Shpërthim në Iran pranë termocentralit bërthamor

5 Dhjetor 2021, 21:15Bota TEMA

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qytetin iranian të Natzanzit ,jo shumë larg termocentralit bërthamor. Shpërthimi u dëgjua në qendrat urbane. Në qytetin e Badroud, 20 kilometra larg termocentralit bërthamor, banorët ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare bëhet fjale për lëshimin e një rakete e cila e shpërtheu në qiell por që fatmirësisht nuk u shkaktua asnjë dëm.

Për të sqaruar episodin, i cili alarmoi rajonin dhe më gjerë një zëdhënës i ushtrisë dha një deklaratë në televizionin shtetëror ku konfirmoi se kjo ishte pjesë e ishte pjesë e stërvitjeve të kryera rregullisht nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kjo ngjarje vjen pasi bisedimet për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të 2015-ës rifilluan në Vjenë pas disa muajsh ndërprerje.

1 komente në “Shpërthim në Iran pranë termocentralit bërthamor”

  1. Sokoli says:

    Shkrim futia pordhes. Natanzi qenka qytet ne toke e raketa plasi ne qiell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje