Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu diskutuan gjatë emisionit “Shock” mbi qëndrimin e mbajtur nga Presidenti Ilir Meta për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit.
Sipas Bushatit vendi është në konflikt institucional pasi gjashtë bashki në vend janë pa kryetar dhe nuk mund të ketë zgjedhje.
Ai theksoi se “Gjykata Kushtetuese dështoi të zgjidhjet një problem kushtetues në vend” dhe e gjitha është dhe një dështim i reformës në drejtësi. Bushati shtoi se është krijuar një vakum kushtetues dhe mbi të gjitha vihet në dyshim Gjykata Kushtetuese.
“Qytetarë të 6 bashkive nuk do të kenë kryebashkiak vetëm se pse gjykata amerikane-evropiane është zbythur për të marrë një vendim. Meta me të drejtë apo pa të drejtë meqë nuk kam vendim gjykate dhe askush nuk më obligon të jap një datë të re për zgjedhje, le ta zgjidhi”, tha ai.
Baton Haxhiu duke e krahasuar me Gjykatën Kushtetuese në Kosovë tha se kjo e fundit “është jo vetëm më e mira në rajon por më e mira në Evropë dhe nuk i duhet as Venecia” pasi “Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka rrëzuar tre presidentë”.
Ndërsa qëndrimin e Metës, ai e cilësoi si “politik” dhe shtoi se Presidenti vazhdon të jetë palë dhe në këtë rast po ndihmon Berishën duke mos dekretuar zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki.
Për Gjykatën Kushtetuese, ai tha se për shkak se kryetarja Vitore Tusha është në largim e sipër dhe “njerëzit që në Shqipëri janë në largim e sipër nuk marrin vendime”.
Baton e ke dhjere fare me krahasimin se gjykata kushtetuese ne kosove me mira kur aty eshte antare nje Serbe i denuar me 6 vite burge .
Edhe per zgjedhjet trego pak historine e zonjes haradinaj dhe qindra raste ish ministre e krahines cfare beri cfare beri deputeti aak qe u kap ne aeroporte me vlete votime ?
Sistemi ka qene i tille fitone nuk fitone je ne qeveri dhe nuk ka pasur kontestime serbet ne qeveri tre partit ne qeveri perse duhet te kontestohen zgjedhjet ndaje kujdes Batone
Ne Shqiperi zgjedhjet behen te mira po humbesi nuk pranone humbjen dhe e ka me te lehte nje alibi se sa te leri pushtetin o Baton qe po filloje td ndryshoje opinione per ju
Sa bole eshte ky Bushati , ky haleja qe sot na ben demokratin e terbuar ,eshte pjese e njeres prej familjeve me te poshtra ne Shqiperi qe kane bere shume dem te gazetaret ,shkrimtaret , dhete gjitheve atyre qe kishin disi nje mendim ndryshe nga diktatura e Enverit dhe Hysniut …ky debili , per sy e faqe ka bere nje autokritike ??? Jo…. nuk bejne se jane njerez pa karakter , pa shtylle kurizore ,njerez nga fryn era dhe interesi , ky eshte dhe njeri cmirezi dhe ka manine te thote gnithmone te kunderten …nuk harin te kuptoje idjoti qe eshte ketu ku eshte se qe pjestar i asaj familje …perndryshe …..gazeta do shperndante , te nxirte kotheren ….tani ne ben te kulluarin ……ptuuuuu plere