Delegatët që kanë kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor, janë duke shpërndarë karta, në të cilat janë të shkruar të dhënat e tyre personale, si dhe janë përdorur simbolikat e partisë.
PD ka reaguar nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi lidhur me këtë zhvillim. Sipas tij, përdorimi i logove të partisë dhe ilustrimi i anëtarëve është një veprim ilegal dhe bëhet në bazë të interesave personale e jo ato të partisë.
Ndërkohë PD sqaron se:
“Në media është publikuar një email i Sekretarit të Përgjithshëm z. Bardhi drejtuar Degëve të Partisë. Duam të sqarojmë se email nuk ka të bëjë me leximin e emrave, por me faktin që po shperndahen bexha per 11-ten me logon e PD dhe Kuvendit Kombetar kujtdo qe mendohet se eshte delegat. Duke qene se nuk lejohet perdorimi I simboleve te partise pa autorizim, si dhe në vijim të ankesave të anëtatëve të Kuvendit për përdorimin pa leje të tyre të të dhënave nga persona të paidentifikuar, është sqaruar që dokumentet janë të fallsifikuara, të paautorizuara nga asnjë organ i PD. Për këtë shkak eshte derguar kerkesa ne dege per mbledhjen e informacionit per personat qe e kryejne kete proces të paligjshëm”, sqaron PD.