Ilir Meta ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbajë një qëndrim zyrtar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 2019.
Nëpërmjet zëdhënësit të tij Tedi Blushi, ai thotë se njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019 ka mbërritur vetëm këtë të hënë.
“Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.
Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Blushit të Metës.
Kujtojmë qe Gjykata Kushtetuese 4 dite me parë zbardhi vendimin e saj për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, që hodhi poshtë kërkesën e shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe i certfikoi ato, edhe pse opozita nuk mori pjesë.
Gjykata vlerëson se “kërkesa drejtuar Gjykatës për verifikimin e zgjedhjes duhet të identifikojë funksionarin publik, shkeljen kushtetuese që pretendohet se është kryer gjatë procesit të zgjedhjes së tij, si dhe aktin konkret që materializon shkeljen kushtetuese.
Për pasojë, procedura e verifikimit të zgjedhjes së funksionarëve të organeve të parashikuara nga Kushtetuta duhet parë e lidhur me këto koncepte dhe jo e lidhur me vlerësimin, qoftë edhe në aspektin e kushtetutshmërisë, të procesit zgjedhor në tërësinë e tij”.
Gjykata vlerëson se kushtetutëbërësi, “duke mos e parashikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kompetencën për verifikimin e kushtetushmërisë së procesit zgjedhor, ka pasur si qëllim të mos përfshijë në juridiksionin kushtetues kontrollin e procedurave zgjedhore në tërësinë e tyre”.
Gjykata, “ka vlerësuar mungesën e juridiksionit kushtetues për kërkimin e parë të parashtruar në kërkesën në shqyrtim, atë që lidhet me konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar më 30.06.2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve”.
Ketij po ja fusin pak nga pak, se mos bertet shume.
C’DO BESH NESER O GOMAR. VENDIMET E GJYKATES VETEM NDIGJOHEN E ZBATOHEN . KAQ. ASGJE TJETER. Aaaaa. nqs je i berishes duhet te besh nje foltore. po mos harro thirr besnik mustafen, albana vokshi, cim peken e andi bejten. shba duhet ti tregoje shqiptareve kur do arrestohet ilir meta. desh harrova mos harro neser merre kushtetuten me vehte e cfre do thuash ballafaqoje me nenet e kushtetutes. ke thene se rti vepron vetem ne baze te kushtetute. jo ne baze te kushtetutes se foltores se saliut. te hangert mortja more pleh
Tani Ilri dhe Tedi do te hane mutin e vete si dhe te Voltanes,Saliut, Monikes e Pecos se gje tjeter nuk kane sec bejne.
Tani Ilri dhe Tedi do te hane mutin e vete si dhe te Voltanes,Saliut, Monikes e Pecos se gje tjeter nuk kane sec bejne.
Oh harrova dhe te Flamur Nokes qe shurritej duke protestations.