe pëllasin nëpër foltore t’ju tregojnë zullumet sepse janë tru shpëlarë dhe kriminelë të lindur sepse këto janë krime që nuk ka njeri tu gjejë kriminelët sepse politika e bëri dhe e bën rrëmujën për të fshehur si këmbët e gjarpërit këta kriminelë .
Ej John, mos bej interesantin me aktive e pasive. Ato qe thua mbaji per vehte, gjej mundesite tjera te mbrosh hajdutet ne mos qofsh vete pjestar ne ato vjedhje. Ku hyn aktivi kur flitet per veprime te pastra korruptive qe ka bere sali berisha dhe antare te qeverise per rastin konkret? E shiten permes nje procesi falls, e dhane ku deshen dhe bashke filluan rjepjen: Moren gjithe rezerven e naftes dhe te nenprodukteve qe kishte uzina (disa dhjetra miliona euro), moren uzinen ne dorezim pa bere pagesen!.. skamndal juridik i pa pare. Lejuan marrjen e kredise duke vene ne kolateral uzinen dhe ketu filloi rrenimi i saje. Leket e kredise shkuan ne adrese te pa ditur dhe uzina mbeti peng i bankes e cial e shiti per skrap. John merr vesh apo jo. Mos merr ne mbrojtje nese nuk ke pula mos bej ish; me e pakta. Naftetaret duan leket per pnen qe kane bere dhe nuk jane dakord te mbyllet uzina e te shitet per skrap. Ata e ruajten ne 1996 e zeze te saliut, por Saliu ate qe nuk iua mori me dhune ua mori me akte si ligj e vkm korruptive!.. Nuk ka te beje nese aktivet jane ezauruar more dite zi! Ali Energjetika
vetem 7 komente per nje plage qe tregon realitetin makaber te ketyre 30 vjeteve….. ky eshte NIVELI kulturoKARORE i shqiptarit….. ndaj dhe ja qin nenen Sali berisha Ilir meta… dhe PALLOSHI i sotem qe vesh benevreke me atlete te bardha…… cdo populll meriton qeverine qe ka….
Ja pra ,ma degjuat kerkesen e pare,skrapizimin e uzines se ballshit.Sa milionere beri kjo e shkrete uzine pas 1992..Edhe skrapizimi do nxjerre nje grup te ri milioneresh.Keta jane e ardhmes e shqiperise,te cilen enveri e la te varfer.Tani me kurajo te shkojme perpara.Te skrapizojme Hidrocentralet,se tecet,ah a…kane vdekur me kohe.Jane veprat e fundit te mbetur nga Enver diktatori.Keshtu realizohet edhe dekomunistizimi.Cdo llampe qe ndricohet prej tyre jane si fotot e Enverit ne cdo dhome.kudo ku hyme ndricohemi nga dritta e tij.Ndaj ta cojme perfundimisht komunizmit dhe enverizmin per skrap,shkaterroni Hidrocentralet.
Keta majmune tentuan qe te hidhnin ne ere hec e lumit drin, Fierze, Koman dhe Vau Dejes. Ne zyren e ish presidentit sali berisha ne vitin 1993 u be takim, ku kerkuan qe kaskada e drinit ishte komuniste, te shembej dhe te ndertonin hec antikomuniste!..por nderhyne nderkombetaret dhe e ndalen kete marrezi. Shyqyr. OJQ dhe sindikatat duhet te kishin ndezur opinionin me kete rast, kur po dergohet per skrap uazina e Ballshit. Mqaedonia, Greqia, Bullgaria nuk prodhjne nafte dhe kane rafineri. ne kemi nafte dhe rafinerine e dergojme per skrap!.. A degjon njeri cfare ndodh. Krim, krim dhe vjedhje e korrupsion pa dyshim!.. Industrialisti i vjeter.
Ka shume e shume per te shkruar. Te ligat e ketyre nuk kane te numuruar more njerez! ARMO eshte nje objekt qe flet shume, krim i paster korrupsion, vrasje dhe cdo emer katili i shkon per shtat. Te shumte jane ata qe vjedhin, ta peket e ata qe i denoncojne sic beri Pajtimi dhe shume te paket ata qe duhet te protestojne fort e me fort. Kjo iu shton oreksin hajduteve. Aliu