Vendimi i Kushtetueses, Ilir Meta sulmon gjykatën dhe s’ka në plan të dekretojë zgjedhjet e reja

7 Dhjetor 2021, 17:36Politika TEMA

Ilir Meta reagoi përmes këshilltarit ligjor Bledar Dervishi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Dervishi akuzoi Gjykatën Kushtetuese se nuk pati vullnet që ta zgjidhte këtë çështje dhe se cënoi parimet e transparencës dhe procesit të rregullt gjyqësor, duke hequr dorë nga ushtrimi i funksionit të saj dhe dërgimin për opinion në Komisionin e Venecias.

“Siç të gjithë jeni në dijeni presidenti i Republikës ishte pjesë e këtij procesi, e mbështeti kërkesën e shoqatës së bashkive duke kërkuar pranimin e saj.

Presidenti si palë e interesuar i kërkoi gjykatës, kontrollin e akteve apo vendimeve të marra nga pushteti vendor, për të përmbushur rolin, misionin që kushtetuta i ka dhënë. Vetëm përmes një vendimmarrje të themelit, Gjykata Kushtetuese do i rikthehet popullit shqiptar, votën e lirë, për të zgjedhur përfaqësuesit e tij.

Përkundër kësaj pritshmërie, kjo gjykatë i zhgënjeu të gjithë. Gjykata Kushtetuese për interesa që nuk përkojnë me ato të shqiptarëve hoqi dorë nga kompetencat për të mbrojtur liritë për shqiptarët.

Për fat të keq, Gjykata Kushtetuese me vendimmarrjen e saj, e ka lënë çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Ajo nuk mori guximin të shpjegonte apo të merrte përgjigjen e këtyre pyetjeve.

A iu mohua mbi 3 mln shtetasve shqiptarë e drejta për të zgjedhur në mënyrë të drejtë? A mundet sipas Kushtetutës të zhvillohen zgjedhje pa një datë të përcaktuar nga presidenti?

A ishin votimet më 30 qershor, në përputhje me parimet, vlerat dhe liritë themelore që parashikon Kushtetuta jonë. A mundet që data e zgjedhjeve të diktohet juridikisht nga rezoluta? A para shikon Kodi Zgjedhor zgjidhjen e situatës ku në zgjedhje merr pjesë një kandidat?

Është e qartë që me vendimmarrjen e saj Gjykata nuk kishte vullnet për të zgjidhur çështjen, por ia la sërish çështjen juridiksionit politik. Për ta bërë veten jo kompetente, Gjykata Kushtetuese ka cënuar rëndë parimet e transparencës.

Më datë 23 qershor, Gjykata Kushtetuese, në mënyrë të papritur vendosi të pezullojë shqyrtimin çështjes dhe ti drejtohet Venecias. E vetmja palë në proces që i adresoi pyetje gjykatës ishte pala kërkuese, Shoqata e Bashkive.

Nëse Gjykata nuk do të kishte anashkaluar pyetjet, sot do të kishin një vendim në themel. Ia la sërish çështjen juridiksionit politik. Për të shmangur themelimin e çështjes dhe për ta bërë veten jo kompente, Gjykata Kushtetuese ka cenuar parimet e tranparencës dhe të një procesi të rregull ligjor.

Gjykata Kushtetuese i zhgënjeu të gjithë. Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj e la çështjen pa zgjidhje. Gjykata Kushtetuese dhe Qeveria janë në të njëjtën linjë arsyetimi. Gjykata Kushtetuese nuk përmbushi misionin e saj sublim”, tha ai.

Me pak fjalë, ai la të kuptohet se Ilir Meta nuk ka ndërmend të dekretojë zgjedhjet e pjesshme për bashkitë që janë ende pa kryetar, për shkak të largimit të disa kryebashkiakëve që kapeshin nga ligji i dekriminalizimit.

Kjo, duke qenë se ai nuk e njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

7 komente në “Vendimi i Kushtetueses, Ilir Meta sulmon gjykatën dhe s’ka në plan të dekretojë zgjedhjet e reja”

  1. ilir floriri says:

    100 per 100 gomar. po ti teket opozites te mos marre pjese ne zgjedhje atehere, presidenti yne i marruar thot duhet te presim opoziti deri sa mbushet mendja opozites met-monika-berisha me ba zgjedhje qofte se pritja mund te zgjase disa vite. i ndryshove zgjedhjet me pazar me moniken e bashen sic thate vet ju i marruar president. je i vetmi president i nje vendi demokrati ne bote qe sulmon gjykatene kushtetuese te vendit vet. turp , po ti je i pa turp. shkurt je vetem burri i monikes. jep doreheqje shko te foltorja e kriminel-hajdutit berisha. besoj se keto 2-3 dite do japesh doreheqje e shko ne foltoren gerdecit e 21 janart e diskutoni per remzi hoxhen e azem hajdarin. te shperlafte mortja

  2. Qani Berberi says:

    Bythë e plasur, se nuk dekreton zgjedhjet e reja,vendore për gjashtë bashkitë……kujt i kërcet ?
    Në Shkurt, do të jetë presidenti tjetër, dhe do ti dekretojë Ai.

  3. ramizi says:

    Vcfare eshte ky monster qe e ka bere presidencen si shtepine e tij.Ky mafioz ky i korruptuar, ky vrases nuk duhet te rrije asnje minute aty.

  4. Zysha says:

    Bej dhe ca kolpa…derisa te vije rradha o bajge…o bastard….mallkuar qofshi brez pas brezi..

  5. kur do zere mend njeriu says:

    Po sa milojone shqiptare votojne se ketu thote: ju mohua e drejta 3 miljone shqiptareve per te votuar! Une sikur pashe qe votuan ca ate vit te 30 prillit. Eshte ne rregull me shifrat ky apo 7×7=42 .

  6. N.VJOSA says:

    Ky Kokërr Kandari President
    Parlamentin nuk e njeh,
    Gjykaten Kushtetuse nuk e njeh….
    Po kë njeh ky injorant P r i m i t i v…?!
    Pse vonohet shkarkimi i ketij Megahajduti?!,,,
    Gjykata Kushtetuse te miratoje vendimin e Parlamentit dhe ketij Bythko Presidenti ti fusë gishtin ne fund te Kurrizit…

  7. Kastriot says:

    Ne se Presidenti anullon daten e nje pale zgjedhjeve dhe cakton nje date tjeterESHTE NE TE DREJTEN E TIJ.
    Kur Presidenti anullon daten e nje pale zgjedhjeve, ato zgjedhje nuk duhet te mbahen apo nuk duhet te behen.
    Kjo sepse ka nje hierarki shteterore:
    Vendimet, urdhrat e organit me te larte jane dhe duhet te zbatohen detyrimisht nga organet me te ulta.
    Ne se nje pale pjesmares ne zgjedhje nuk jane dakort me dekretin e Presidentit, mund te ankohen ne Gjykaten Kushtetuese.
    Ne se mungon Gjykata Kushtetuese zgjedhjet duhet te behen.
    Ne se zgjedhjet behen ne kundershtim me dekretin e Presidentit, ato jane te pavlefshme.
    Le te marim nje shembull te supozuar:
    Keshilli i Ministrave i kryesuar nga Edi Rama, nxjer nje VKM.
    Nje organ zbatues, apo nje biznes, mendon se VKM nuk eshte i drejte. A mundet keta te mos e zbatojne VKM?
    Mendoni dhe flisni vetem si eshte e drejta dhe jo simbas krahut partiak qe ju perkrahni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje