VIDEO/ I lexuan si firmëtarë për Kuvendin e Berishës, demokratët në Rrogozhinë: Falsifikim, nuk jemi dele

5 Dhjetor 2021, 17:17Politika TEMA

Drejtues të strukturës së PD-së në Rrogozhinë, kanë reaguar ndaj përmendjes së emrit si firmëtarëve të kuvendit të datës 11.

Ata janë mbledhur në selinë lokale të PD për të diskutuar rreth asaj që ata e cilësojnë falsifikim të firmave të tyre dhe i kërkojnë Selisë qendrore të PD marrjen e masave.

Një prej përfaqësuesve të PD së Rrogozhinës thotë se ata e kanë kryetarin e tyre të zgjedhur tre muaj më parë. Çdo përpjekje për përçarje i shërben vetëm Edi Ramës.

Kryetari i degës, Ferdinand Saraçi, thotë se emrat janë lexuar mbarë dhe jo se kanë firmosur. Ka dhe shumë të tjerë që u është përmendur emri dhe ata nuk janë firmëtarët.

Kryetari i degës se Rrogozhinës thotë se i janë drejtuar selisë qendrore të partisë me një letër ju i kanë sqaruar problematikën dhe presin udhëzime se si do të veprohet me falsifikatorët e firmave të tyre.

3 komente në “VIDEO/ I lexuan si firmëtarë për Kuvendin e Berishës, demokratët në Rrogozhinë: Falsifikim, nuk jemi dele”

  1. Valbona says:

    Jemi ne pritje te ores 12:00,kur dhe fillon foltorja e Saliut ne USA,ne kete foltore pasardhesit e ish badhkepuntoreve te fashizmit dhe nazizmit do bashkebisedojne me pasardhesin e Enver Hoxhes,komunistin Sali Berisha,kjo eshte tragjedi-komedia e shtreses se persekutuareve.

    1. Lenci says:

      Sa cudi qe nuk paskan permendur asnje emer konkret qe nuk ka firmosur ???

  2. taipi says:

    Sali non grata te ka ardhe mandata po te hapin gropen me lopata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje