Besnik Mustafaj sulmon Lulzim Bashën: Ai është politikan pa shtyllë kurrizore, se meriton të jetë në krye të PD

6 Dhjetor 2021, 18:18Politika TEMA

Besnik Mustafaj, në një koment të publikuar te gazeta Panorama, shkruan se Kuvendi i 18 dhjetorit është një strukturë pa themele, që do shembet.

Në shkrimin e tij, ai thotë se Lulzim Basha është një politikan pa shtyllë kurrizore.

“Është shtruar shumë shpesh gjatë këtyre tre muajve pyetja nëse do të ishte shfaqur “Foltorja” sikur Basha të mos e përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar demokrat.

Në vlerësimin tim kjo pyetje nuk ka më asnjë vlerë qysh nga momenti kur fenomeni “Foltore” ishte tashmë një fakt politik, që mori menjëherë jo vetëm vëmendjen e demokratëve, por të mbarë opinionit  publik.

Sepse politika e vërtetë, ajo që është në dobi të interesit publik ndërtohet vetëm duke u mbështetur mbi faktet. Kurrë mbi hipotezat, të cilat nuk përbëjnë realitet. Berisha duket se e kishte mirë parasysh këtë parim universal,” shkruan Mustafaj.

“Një inkuadrim i qartë i hallit të tij nga ai vetë do të kishte rëndësi jetike për fatin e “Foltores”, të cilën ai, me sa duket, e kishte tashmë ndër mend.

Në radhë të parë ne, demokratët, duhej ta shihnim dhe të siguroheshin se ai nuk po përpiqej të na manipulonte duke na përdorur “si mburojë për veten e tij”. Këtë gjë u duk në fillim se e kishte kuptuar drejt edhe Basha.

Në daljen e tij publike për të njoftuar përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar demokrat, ai u kujdes ta nënvizonte si vlerë të personalitetit të Berishës zgjedhjen e tij për ta mbajtur Partinë Demokratike jashtë përplasjes së vet me DASH.

Rrjedhimisht, kthesa që mori ai më pas, duke e akuzuar Berishën pikërisht për të kundërtën, përbën një tjetër shembull domethënës të inkoherencës së rëndë, që e ka shoqëruar atë në gjithë veprimtarinë politike.

Sikur asnjë dobësi tjetër të mos kishte, mjafton inkoherenca për të treguar se Lulzim Basha nuk e ka vendin në krye të Partisë Demokratike. Nuk mund të ngjallë kurrë besimin e shumicës së shoqërisë një burrë me një paqëndrueshmëri të tillë, i cili mohon vetveten nga një ditë në tjetrën.

Në të folmen e përditshme, për politikanët e këtij kallëpi thuhet zakonisht se janë pa shtyllë kurrizore,” shkruan Mustafaj.

Më pas në analizën e tij, Mustafaj ndalet gjatë te humbja e sovranitetit të Partisë Demokratike.

“Kjo dobësi doli qartë në pah në fjalën publike të Lulzim Bashës kur njoftoi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat. Aty ai pohon shprehimisht se është i bindur në pafajësinë e Berishës. Domethënë se ai vendimin e kishte marrë jashtë bindjeve të veta.

Ndërkohë, ai nuk i kishte dhënë vetes mundësinë që përgjegjësinë ta ndante me strukturat drejtuese të partisë. Do ta mbante vetë të gjithën. Por kjo çështje është tjetër. Kryetari i partisë së dytë më të madhe në vend, alternativë e pushtetit, ai vetë kandidat për kryeministër, një vendim të tillë, që do ta trondiste partinë me rrënjë e me degë, e merr jashtë bindjeve të veta.

Duke arsyetuar politikisht, madje edhe përtej lidhjes që kishte ky vendim me atë vetë, Berisha nuk e pati të vështirë të arrinte në përfundimin politik se Partia Demokratike, nëpërmjet kryetarit të saj, kishte humbur sovranitetin. Dhe, qysh në foltoren e parë shpalli se kjo lëvizje kishte për qëllim madhor t’i kthente Partisë Demokratike sovranitetin”.

19 komente në “Besnik Mustafaj sulmon Lulzim Bashën: Ai është politikan pa shtyllë kurrizore, se meriton të jetë në krye të PD”

  1. Dardan says:

    Ka te drejte filozofi i trustit te “Geshtenjave te Tropojes”, se po te kishte Lul Basha “shtylle kurrizore”, ia bente djalin Deputet.

    1. Xhahil Bilbili says:

      Po,po se ti mbi gjithcka e vecanerisht per shtyllen kurrizore dallohesh e do te mbahesh . O zot egziston apo jo. Pse kemi me shumice kavie te tilla jemi katandisur keshtu. Ptu qenie te ndyra .

  2. Xhahil Bilbili says:

    Po,po se ti mbi gjithcka e vecanerisht per shtyllen kurrizore dallohesh e do te mbahesh . O zot egziston apo jo. Pse kemi me shumice kavie te tilla jemi katandisur keshtu. Ptu qenie te ndyra .

    1. Ladi jo ai patrioti yt prej Tropoje says:

      BESNIK PRISHE URGJENTISHT ATE SHTESES QE KE BO MBI TARACEN E PALLATIT KU JETO NE MES TE TIRONES SE VIJME NE USHTARET E SALIUT DHE TE LUL BASHES E TA BOJME COPASH SE E KE PA LEJE. LENE MORALIN TEK AJO VILA TJETER QE KE NE MULLET DHE SDI ME THAN KUSH ME ÇPARE E KE BO. APO ME KONTRABANDEN E ILAÇEVE KANADEZE QE I FUTJE PA DOGANE. TE FALA NGA RRUMBULLAKU. E DI VETE TI PER KE E KOM LLAFN.

  3. Zuku says:

    Tani u kujtove ti, me i pa shtyllën kurrizore. Ku ishe deri tani me gerdallën

  4. sali serbi says:

    vetem ti besnik nuk mund te flasesh per shtylle kurrizore burri. je i vetmi mashkull i pd qe nuk ke as nuk pase asnjehere shtylle kurrizore. ti je nga ata burra qe i ke thene berishes “u lodha e po iki” pa krrfare qendrese. ty kur berisha ta rraste mbrapa ti i thoje “me fal dr se ta kam kethye kurrizin”. bile basha po lufton qe nje prone te perbashket te gjymes se shqiptareve te mos ia marre nic ka marre komleksin partezani nje hiene oligarke me emrin BERISA SALI

  5. Opinion says:

    Kjo që thua është e saktë.Do të ishte më e vërtetë nëse do të thuhej nga një tjetër që dallohet për burrë dhe për shtyllë kurrizore.Ti je i përjashtuar nga kjo kategori. Këtë e ke vërtetuar me gjithë sjelljen dhe moralin tënd gjatë këtyre viteve.Në përfundim je veçse një lavire njerëzore dhe politike i pandershmi dhe i ashtuquajturi shkrimtar B.Mustafaj.

    1. Ladi jo ai patrioti yt prej Tropoje says:

      BESNIK PRISHE URGJENTISHT ATE SHTESES QE KE BO MBI TARACEN E PALLATIT KU JETO NE MES TE TIRONES SE VIJME NE USHTARET E SALIUT DHE TE LUL BASHES E TA BOJME COPASH SE E KE PA LEJE. LENE MORALIN TEK AJO VILA TJETER QE KE NE MULLET DHE SDI ME THAN KUSH ME ÇPARE E KE BO. APO ME KONTRABANDEN E ILAÇEVE KANADEZE QE I FUTJE PA DOGANE. TE FALA NGA RRUMBULLAKU. E DI VETE TI OER KE E KOM LLAFN.

  6. Koli says:

    Vertet Basha ka qene i tille por realisht nuk ka qene i lire nga berisha .Ai ka vendosur per cdo gje ne Pd deri ne momentin qe e perjashtuan.Tani Luli po tregon veten si nje politikan mbase dhe i detyruar por fakti tregon qe po mbron interesat e Pd dhe ju kundervu Berishes duke marre mbi vete te gjitha sharrjet dhe mllefin e Berishes dhe te tjereve si Besnik Mustafai

  7. blendi ...ziu says:

    Doni me per “BESNIKUN” … SALES ?!!!

  8. Molli says:

    Si Juda me Jezus Krishtin! Ne kete foto fuke hipokrizia dhe servilizmi i Besnikut! Turp! Por keta te PD duket sikur nuk kane as turp, as frike!
    Edhe ti Brutus?!

  9. durrsak 24 karat says:

    Megjithese shoku Besnik Mustafaj eshte frankofon dhe minister i jashtem tropojan i Berishës, po e pershendes në rusisht, ku ka bo nji kurs per kete gjuhë: Да здравствует товарищ Путин, начальник Мустафая, Бериши и пятой русской колонны в Албании! (Rrofte shoku Putin, shefi i Mustafajt, Berishes dhe kolones se peste ruse ne Shqipni!). Shenim: perkthimi osht bo me google translate.

  10. Sul Koburja says:

    Ore keta tropojanet intelektuale nga koha e komunizmit duke shume te trashe.Sa mire te heshtnin.

  11. genti says:

    Keta maloke si me shkolle si pa shkolle shpellare mbeten…..

  12. Anatomisti Besnik tollumbi.....!!! says:

    Perpara se të komentoj, deshta me tu drejtue ty,”Durrsak 24 karat”, që unë unë Tropojani i B.Currit po ju pershendes me shumë rrespekt. tasht po ju drejtohem vorrit të pa-bërë, moluskut, midhjes Besnik Mustafaj, i cili ishte dhe është në ingranazhet e motorrit të P-D-erave Shqiptarë, që kur sigurimi i shtetit të Ramiz Alisë, jua derzoj kopilin-foshnjë të porsa-lindur, në vitin 1992, atë kopil që e ka emrin Pe-Derja Shqiptare. Nuk kam qënë dhe nuk jam kurrë votues per banden kriminelo-shkerdhatash, që me tapi-kadastre në gjendjen civile, e kanë adoptuar ketë kopil, që jua dha Ramiz Alia. Ti Besnik qulli, kur e njofte kaq mirë, që shkerdhata Lulie Basha qënka pa shtyllë kurrizore..?!!! Kur..?!! Lulia ka shumë vite, që pasi shkerdhata Sali udb-ashi, e emroj dezhurn-roje nate pranë timonit të P-Derava, po mban në dorë këtë timon, ku ti Besniku i partisë e ke parë, prekur, ngrënë byrek së-bashku etj etj gjatë gjith kesaj kohe, dhe nuk i ke drejtuar kurë një kritikë. Nuk i ke drejtuar kurrë një kritikë, sepse ishte roja e timonit i caktuar nga marshalli, dhe tani, pasi marshalli të ka paguar ose kercënuar, na del me këtë tezë-konstat, që i bën të gjithë lexuesit të dhihen nga të qeshurat. Luli Basha është indentik si ti, muta, dhe muti nuk ka shtyllë kurrizore. Muti, vetem kur thahet, i duket vetja sikur ka shtyllë kurrizore. Lulie Basha vodhi dhe vrau 4 qytaterë në mes të bulevardit të Tiranës, jo që ishte trim, por Sali Shiqere Berisha ja dha me qera për disa ditë, një shtyllë kurrizore. Ti Besniku i Sali udb-së, që femijë dukeshe dhe ishe një djalë jo vetem pa shtyllë kurrizore, por pa asnjë kockë. Ti ke qënë dhe je ashtu siç thotë populli një varr i pa bërë. Ti kurrë nuk je marrë me një sport si shumica e moshatarve tu. Ti ke shkuar në shkollë të lartë vetëm nga ndihma e kushuririt tënd, të respektuarit Bajram Neza, k/kom/ekzekutiv të rrethit Tropojë. Ti je afruar nga elita politike e Tiranës kur ishe student, vetem për mungesë të shtyllës kurrizore. Kur kopili i Viçidolit, Saliu, ashtu si Lulies, ta dha me qera, per disa ditë, në vitet 2000, një copë shtylle kurrizore, dhe ti pranove të shkosh në Tropojë i vendosur që “ta shtrosh me zjarr” Tropojen, dhe ta detyrosh,që të votojë per Salen tuaj. Pasi e bëre një kurë rakie kumbullash me trofta të kapura me dinamit në Bushtricë, me “militantin e orëve të para të P-d-esë….” Riza Malën, vendoset që ta ngrini nga të ftohtit popullin e Tropojës në mes të dimrit, duke ja dinamitosur shtyllat e tensionit të lartë. Pra, sipas teje Besnik, Lulia qënka pa shtyllë kurrizore. Sipas meje, edhe ti Besnik nuk ke pasur dhe nuk ke shtyllë kurrizore. Sipas popullit Shqiptar, edhe Sali kopili i Shiqeres nuk ka shtyllë kurrizore, atëherë, pse nuk formoni grupin e Tollumbave të Shqiperisë, e ndoshta do ushqeheni me sherbet…..!!!!!

  13. Vranakonti says:

    Paska patur te drejte Berisha kure me nje urdher special e shkarkoi nga minister i jashtem Besnik Mustafajin.Mbas shkarkimit Mustafaj u shpreh,”qe sot nuk e kame mike Salin dhe do dale perfudimisht nga politika.Por ne fakt nuk beri as njeren as tjetren.Tip servili.Malok koketrashe me keq se Saliu.

  14. Profesori. says:

    Ky Besnik Mustrafaj ka qene gjithe jeten servil i shefave, pa karakter e pa shtylle kurrizore,nje karierist i
    pandreqshem. Njeri pa moral e personalitet shoqeror. Ne kohen e diktatures ne saj te seviklizmit dhe elozheve pa fund
    per Enverin nepermjet artikujve ne Zerin e Popullit u katapultua ne Institutin de studimeve marksiste-leniniste te Komitetin
    Qendror te Partise se Punes.
    Pas permbysjes se diktatures i u bashkua grupit te tropojaneve rreth Sali Berishes, te cilit i detyrohet per karrieren e pamerituar politike.
    Se fundi Foltorja eshte nje insitucion anti amerikan. Ajo u ngrit nga Berisha per te mbrojtur vehten perballe vendimit te derpartamentit te shtetit qe e shpalli” non grata” , per aktivitetin e tij korruptiv e kunder interesave te zhvillimit te vendit.
    Foltorja e Berishes synon te krijose kaos e konflikte politike ne Shqiperi, ajo i sherben ne fund te fundit politikes antishqiptare te Rusise dhe Serbise.
    Organet ligjzbatuese ne Shqiperi e vecanerisht Byroja Kombetare e Hetimit dhe SPAK duhet te hetojne se kush vec Berishes , mbeshtet
    e subvencionion kete insitucion famekeq antishqiptar.

  15. Nje mergimtar says:

    Lulezim Basha qe kur u fut ne politiken aktive ka treguar se eshte pa shtylle kurizore dhe zvaranik para Sali Berishes.Ai eshte pjelle e Guzhines ” se tij.Z.Besnik nuk ka shume ndryshim me te.A mund te quhet me “shtylle kurrizore” ky punonjes i aparatit teKQ te PP-s?Eshte per te ardhur keq po Besniku eshte nje nga enveristet qe mbeshtet klanin e Berishes per privatizimin ePD-s dhe ta shpall Saliun “ikonen” e demokracise.

  16. joel shkodra says:

    Akoma S’E mesuat ju te Temes perdorimin e apostrofit? Jua kam shkruar edhe here te tjera, e , sidomos, kur e fjala e gabuar eshte ne titull: …se meriton…”. Duhet me apostrof sepse eshte ne vend te pjesezes mohuese “nuk”: “S’E MERITON”, ndryshe del kuptimi gabim. Nese nuk jeni te sigurt, mos e perdorni e ne vend te kesaj fjale perdorni “NUK”: “NUK E MERITON”. Nuk e di a do ta botoni kete koment, se kritikat per gabimet gjuhesore nuk ju pelqejne .Ne fakt askujt s’i (nuk) i pelqejne!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje