Nga Adriatik Doçi
Në vitin 2014 dilte para Gjykatës së Krimeve të Rënda si i pandehur për gjobëvënie, ndërsa sot del para gjyqtarëve si avokat. Bëhet fjalë për Fatos Skejën, ish-bodigardi i Sali Berishës dhe ish-gardist pranë Familjes Berisha, i akuzuar se tentoi të binte me para familjen e Hekuran Dedës pas vrasjes në 21 Janar 2011. I njohur edhe si truproja personale i Shkëlzen Berishës, Fatos Skeja ka marrë fillimisht licencën e avokatit dhe më pas, në 8 maj 2018, është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit si persona fizik për të ushtruar profesionin e avokatit, për të mbrojtur dhe përfaqësues individë dhe çështje të ndryshme në gjykatë.
Në tetor të vitit 2015, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Fatos Skejën me 3 vite burg për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. Sipas dosjes, Fatos Skeja i kërcënonte shtetasin shqiptaro-amerikan, Ramazan Hima, duke i kërkuar 100 mijë USD. Hima, me banim në Paskuqan, por që ushtronte aktivitet biznesi në Filadelfia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, refuzoi kërcënimin dhe bëri në denoncim në prokurori, duke u vënë në dispozicion numrin e celularit të tij dhe numrin nga i cili i kishte mbërritur mesazhi kërcënues. Skeja u arrestuar në dhjetor të vitit 2013 dhe një vit më pas u dënua.
Fatos Skeja është lakuar në rrethet mediatike edhe si protagonist i lëvizjeve në prapaskenë të Sali Berishës pas vrasjeve të 21 Janarit 2011. Skeja ishte pjesë e Gardës së Republikës. Ai u akuzua publikisht nga familja e Hekuran Dedës, i vrarë në 21 Janar 2011, se u kishte ofruar para dhe fotografinë e vrasësit të Hekuranit në këmbim të pranimit të Sali Berishës në ngushëllim në shtëpi. Pas vrasjeve, Sali Berisha po tentonte të akuzonte Edi Ramën.
“Më 23 janar 2011, në orën 11:30 të natës, na erdhi në shtëpi, piu edhe kafe. La edhe një 10 mijë lekësh. Pasi doli në rrugë kërkoi të bisedonte me mua dhe me vëllain e madh. Ishte dhe vëllai i vogël aty. Na premtoi një shumë lekësh: ‘Prisni Berishën. Pranoni Kryeministrin, pasi keni një shumë parash, që i kam mbajtur në valixhe dhe do ju tregoj fotografinë që ka qëlluar mbi Hekuranin”, ka deklaruar Hilmi Dedën, vëllai i Hekuran Dedës.
Nga ana tjetër, Skeja mohoi që të ishte investuar në këtë ndërmjetësim. Fatos Skeja paditi Hilmi Dedën në gjykatë për shpifje. Gjykata e Shkallës së Parë e pranoi padinë dhe gjobiti Hilmi Dedën, i cili kishte humbur vëllanë në protestën e 21 Janarit. Por, ky vendim u rrëzua nga Gjykata e Apelit.
Pas ardhjes së socialistëve në pushtet, në tetor viti 2013, Saimir Tahiri, në atë kohë ministër i Brendshëm, shkarkoi nga detyra Fatos Skejën, si gardist në Gardën e Republikës. Skeja ishte ndërkohë nën hetim që në gusht nga prokuroria për gjobëvënie.
Pesë vjet më vonë, në vitin 2018, rezulton se përmbaruesja Evelina Bekteshi, përfaqësuese Fatos Skejës ka marrë shumën 369,280 lekë nga Garda e Republikës, fakt që konfirmon se Skeja e kishte fituar gjyqin në Apel, për largimin nga Garda me vendim të Tahirit.(Shqiptarja.com)
Minjte ne gjiriz e kane vendin.
Edhe alabaket e Berishes, edhe ky alabak, e kane kthyer drejtesine ne “konakun” e tyre, sepse akoma drejtesia shqoptare eshte gjiriz.
Bravo tani i ve gjobat me licence.
Ky kokëkatrori i pa regullt duhet para komisionit të vetingut të rijep provimin për licencë avokatie.
Nëse e kalon me sukses e propozoj automatikisht per anëtar të vjykatës kushtetutës e gjetiu si shpërblim!??
Ja kushe eshte Sali Berisha,ja me cfare njerzish bente punet e pista.Saliu thot qe nuk ka fakte per non grata.Ka te drejte,se, nuk ka drejtesi shqiperia.Edhe ata qe jane sot jane te shitur te Sali Berisha.
Tani do hapi nje zyre me pershkrimin “Konsuleca juridike dhe mbrojtje fizike”. I kompletuar djali jo shaka
Ndrea Prendi duhet t’ë flasë , kush j’a nxiu syrin , dhe kush e përdori pistoletën e tij .
Ja kushe eshte Sali Berisha,ja me cfare njerzish bente punet e pista.Saliu thot qe nuk ka fakte per non grata.Ka te drejte,se, nuk ka drejtesi shqiperia.Edhe ata qe jane sot jane te shitur te Sali Berisha.
Ndyresira e Shqiperise ???i mbledh berisha si magnet ???
A mund të jetë avokat një i dënuar për gjobëvënie?! Nëse nuk parashikohet ky ndalim në legjislacion, atëherë kjo duhet ndrequr sa më parë. Ndyrësira të tilla nuk mund të kenë vend në asnjë halkkë të drejtësisë.
Tashme prej disa muajsh eshte finalizuar LISTA e Paramilitareve te Sali Berishes dhe PD, nje numer afro 250-veta ish_Gardiste si ky krimineli Fatos Skeja, ish SHIK-as, ish Police dhe ish Oficere e nen-Oficere te Ushtrise, qe prej Dhjetorit 1990 u rreshtuan apo me sakte u rekrutuan nga Sali Berisha ne formacione Paramilitare ne cdo qelize te Shtetit qendrore dhe lokal neper Shqiperi. Ne LISTEN qe “dihet” kush eshte i afte ne Bote ta kete: Daje Semi…, jane dhe Ata “trima” qe kane ikur ne me Pasaporta Pune dhe Diplomatike te leshuara nga Doctor Vdekja dhe falangat e mbetura ne Administraten e Shtetit akoma edhe sot ne 2021. Ata kane ikur individualisht, familjerisht dhe ne grup si ne 1996, 1997, 1998, 2011, 2013 si dhe disa pasi ndodhi ngjarja e vrasjes ne Elbasan te nje te pafajshmi, pak dite perpara Zgjedhjeve te pergjithshme te 25-Prillit (disa nga shoket me intime te vrasesit, ish Polic i Forcave Speciale qe shoqerohej ne mikrobus te mbushur me njerez te armatosur nga Sekretari i Pergjithshem i PD, perversi i radhes i PD; Gazmend Bardhi. Ky moment beri me se fundi nisjen e rifreskimit te LISTES me Paramilitare te PD, qe jane te gjithe njerzit e Sali Berishes (materiali i disa Sherbimeve Inteligjente te disa shteteve kryesore perendimore, me ne krye Daj Semin…, kuptohet) . Qe ky krimineli Fatos Skeja del tani Avokat, do shihet me shume imtesi nga disa Institucione te BE te fushes se Ligjit se, kush ja dha Licensen e Avokatit etjera, etjera. KUTIA E PANDORES per Shqiperine tashme duket se po hapet per te nisur pastrimi i krimit dhe i llumit te krijuar nga nje njeri qe ne Dhjetor 1990, qe quhet Sali Ram Berisha, ku bashke me te do denohet e sekuestrohet dhe familja Ilir Meta dhe shume njerez te Drejtesise dhe Biznesit, qe jane prej 3 dekadash sherbetore deri ne krim te dyshes Berisha e Meta.
I lutem redaksise qe nje kopje te ketij shkrimi tia kalojne drejtorit te gazetes “Thema” ku besoj se ka vend per te kuptuar shume mbi demokracine e instaluar ne Shqiperi nga miqt e Meros.Mos harroni ti jipni edhe artikullin mbi “perdhunimin e 16 vjeçares nga i ati i saj”fale ketyre arritjeve te medha ne Shqiperi.
Nuk cuditemi….derisa te ngordhe bastardi berishe…keto do degjojme
Ka mbaruar tek kristali, ku po të lyeje me bojë merje diplomën. Prandaj dhe foltoret i rrethojnë njerëz që me padurim po presin , të kthehet koha e përdhunimeve, shantazheve, rrëmbimeve, koha dhe vitet më të këqia, që ka parë shqiptari e shqipëria. Ku njerëzit u mbyllën nëpër shtëpi,disa morën malet e arratinë, e sa shum të vrarë u humbën varret. Shqiptar, thirrini mendjes, një popull të eci përpara, kërkon të renë, të vjetrat i përkasin drejtësisë,.
Kjo ishte edhe aresyeja se perse Saimir Tahirin e zhduken si drejtues i uniformave blu!Maffia e instaluar Shqipetare e drejtuar pikerisht nga Sali Berisha ke kishte kundra e akuzonte fale edhe ndihmes se “fabrikes qe i prodhoi keto vemje” derisa ti hiqte perndryshe destabilizim e ku Arvzinjte e radhes pernjehere hynin ne kontakt me autoritetet me te larta te vendit.
Nje nga aresyet se perse akoma mbahet peng Saimir Tahiri me mosvendime te prera gjyqi eshte pikerisht kjo ,sepse “Mafia ” e instaluar ne kete vend nuk do ferra neper kembe.Saimir Tahirin e sulmojne edhe sot kryekrimi shqipetar Sali Berisha dhe kryemafiozi Toto Likja,ndryshe ,ndryshe keta dy persona sot duhet te gjendeshin prapa hekurave duke kryer minimumi burgim te perjetshem.Jane tentakula te “fabrikes” qe i prodhoi qe sot i mbane akoma ne vendet me te larta te pushtetit ku edhe pse njeri prej tyre e tjetri kandidat eshte shpallur “Nongrata” perseri keto tentakula kerkojne me çdo kusht qe mos ti sheshin kollaj per interesa te ngushta te tyre e jo te mafiozeve shqipetar qe kane marre peng Shqiperine e vazhdojne na tregojne peralla nepermjet medias te pa(varur) te kesaj fabrike duke na ofruar edhe pse kane kaluar 30 vite dokumenta per Enver Hoxhen edhe pse brezi pas 90 nuk e njeh fare e per keto bisha heshtet duke na i rekomanduar si ingranazhe te domosdoshme te nje proçesi demokratik,peralla keto qe fale rikthimit te analfabetizmit haen ne vend te kokoshkave perdite.Poshte diktatura e bodallenjeve.