Paralajmëron Yuri Kim: Korrupsioni është kancer! SHBA po ndërmerr hapa shtesë për ta parandaluar

6 Dhjetor 2021, 17:43Politika TEMA

Ambasadorja Yuri Kim ka paralajmëruar hapa shtesë nga SHBA për të luftuar korrupsionin. Bardhë për të luftuar pikërisht korrupsionin, teksa ky i fundit konsiderohet si kancer.

Kim ka postuar në Tëitter deklaratën e fundit të Shtëpisë së Bardhë, ku thuhet: “Korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, barazinë ekonomike, përpjekjet globale kundër varfërisë dhe zhvillimit, si dhe vetë demokracinë.

Por duke parandaluar dhe luftuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe duke demonstruar avantazhet e qeverisjes transparente dhe të përgjegjshme, ne mund të sigurojmë një avantazh kritik për Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera”

Ndërsa amabasadorja amerikane shkruan:“Korrupsioni është kancer. SHBA po ndërmerr hapa shtesë për të parandaluar korrupsionin, për të luftuar financimin e paligjshëm, për të mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar dhe për të forcuar kapacitetin për të ekspozuar aktet korruptive

9 komente në “Paralajmëron Yuri Kim: Korrupsioni është kancer! SHBA po ndërmerr hapa shtesë për ta parandaluar”

  1. Ironia e dites says:

    HAAAAHAHHHHHAHAAAAA…! Dhe kjo vjen nga shteti qe e quan korrupsionin, lobim!
    Dhjetera milliarda dollars derdhen nga korporatat e fuqishme per fushatat elektorale te delegateve ne kongresin Amerikan ne çdo cikel zgjedhor, ku delegatet shpenzojne mbi 50% te kohes duke lypur fonde ne telefon me katrigaret e bizneseve gjigande dhe eshte me se normale.
    Me fal moj zonje por çfare blejne keto para qe nuk quhen korrupsion?

    1. Sara says:

      idiot, lobimi ne SHBA eshte aktivitet i lciencuar, rrjedhimisht edhe i jeluar e kontrolluar sipas ligjit, qe paguan taksa, nuk eshte krim si korrupsioni ne Shqiperi e gjetke, lobime jane transparent e te haopura per publikun, kurse Ilir Bllokun duhet ta filmonte ministri e miku i vet qe t’ia shihnim fytyren e verte e ti degjonim zerin origjinal

      1. Ironia e dites says:

        Po, dakord une jam idiot, s’kam problem, por a ka mundesi qe ti zonja qe fyen te pergjigjesh perse individet e zgjedhur nga populli per te perfaqesuar hallet e tyre duhet te mbledhin para nga korporatat qe po zhdukin dhe shfarosin konkurencen e bizneseve te Volga?
        Sali Berisha ishte nje oportunist dhe sharlatan i zoti, i eci sepse gjeti injorance te mjaftueshme, siç po gojen dhe Rama…por s’do te thote qe Amerika principin e blerjes te serviseve nepermjet korrupsionit te ligjeruar …. aka lobbying po i ben ndonje nder popullit te vet. Mbi 40milione Amerikane se dine nga do t’u vije kafshata e bukes sot!
        Cili eshte ndryshimi midis blerjes se moralit me para ku njera quhet lobim dhe tjetra korrupsion? Ndryshimi ne rastin tend eshte pikerisht ajo qe me akuzon ti mua! Gjejne idiote si ty, korrupsionin e quajne te ligjeruar dhe keshtu qe fli rehat sepse mbasi e perdhunoi Zogu, Hoxha, Berisha dhe Rama keto 100 vjet Shqiperine po te vjen shpetimi nga keto korporatat Amerikane apo çfaredo korporatash qe vijne dhe shfrytezojne pasurite turistike, minerare, ujore, pyjore etj, etj, dhe ngelet populli i shkrete me gisht ne goje . Do te “lobojne” keto kompanite politikanet tane dhe ti prape do ngelesh e varfer ne mendim sepse Korrupsioni quhet Lobim! Urime per trurin

    2. ?????????????????? says:

      Po zonje e nderume ne kët e dime se pse kemi 80 vite që veqe na vjedhin dhe na vrasin (politikanet) tane . Mire se Enver terrorist iku nga kjo bote por a mundesh ti dhe shteti i juahe te na çlironi nga Edi Rama Sali Berisha ilir Meta dhe Lulzim Basha me shoke kjo eshte pytja????

  2. Altin says:

    A eshte njohur ambasasorja me korupsionin politik te reshtimit te policeve te burgjeve ne mitingjet e Rames.
    A ka korupsion me te madh se detyrimi policeve te shkelin depolitizimin te kercenuar me buken e gojes.
    A ka fakt me te madh te detyrimit te adminitrates per tu perfshire ne aktivitete politike se ky skandal. Mender opozita ka kerkuar komision hetimi per perfshitjen e adminitrates ne fushaten zgjedhore por nuk kupton se ky skandal provon ku e ku me shume.
    A ka skandal me te madh se mos veprimi prokurorit te pergjithshem edhe pse drejtori politik i rilindjes ka kryer disa vepra penale.
    Ky mut shteti nuk behet pasi nuk behet nga ambasadoret shteti

  3. Buda says:

    Bravo, Zonja Ambasadore e USA!

  4. SPAKU says:

    Ambasadorja me kete paralajmerim I dergon edhe nje mesazh ish guvernatorit Fullani qe te dorezoje parat e vjedhura se gruaja e tij po ja pastron parate si aksionere e nje kompanie farmaceutike dhe me e bukura eshte se kto aksione i ka te dhuruara nga nje dikush tjeter, si dhe kjo, nje pjese te ketyre aksione ja dhuron nje tjetri. SPAK mos fli gjume por zgjohu se kjo ja ben Muuu qe eshte pastrim paras nga familja Fullani

  5. Lisi says:

    Aman more milet, kjo i merr shqiptaret per budallenj.
    A thua se kjo zonja e ka shkulur korrupsionin ne Amerike .???. Hajde hajde Çveteeee! !!!!.
    O milet “Çdo gje qe thote KIM i eshte e vertete ”
    se vjen nga Amerika zonja.

  6. Jorgo says:

    nje nga nje e qe te tere do kalojne nga ajo vere… Av Spartak ngjela

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje