Aldo Bumçi: Berisha po ringre Partinë Demokratike, me Bashën ishim në vdekje pa zhurmë

6 Dhjetor 2021, 20:30Politika TEMA

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi, ka komentuar foltoren e ish kryeministrit Sali Berisha. Ai është shprehur se Berisha me nismën e tij, po ringre Partinë Demokratike

Sipas Bumçit, në këto 2 muaj e gjysëm që nga foltorja e parë, Berisha ka fituar besimin e qytetarëve për një projekt të ri.

“Në fund të këtij rrugëtimi PD është ringritur. Me zotin Basha ishim në vdekje pa zhurmë. Dhe kjo ishte gjendja e PD pas zgjedhjeve të 25 prillit. Në momentin që erdhi goditja për PD-në, jo Berishën…

Besoj kemi dy përkufizime; Amerika është shpresa e çdo populli që do lirinë, se përndryshe do të ishte Kina, Bashkimi Sovjetik, por është Amerika. Pastaj vendime të caktuara ne mund të hyjmë në meritën dhe vlerën e tyre.

Vendimi për të goditur opozitën pas humbjes së tretë, nuk është mund të jetë vendim pro opozitë. Është vendim që ti merru me veten dhe jo me Edi Ramën.

Pas raportit të ODIHR-it, mos të merresh me qeverinë, por të merresh me opozitën, nuk mund të jetë vendim pro demokracisë dhe vendim pro opozitës. Edhe një vëzhgues neutral do të shihte diçka jo normale te ai vendim. E ka thënë edhe Bugajski.

Ky është një vendim kundër shqiptarëve dhe nuk shpjegohet pse tani, kur kanë kaluar 8 vite. Në atë moment prekëm fundin. U harrua humbja e 25 prillit,por u pa që PD mund të shpërbëhej.

Por në një hark të shkurtër kohor, në dy muaj e gjysmë të Foltores është ngritur e gjithë kjo energji dhe entuziazëm nga veriu në jug, brenda e jashtë Shqipërisë”, është shprehur Bumçi

Ish deputeti, në vijim është shprehur se PD është ringritur dhe po i jep shpresë çdo demokrati.

“PD sot është ringritur, i jep shpresë çdo demokrati dhe shoqërisë shqiptare që në opozitën shqiptare të gjejnë alternativën për një jetë më të mirë”, tha ai.

6 komente në “Aldo Bumçi: Berisha po ringre Partinë Demokratike, me Bashën ishim në vdekje pa zhurmë”

  1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

    Një parti qe mban Aldo Bumçin eshte nje parti qe pelqen mediokritetin dhe paftesine.
    Kur te shan Aldo Bumçi, duhet te ndjehesh mire sepse duhet te kesh shume gjera pozitive.

  2. Sul Koburja says:

    O idiot a se kupton se ishte nongrata per Saliun jo PD.Ju se shifni dot veten pa Saliun ndaj dhe e barazoni Saliun me PD.

  3. timo says:

    Me Bashën ishit në vdekje pa zhurmë, me Berishën do të vdisni me zhurmë.

  4. Loni pe Kolkondasi says:

    Sali, ndërroi bebelinat dhe vëri biberonin këtij Bumçit, se ky përjetësisht foshnje ka për të mbetur, nuk rron ditë pa kujdesin tënd.

  5. Sylvester Stallone says:

    Me Saliun do shihen te gjith te paaftit dhe parazitet.

  6. Zani says:

    Shqiperia foleja e injorances intelektuale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje