Deputetja socialiste Etilda Gjonaj ka qenë e pranishme në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë në Washington DC.
Ish ministrja e Drejtësisë ka treguar edhe disa nga pikat kryesore të takimit.
Ajo tha se “Forumi shërbeu jo vetëm për shkëmbimin e eksperiencave të delegacioneve parlamentare të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse, por edhe për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për sfidat e përbashkëta të sigurisë”.
Postimi i plotë
“Kënaqësi të merrja pjesë në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë në Washington DC.?️
Çështjet e sigurisë që u diskutuan përgjatë këtij forumi si:
➡️ Lufta kundër financimeve dhe tregtisë së paligjshme, si dhe pastrimit të parave;
➡️ Politikat rregullatore për asetet dixhitale;
➡️ Trafikimi i qënieve njerëzore;
janë sfida me të cilat po përballen të gjitha shtetet.
Forumi shërbeu jo vetëm për shkëmbimin e eksperiencave të delegacioneve parlamentare të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse, por edhe për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për sfidat e përbashkëta të sigurisë”