Gruaja e Andi Bejtjas sfidoi ‘Venecian’ dhe doli në krah të Metës, e vetmja në Kushtetuese

6 Dhjetor 2021, 17:50Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Sonila Bejtja, bashkëshortja e Andi Bejtjas, një analist pranë LSI-së dhe themelues i një televizioni të Familjes Berisha, është e vetmja anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e cila është pozicionuar kundër dy opinioneve të Venecias për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të anuluara nga Ilir Meta me një dekret të paprecedentë, i hedhur poshtë nga Komisioni i Venecias, Gjykata Kushtetuese, faktori ndërkombëtar dhe madje nga vetë Lulzim Basha.

Qëndrimi ndryshe i Sonila Bejtjas në krah të Metës nuk është një surprizë, pasi zonja Bejtja u emëruar pikërisht nga Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë të dyshimtë, por me qëllimin e qartë për të siguruar në tjetër votë në Këtë Gjykatë. Dhe Sonila Bejtja nuk po e zhgënjen Ilir Metën!

Në 4 nëntor të vitit 2021, 6 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Fiona Papajorgji, pas opinionit të qartë të Komisionit të Venecias, rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Baskive, për të shpallur të paligjshme zgjedhjet lokale të 30 qershorit të 2019, për shkak të bojkotit të PD-LSI dhe dekretit të Metës, i cili caktoi një tjetër datë zgjedhjesh, në 13 tetor 2019. Sipas tyre, shqyrtimi i vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore nuk është në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese.

Gjashtë anëtarët arsyetojnë se “Në analizë të përmbajtjes së dispozitave kushtetuese që lidhen me kompetencën e Gjykatës, nga njëra anë, dhe atyre që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, nga ana tjetër, vlerësohet se kompetenca e Gjykatës nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore… Në vijim të këtij arsyetimi, Gjykata vlerëson se kushtetutëbërësi, duke mos e parashikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kompetencën për verifikimin e kushtetueshmërisë së procesit zgjedhor, ka pasur si qëllim të mos përfshijë në juridiksionin kushtetues kontrollin e procedurave zgjedhore në tërësinë e tyre...”.

Ndërkaq, Komisioni i Venecias, të cilit Kushtetuesja i ishte drejtuar për mendim, u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta ketë në kompetencën e saj gjykimin si antikushtetues apo jo një proces zgjedhor si ai i zgjedhjeve vendore të vitit 2019. Por, Komisioni i Venecias është shprehur qartë se dekreti i Ilir Metës për anulimin e zgjedhjeve ishte i paligjshëm dhe arbitrar. Sipas Venecias nuk ka sens që të anulohen zgjedhjes vetëm sepse nuk merr pjesë një subjekt apo disa parti në zgjedhje.

Por, nuk mendon kështu Sonila Bejtja. Ndryshe nga Komisioni i Venecias dhe shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja arsyeton se Gjykata Kushtetuese duhet të merrte në shqyrtim kërkesën për konstatimin e antikushtetutshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2021. Sipas saj, “kjo çështje e lidhur me kërkimin e parë të saj do të ishte mundur të gjykohej në mënyrë shteruese nga Gjykata Kushtetuese, nëse do të ishte kërkuar kontrolli kushtetues nga një prej subjekteve që vetë Kushtetuta përcakton si subjekt që legjitimohet si i tillë për kërkimet që lidhen me mosmarrëveshje kushtetuese, sipas përcaktimit të nenit 124 të saj”.

Sonila Bejtja arsyeton se në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 qytetarëve u është mohuar e drejta e votës. “Kështu, në disa bashki, në më shumë se gjysmat, konkretisht në 31 të tilla, mori pjesë vetëm 1 kandidat, duke mos u ofruar mundësi qytetarëve të zgjidhnin alternativën e dëshiruar, dhe në këtë mënyrë, u evidentuan edhe preferencat politike të qytetarëve, çka përbën mohim të së drejtës së votës dhe cenim  të së drejtës kushtetuese për votë të barabartë, të lirë dhe të fshehtë, të garantuar nga neni 45 i Kushtetutës”, arsyeton zonja Bejtja.

Sonila Bejtja rendit 14 arsye për të mbështetur mendimin e saj paralel. Ajo përmend dorëzimin në bllok të mandateve nga PD-LSI, reduktimin e deputetëve nën numrin 140, mohim sipas saj të komisionerëve zgjedhor të PD-LSI edhe pse nuk u regjistruan në zgjedhje, bojkotin e zgjedhjeve nga PD-LSI, dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve dhe caktimin e datës 13 tetor për zhvillimin e tyre, mospublikimi i dekretit të Metës në Fletoren Zyrtare, mungesa e ankimit të dekretit të Metës, rrëzimin e dekretit të Metës, sipas pas në mënyrë të paligjshme, nga KQZ-ja dhe më pas nga Kolegji Zgjedhor etj.

Edhe pse të gjitha këto ishin produkt i një strategjie politike të Ilir Metës dhe Sali Berishës, Sonila Bejtja i rendit si argumente kundër zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, të certifikuara nga KQZ-ja, Kolegji Zgjedhor, OSBE/ODIHR, gjykatat, Komisioni i Venecias dhe në fund nga Gjykata Kushtetuese.(Shqiptarja.com)

14 komente në “Gruaja e Andi Bejtjas sfidoi ‘Venecian’ dhe doli në krah të Metës, e vetmja në Kushtetuese”

  1. 1 says:

    Votimi i saj pro anullimit ishte i pritshem .Kete opinion ajo e ka shprehur pa u zgjedhur ne kete post si militante e LSI.Zgjedhja e saj u be jashte kritereve.po si duhej ndaluar shkelja e ligjeshmerise nga presidenti nuk kishte procedure.Kete do e kete kushtetuesja varur ne qafe si militante partie

    1. ?????????????????? says:

      Po çfare prisni kure bashkshorti ben deklerata per rrezimin e sistemit kushtetute te repuplikes se Shqiprise edhe me areme e dhune prandaje eshte vue ajo atye pa veting pa as nje gje kjo eshte nje njeri qe u sherben hajdutve as gjë më shume

      1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

        Eshte shumë e thjeshtë, por ju kerkoj shume ndjesë per fjalët qe po perdor.
        Një rrotë kari si Andi Bejtja, mundi vetem të gjente nje rrotë kurve.
        Duhet te jesh njeriu me i pamoralshmem ne Shqiperi, qe te rreshtohesh ne krah te Ilir Metës.
        Ndjekesit e Berishës i kuotoj. Nuk kam asgje kunder tyre si moral. Kaq dine kaq bëjnë.
        Ndersa te shkosh mbas Ilir Metës duhet te jesh njeri komplet i shkerdhyer mbare e mbrapsht.

        1. t says:

          pajtohem 100% me komentin tend poooor, duhet te jesh po aq rr…. k… te shkosh mbrapa cdo force politike qe egziston ne kete vend.
          aty ku ka opozite te keqe ka dhe mazhorance te keqe.
          ti megjithmend kujton se edi rama eshte me i mire se ilir meta apo sali berisha ? nese ti mendon keshtu atehere ti qenke me rr… k… se ato qe shkojne mbas metes.
          dhe, si militant i ps mjaft me sharje banale. sharjet qe perdor ti tregojne shume mbi karakterin qe mbart.

      2. E verteta says:

        Kelysha te kuq te pandreqshem!!!Po pse zgjedhje ishin ato me 8% ne rang vendi??!!Po si zgjidhka kryetar bashkie dhe menaxhohetTr,Dr,Vl,El dhe gjithe vendi me 8% votues te plehrave te shtetit(administrata e legenosur pa dinjitet).Po ky shtet dhe vend ka mbaruar pse se shkrijne fare dhe te mbledhim mendjen.1.7 milion shqipo ne Europe dhe Amerike jetojne te huajt i drejtojne dhe per ata votojne dhe jane ne rregull,nuk kane ankesa,sherr e shamate.Le ta marrin te huajt dhe te qerohen keto felliqesira shtetaret tane qe na jane ngjit si muti pas kepuces

  2. Nik says:

    Soniles ia punon materialet Ilir Floriri…

  3. Sara says:

    Sonla e shkrete po te futet ne komision mjeko-ligjor per gjendjen mendore del me raport.. prandaj lejeni te shkreten ne hallin e vet…

  4. ilir floriri says:

    PER ATE PUNE ESHTE ZGJEDHUR E PAGUAR NGA ILIR FLORIRI. AJO DTYREN QE I KA CAKTUAR META PO BEN. PSE E KRITIKONI. META E KA PAGUAR GJTHCKA OK. LERE TE PASUROHET, TE ZGJEDHURIT E METES MONIKES TE SHRBEJNE PER ATA SE JANE PAGUAR NGA ATA.

  5. Vrana says:

    Kjo rrezon shume poshte autoritetin eGJ.K.ku njerzit ne vend qe te kene besim te ajo,kurse kjo pise Bejtja e emruar nga Meta,vepron te kunderten.Te shkarkohet e te futet ne burg per abuzim me detyren.

  6. Loku says:

    Degradim i gjykates kushtetuse kur zgjidhet një gjyqtar i lartë me pa integritet profesional por besnik interesash te presidentit.

  7. Zysha says:

    Sonila ngaterron kushtetuten me kushkurverine…dava putane…

  8. KOZi... says:

    Ore cuna po na tregoni se a qendron a nuk qendron kundershtimi i zonjes ! A qendron sepaku ne nje pike ! Po ckini qe merreni me biografi te antarve te Gjykates ! Pse merreni vetem me kete ! PO na tregoni biografine e te gjithve atehera !!! E megjithate sepaku te formulohej njera pike keshtu –
    Ne votime mund te marre pjese dhe te kandidoje edhe nje kandidat i vetem ! ( se nuk detyrohen subjektet o kandidoni ose ju shpallem non grata )
    por ama ne rast se nga numri i votave te vlefshme kandidati i vetem nuk ka marre 50 + 1 te tyre ai nuk fiton –
    kaq dhe nuk do kishte probleme…..

  9. Parti, Ilir Sali, jemi gati me na shti.... says:

    Dmth, ti karucja e Kushtetueses, qënke e vetmja që paske diktuar që gjithë kolegji i kushtetueses dhe “venecia” paskan gjykuar gabim proçeduren e zgjedhjeve. Bravo. Pse Brave, sepse siç thotë populli, bravo i thuhet vetem gomarit apo gomaricës. Soniluçka, ja paske qirë nënën vehtes…..!!!!

  10. PATRONAZHISTI says:

    Gazeta ben gabim te rende qe flet per nje vendim gjykate dhe qendrimin e anetareve te saj.I rendesishem eshte vendimi i shumices.
    Eshte per te ardhur keq qe disa komentues ulin vlerat e tyre dhe te gazetes me fjalorin e pa pershtatshem.Ky lloj fjalori nuk ndryshon asgje ne vendim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje