Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

4 Dhjetor 2021, 17:48Lifestyle TEMA

E veshur me të zeza, aktorja e njohur Roza Anagnosti kujtoi mes lotësh kolegen dhe miken e saj, Edi Luarasi e cila u nga jeta në moshën 81 vjecare.

“Artistja unike, yll, një gru e fortë, fisnike që përballoi furtuna në jetë është një grua që e nderon figurën e gruas shqiptare.

Në këto momente nuk gjeja fjalë, kam bashkëpunuar me të në jetë, të gjithë e kanë dashur me shpirt, me sinqeritet dhe të them të drejtën e krahasova me Tringën e Gjergj Fishtës për gjithë ato vlera dhe rrugë të dhimbshme që kaloi”, tha Anagnosti.

Edi Luarasi debutoi në skenë në moshë fare të re, kur ishte 16 vjece. Në 1963 u diplomua si aktore dhe u emërua në Teatrin Popullor.

Pati një sërë rolesh të arrira, si Lena tek “Doktor Aleksi”, Cuca tek “Cuca e Maleve”, ndërsa nuk harrohet interpretimi I saj tek “Ngadhnjim mbi vdekjen”.

Por karriera e saj mori një grusht të fortë pikërisht kur ishte në kulmin e saj për arsye politike të regjimit komunist, që e përndoqi për vite me radhë.

1 komente në “Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!”

  1. E nderuara Roza Anagnosti ,
    e vleresoj komentin tuaj mbi ikjen e nji nder Figurave te Shquara te Artit Shqiptare ,
    e ndjera Edi Luarasi ,
    mirpo mos u trishtoni t’ju kuptoje kjo Bote sot , kjo Tufe histerikesh orinetale ,
    qe e kan te veshtire te kuptojn ndjenjat Njerzore dhe Artin e Artisteve ,sepse i mungon jovetem ajo ndjesi
    qytetare ,njerezore ,
    por edhe nuk e misherojne ate se cdo te thote Kulture ,Art ,qytetari e shoqeri njerezore .

    Ngushellime edhe njiher per te ndjeren Artiste z.Edi Luarasi dhe jete te gjate familjareve dhe juve Artisteve
    te mrekullueshem .
    Rrofshi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje