Jeta sekrete e Enver Hoxhës/ Zbulohet puna si kamerier dhe orator në varrime

10 Dhjetor 2021, 14:28Dossier TEMA

Enver Hoxha kthehet në Shqipëri. Pas dështimit të studimeve në Francë dhe Belgjikë dhe heqjes nga puna si kancelar në legatën shqiptare në Bruksel, i riu Hoxha nis “karrierën” e re në vend: Atë të oratorit nëpër varrime, kryesisht të patriotëve.

Paralelisht punonte edhe si kamerier. Kështu shkruhet në librin e rrallë për Enver Hoxhën nga autori francez me origjinë hungareze, Thomas Schreiber, nga i cili Gazeta “Panorama.al” ka përkthyer dhe sjell për lexuesit e saj pjesët më interesante nga jeta rinore e atij që do të bëhej diktatori i ardhshëm i Shqipërisë.

Jemi ndalur kryesisht në tri vitet e studimit në Monpelie (Montpellier), biseksualitetin e tij, transferimin në Sorbonë dhe më pas në Belgjikë, ku nisi punë si kancelar. “Enver Hoxha – sulltani i kuq” është biografia e ish-udhëheqësit komunist që u botua në vitin 1994 nga Schreiber, nga ku sot po ndalemi në një tjetër kohë nga jeta e tij: rikthimin në vendlindje. Si arriti ai që të dallojë ndër bashkëkohësit, duke bërë një jetë të dyfishtë si zyrtar i regjimit dhe si revolucionar komunist… “Komunizmi i Hoxhës nuk është ai i linjës së ashpër. Ai e konsideron revolucionin si lëvizje sociale, do që ta ngrejë edhe në anë nacionale, që do ta bëjë vendin e tij një shtet modern. Përpjekjet e Hoxhës i sjellin frytet në vitin 1938 gjatë zgjedhjeve vendore në Korçë, ku miqtë e tij dolën fitimtarë.

Por Hoxha ngelet ende një njeri në hije, ose më saktë ai nuk i deklaron hapur idetë e tija. Duke nisur nga ky moment, duhet thënë se ish-studenti bohem i Parisit, kancelari i Brukselit, bën zgjedhjen e tij. Të flasësh për lidhjen e tij me marksizmin është gabim. Pasi kishte dështuar me projektet e tij për shkollim, ai e përdori komunizmin për të ardhur në pushtet. Mund të konstatonim se ky njeri i ardhur nga një familje e mirë nuk ka asnjë lidhje me proletariatin”, konstaton ndër të tjera biografi Schreiber, ndërsa në fund të librit ka të detajuara të gjitha referencat se ku është bazuar për nxjerrjen e konkluzioneve. Sakaq, autori radhit edhe një sërë çudish lidhur me Hoxhën, siç është marrja në mënyrë të papritur e një diplome për Tregti si dhe shndërrimi i tij në një biznesmen.

“Në fakt, shoku Enver që nuk i kishte harruar kafenetë e Parisit dhe Brukselit bëhet pronari i kafene “Florës”, në qendër të Tiranës. E vetmja fotografi e marrë në këtë vend dhe që përdorej nga historianët është e retushuar. Aty është fshirë cigarja që Enveri mbante në buzë me një buzëqeshje narcistike”, shkruan Schreiber, duke vijuar më pas me infiltrimin e Hoxhës në grupet komuniste, ku edhe u dashurua me femrën që do të bëhej gruaja e tij e ardhshme, Nexhmije Xhunglini. Për të zbuluar më shumë rreth kësaj lidhjeje, duhet të lexoni deri në fund…

Pranvera e vitit 1936 shfaqet e trazuar. Hitleri avancon në frontin e tij, në Francë fiton Fronti Popullor, në Spanjë nis lufta civile. Por këto ngjarje nuk e trazuan jetën e Enver Hoxhës dhe as praninë e tij në kancelarinë e Brukselit. Por si çdo gjë që e ka një fund, gjithashtu dhe jeta e bukur e tij. Enveri është i detyruar “të bëjë bagazhet”. Pak a shumë në të njëjtin moment në Bolonjë, një tjetër i ri shqiptar i ndërpret studimet, edhe pse premtues, për t’iu bashkuar brigadave ndërkombëtare dhe të shkonte të mbështeste republikanët spanjollë.

Emri i tij ishte Mehmet Shehu, një emër që do të qëndrojë gjatë në kujtesë. Hoxha parapëlqen më mirë të kthehet në Gjirokastër pranë shtëpisë së tij, sesa të rrezikojë jetën në revolucion. Pas kthimit, ai kujdeset që të japë variantin e tij për largimin nga Brukseli dhe nuk merr pjesë në asnjë aktivitet politik. Deri në momentin kur Ali Kelmendi, njeriu që krijoi grupin komunist shqiptar në fund të viteve ’20 në Moskë, shkon në Gjirokastër. (Kelmendi nga Peja e Kosovës erdhi në Shqipëri në vitin 1920. Veprimtar i shoqërisë demokratike Bashkimi, pjesëmarrës në Revolucionin e Qershorit 1924. Pas vitit 1930.

Kelmendi mbajti që në fillim kontakte me Kominternin dhe ishte figura më me autoritet). Në Gjirokastër, Kelmendi flet për fjalët e KOMINTERN-it duke iu afruar klasës punëtore dhe artizanëve, që në atë kohë kishin nisur të organizoheshin. I impresionuar nga kjo figurë, Hoxha e ka takuar Kelmendin, që në atë kohë i flisnin me nofkën “Malësori”. Dy burrat kanë folur për të ardhmen e Shqipërisë dhe nevojën e grupimit të gjithë kundërshtarëve me gjithë përfaqësuesit e Shkodrës, ku ishte një përzierje mes leninistëve, trockistëve dhe anarkistëve.

Gjithnjë i kujdesshëm, Hoxha prezantohej si një “demokrat progresist” dhe merr pjesë vetëm në protestat që vetë regjimi i Zogut mund t’i toleronte. Kështu, me kërkesën e mësuesit të tij Thoma Papapano, ai pranon të mbajë një fjalim gjatë ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të luftëtarit Bajo Topulli. Enveri u zgjodh pasi ishte i ri dhe “të vjetrit” e konsideronin si një djalë inteligjent dhe një orator të zotin. Dy muaj më pas, ai merr pjesë në ceremoninë e rivarrimit të shumë patriotëve. Në Shkodër, nga ballkoni i Bashkisë, ai i drejtohet popullit gjatë ceremonisë në kujtim të Çerçiz Topullit. E zgjedhin sërish atë për t’u bërë homazh patriotëve të rënë për liri. Hoxha u bë i kërkuar për shkak të oratorisë së tij, si nga përfaqësuesit e bashkive ashtu dhe nga kundërshtarët, të cilët dukeshin se donin të lëshonin pe. Por oficeri i varrimeve të patriotëve nuk kishte një punë. Prandaj Hoxha vendos të shkojë në Tiranë në fillim të vjeshtës.

Miq të shumtë të fëmijërisë së tij, shumë prej tyre të pasur, nuk flasin përveçse për pasuri dhe për Mbretin që i nderon për këtë shkak. Më vonë, të gjithë këta sipas Hoxhës ishin bërë kolaboracionistë gjatë pushtimit. Për momentin, Enveri ftohej shpesh për dreka e darka. Ai pranon me kënaqësi se gruaja e profesorit Nexhat Peshkëpia është e lidhur me familjen e tij. Ai lidhet dhe me Manushin, vëllain e profesorit, një punonjës banke. Enveri është i kënaqur që pritet nga ky mjedis antizogist dhe antiitalian. Për fat të keq, edhe këta, si shumë shokë të tjerë, gjatë luftës ndjekin rrugën e tradhtisë. Përfundimisht Enveri nuk di të zgjedhë miqtë: të gjithë do të eliminohen pas vitit 1945.

 

Situata ekonomike e Enverit do të përkeqësohet dhe kërkimi i tij për punë bëhet një odise e vërtetë. Ai pranon që të bëhet dhe kamerier. Ish-kancelari është në hall. Dhe ja ku nis sërish kërkesa për Ministrinë e Arsimit, në mënyrë që të marrë emërimin si mësues i shqipes apo frëngjishtes.  Por kërkesat mbeten pa përgjigje. Enveri troket sërish në dyert e Ministrisë së Drejtësisë për t’u bërë sekretar në një gjykatë. Për këtë ai përmend eksperiencën e tij në Francë dhe në Belgjikë, por kundërshtohej pasi nuk kishte diplomë. Sipas tij, edhe të diplomuarit nuk gjenin punë, pasi regjimi u druhej të arsimuarve. Edhe pse injoranca dhe analfabetizmi kishin pushtuar vendin, justifikimi i tij nuk dukej i besueshëm. Me ndihmën e disa miqve – të cilët do të pushkatohen më vonë – ai nis punë si mësues zëvendësues në një nga gjimnazet e Tiranës. Në kujtimet e tij, ai nuk flet për eksperiencën e tij pedagogjike. Aty lexohen vetëm ankesa të përsëritura. I paguar me orë, ai nuk kishte mundësi që të përfitonte pushime apo të ikte me leje. I pakënaqur nga puna në Tiranë, vendos të kërkojë punë në Liceun e Korçës.

Në të njëjtën kohë përpiqet të vihet në kontakt me kundërshtarët. Mes të rinjve gjirokastritë të vendosur në kryeqytet është edhe Tahir Kadare, i dalë nga Shkolla e Oficerëve të Rezervës, i cili i flet për lëvizjen komuniste. Por Hoxha nuk i beson historitë e shokut të tij të ri, edhe pse ky i fundit i flet sipas mënyrës së tij për grushtin e shtetit të verës së shkuar. Hoxha e dëgjon pa e marrë shumë seriozisht. Siç ndodhte zakonisht, mendimet e tij ishin gjetkë. Në muajin mars të vitit 1937, atij i komunikohet transferimi në Korçë. Ai kurrë nuk e tha se kush e ndihmoi për këtë emërim. Komenti i tij qe lakonik: “Për mua ishte një sukses, një ngjarje që do të ndikonte në të ardhmen time”. Në ditët e para të prillit, Enveri ndodhet në Korçë, duke sjellë ndërmend kujtimet e adoleshencës. Pritja në Liceun që ai e njeh mirë, ishte simpatike. Drejtori Xavier de Courville e ngarkon që të japë mësime frëngjisht dhe, ajo që është më e habitshme, të jepte dhe edukatën morale. Kështu, “një revolucionar i rrezikshëm” nën regjimin e Zogut t’u mësonte të rinjve të vendit, pasi në Liceun e Korçës shkonin fëmijët e funksionar ëve të lartë të regjimit.

Më në fund ai gjen një punë, por është i keqpaguar, pasi vazhdon të paguhet me orë, në pritje të një emërimi që nuk bëhet për shkak të mungesës së diplomës. Enveri shprehet i lumtur që u kthye në Korçë. Gjatë orëve të mësimit ai diskuton shumë me nxënësit dhe u jep shumë rëndësi debateve, duke evituar çështjet politike. Sipas vajzës së ish-mësuesit të tij, André Brégeault: Enveri, adoleshenti i turpshëm, tashmë është bërë krenar dhe i painteresuar për çështjet politike dhe të ndryshme nga mjedisi që e rrethon. Shtëpia e prindërve të zonjës Brégeault është e hapur për të, edhe pse bisedat fillojnë të bëhen pak agresive. “Ju do të përfundoni në minierat e Siberisë. Ja çfarë fituat me bolshevikët”, i thoshte Brégeault. Hoxha iu përgjigj aty për aty: “Proletariati do triumfojë. Borgjezët do shtypen. Populli do marrë pushtetin”./ Panorama

11 komente në “Jeta sekrete e Enver Hoxhës/ Zbulohet puna si kamerier dhe orator në varrime”

  1. Muli says:

    Pirdh, pirdh. Gërmoni, gërmoni, se qenin e ngordhur keni për të gjetur. I kishte të gjitha të këqijat, por Shqipërinë e mori me 800.000 mijë Shqiptarë dhe e la zyrtarisht me 3.5 milionë. A mund të më thotë njeri se sa Shqiptarë janë në Shqipëri sot? Kur u bë regjistrimi, para disa viteve u regjistruan dhe emigrantët që nuk jetojnë në Shqipëri. Sa jetojnë në Shqipëri sot është pyetja?

  2. Katundar tropoje says:

    Krijoi rregjim policor , vrau e burgosi ke deshti . Sigurisht qe nuk ishte i zgjedhur nga populli me vote , por nga dy agjendet serb qe e trainuan sesi te vriste kundershtaret e tij dhe te serbise

    1. loni says:

      ate pidhin e motres tende e vrau,po nuk e pati vrare mbylle halen,nqs e ka vrare mire ja ka bere se motra jote ishte kurve dhe po qihesh deri me gomar,te qifsha ropt,qe te vika keq ty per te tjeret ku nuk te vika keq per pidhin e asaj motres kurve qe kishe,po maloku nga tropoja sa ka vrare dhe akoma rrini dhe e mbeshtesni,apo ju pidhat e motrave te rraces kulak apo te presekutuar gjasme nuk ju takon te komentoni per dullen se dihet ju vetem urretje do ncirrni,ik tani te qifsha ropt dhe merru ke vrau enveri ne vitin 1945

  3. Shqiptari says:

    Shikoni se me duket ka punu dhe fatorino autobuzi , o kokrrat e kurves o njerez te perdal per te sajuar shpifur dhe hedhur balt jeni me plerat qe mban ky vend , tani shaeni ter diten , por vet e mbajtet 50 vjet ne pushtet e duartrokitet sa i bet duart gjak , e qat kur vdiq me shum se baballaret tuar , kurse sot si mostra pa byth e shtyll kurrizore qe jeni shpifni çfar ju vjen per mbar , sa ishte gjall ja u qiu rracen dhe i bet shuplaka tashme qe ka 50 vjet vdekur si kurva qe jeni e shani o rrac bastarde qe te vdekurit nuk i lini rehat , rraca kurves , ti hani ate te gjatin çunit vet tashti se sa ishte ai gjall i bet gojore si pushta , tani beini gojore Saliut sa esht gjall , nuk kini turp pisa .

  4. Qinan Qinani says:

    Po mir mo,s ka nanji gjo ktu.
    T gjith Liderat n gjith boten kshu jan,JF Kennedy qinte pidh,Marlin Monroe e ka shiju hajdarin e Kenedit ,Regani lunte filma me kaubojsa n Hollivud dhe natyrisht edhe pallonte hollivudjanet ,madje thon qi ka pas qi n byth edhe Salen ton kur erdh n Shqipni ,dhe kur Sala shkonte n amerik.,Kllintoni po dihet sesi ja rraste n goj Lewinskit ,Obama po qerrata per pidh ka pas qen i ri…,ky i joni ,Dulla pra,veç pidhit paska qi edhe byth…pse s thoni qe paska qen largpames i perparu per kohen se kta LGBQirat tash kan dal n sken.
    Se,duhet bo nji sqarim per publikun shqiptar te paditur,:termi homoselsual esht si per ate qe qihet n byth edhe per ate qe qin byth te dy quhen homo ne Perndim.
    Paçka qi na shqiptart perbuzim bythqimin ,por krenohemi dhe nderojm qibythsin,bythqiresin pra.
    Ky ishte Dulla.
    Edhe i fjales,per fjalime,edhe i pushkes per luftime,edhe i karit per te qime…
    Prandaj e dun shqiptart.

    1. am says:

      Nuk eshte kollaj te gjykosh Enverin se nuk ishte vetem. Ishte nje popull i tere qe i shkonte nga mbrapa. Te thuash Enveri ishte i mire ose i keq eshte si te gjykosh shumicen e shqiptareve. Troc me thene, shumica e shqiptareve e mbeshtesnin. Prandaj nuk ja vlen ti hysh kesaj historie me thike ne dore sepse ajo thika te ngulet ne mish. Jane 45 vjet histori mbushur me te padrejta, por nuk ishte vetem zi. U shkolluan njerez, linden njerez. U ndertua nje shqiperi e tere me gjera qe me pare nuk egzistonin. Por edhe fakti qe Shqiperia kur mbaroi lufta ishte vend me plage te vjetra dhe kishte dhune nga cdo pale qe donte te merrte kontrollin politik. Patjeter qe kush mori fuqine e vazhdoi kete histori. Kjo ishte e padrejte per ne sot, por per ata shqiptare qe jetonin atehere kjo ishte me se e drejte. Kush kerkon sot lufte per Enverin se ka inat Enverin eshte Enver vete dhe krijon percarje. Shikoni te beni me mire se Enveri se ai nuk eshte me.

  5. Uroj tju bumbi fara tru shperlare , akoma nuk e moret vesh se kush ishte gjakatari shqipetare , Enver kjofte largu serbo bolshevek , anti shqipetare , bashke me ju qe i thurni lavde akoma … E megjithe ate nuk keni faj sepse i keni lyer duart me gjak shqipetaresh per 45 vjet e dini ju e kam fjalen per ish sigurimsat e oficerat (jo te gjithe ) jashte qitja e kombit , e jo vetem ……..Mburri plehra per krimet qe i bete popullit , turpi ju ka mbuluar komunisto islamike ……

    1. L.R says:

      O anglezooo…. shko e there thiun tani se jemi ne prag festash… komunisto islamik haaa.

    2. ................ says:

      Komuniste ishin ortodokset kurse myslot ishin terroriste.
      Edhe sot e njejta gje. pak ndryshim ka

  6. Per L.R …. sigurisht qe eshte e thjeshte per tu kuptuar , une i krahasoj komonistet me islamiket mbasi dihet qe te paret vrasin ne emer te idoologjise , kurse te dutet ne emer te fese ….keshtu qe jeni sikur te ndash nje mut pergjysme , e çfare mbetet njera gjysme jane komunistet e kjofte largut Enver, e gjysma tjeter jane islamiket ….. Shume e thjeshte ok….

  7. Per L.R …. sigurisht qe eshte e thjeshte per tu kuptuar , une i krahasoj komonistet me islamiket mbasi dihet qe te paret vrasin ne emer te idoologjise , kurse te dutet ne emer te fese ….keshtu qe jeni sikur te ndash nje mut pergjysme , e çfare mbetet njera gjysme jane komunistet e kjofte largut Enver, e gjysma tjeter jane islamiket ….. Shume e thjeshte ok…. Sigurisht qe kjo nuk eshte shpikje e imja ………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje