U betua si kancelar i Gjermanisë, zbulohen dy udhëtimet e para të Olaf Scholz

8 Dhjetor 2021, 17:23Bota TEMA

Olaf Scholz është betuar si kancelari i ri i Gjermanisë, duke i dhënë fund 16 viteve historike të Angela Merkelit si lider.

Dy ditë pas betimit Scholz do të zhvillojë një vizitë zyrtare në kryeqytetin francez ku do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron përpara se të niset për në Bruksel, njoftoi sot kancelaria.

Në kryeqytetin belg, pasardhësi socialdemokrat i Merkelit do të takohet me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel si pjesë e përgatitjeve për samitin evropian të javës së ardhshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje