Raportimet sekrete, si populli shqiptar refuzoi Kushtetutën e vitit 1976: Këta janë çmendur

4 Dhjetor 2021, 10:55Dossier TEMA

Nga Hasan Bello

Kushtetuta e vitit 1976 është një nga pikat më kritike në historinë moderne të shtetit shqiptar. Kjo për shkak se në këtë dokument kaq të rëndësishëm që përcaktonte arkitekturën politike dhe juridike të institucioneve, PPSH-ja dhe Byroja Politike vendosnin një kontroll absolut mbi të gjitha pushtetet. Ajo njihet si Kushtetuta më staliniste e të gjitha vendeve të lindjes.

Në këtë Kushtetutë, për herë të parë në historinë e legjislacionit shqiptar, Shqipëria shpallej si vendi i parë ateist në botë. Koncepte të tilla si “të drejtat e njeriut” dhe “liria e shprehjes” përjashtoheshin kategorikisht dhe as që nënkuptoheshin.

Por cili ishte konteksti historik kur u hartua Kushtetuta e 1976-tës? Në këtë periudhë Shqipëria kishte shkëputur marrëdhëniet me të gjitha vendet kryesore të kampit komunist dhe po shkonte nga dita në ditë në izolim të plotë.

Përjashtim bënin pak vende lindore me të cilat nuk kishte asnjë interes ekonomik. Ndërsa vendi kryesor i Perëndimit me të cilën kishte marrëdhënie diplomatike mbetej Franca. Populli vuante për ushqimet më bazike dhe për gjëra luksi as që bëhej fjalë.

Nga ana tjetër lufta politike ishte në kulmin e saj. Për arsye nga më absurdet Enver Hoxha dhe Sigurimi i Shtetit sajonin grupe armiqësore dhe po eleminonin njëri pas tjetrit drejtues të PPSH-së në fushën e ekonomisë dhe ushtrisë. Pas tyre vinin ata të kulturës dhe simpantizantët e tyre, duke goditur kështu me qindra persona në të gjith administratën. Kjo bënte që frika dhe tensioni se mund të arrestoheshe nga momemnti në moment të shpërndahej në formën e rrathëve nga qendra drejt periferisë.

Pikërisht në një kontekst të tillë me urdhër të Enver Hoxhës dhe organeve drejtuese të Komitetit Qendror do të ngrihet një grup pune për të hartuar një Kushtetutë të re, e cila do t`i përshtatej kësaj situate. Në krye të këtij grupi qëndronin disa burokratë besnikë të Enver Hoxhës, siç ishte Foto Çami, etj, por dhe njëri nga nipat dhe personat e besuar të familjes, Prof.Luan Omari. Drafti i kësaj Kushtetute u shtrua për diskutim në disa instanca shtetërore dhe partiake të kohës.

Përveç sugjerimeve nga organizatat e partisë dhe burokratët e rëndomtë të regjimit, populli shqiptar nuk e priti aspak mirë këtë Kushtetutë. Me intuitë shoqëria shqiptare e kuptoi se ajo nuk ishte asgjë veçse “shtrëngim vidash”; legjitimim i terrorit stalinist dhe i mjerimit ekonomik që kishte përfshirë të gjith vendin.

Në arkivat e Sigurimit të Shtetit me siguri që për këtë problem do të ketë informacione të detajuara për persona të caktuar që janë shprehur kundër projekt-Kushtetutës. Por në pamundësi të studimit të tyre, për arsye objektive dhe subjektive, do t`i referohemi disa dokumenteve të gjetura në Arkivin e Komitetit Qendror të PPSH-së.

Si kampionë kemi zgjedhur disa parrulla të hedhura kundër projekt-Kushtetutës së vitit 1976 në dy qytete veriore, në Shkodër dhe Peshkopi.

Nga kërkimi që kemi bërë rezulton se sekretarët e Komiteteve të Partisë në Rrethe, para të cilëve jepnin llogari edhe Kryetarët e Degëve të Punëve të Brenshme (operativët dhe shefat e Sigurimit), për këtë problem informonin rregullisht Komitetin Qendror të PPSH-së në Tiranë.

Kjo vigjilencë vinte për shkak detyrës që ata kishin, për ta paraqitur e propaganduar projektin në fjalë si një dokument që do të ndryshonte jetesën e shoqërisë shqiptare; do të forconte akoma më shumë shtetin shqiptar si në planin e brendshëm ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Në fakt ky hap nuk ishte asgjë tjetër veçse konsolidim i pozitave të Enver Hoxhës e PPSH-së dhe shtim i masave represive.

Më 1 shkurt 1976, Sekretari i Komitetit të Partisë në Shkodër, informonte Komitetin Qendror të PPSH-së se elementët armiq lidhur me projekt-Kushtetutën e re kishin bërë këto komente:

“Këtë ligj që kan nxjerrë e kanë vendosur vetë, por gjoja e diskutojnë në popull. Këtë gjë e bëjnë për të parë se çfarë thotë populli, i pëlqen ose jo popullit. Por kuj ia mban me thanë gja për të? Këta duan me shpall botërisht sikur projekt-Kushtetuta është aprovuar edhe nga populli.”

“Kushtetuta është sa për dokument, këta nuk pyesin as për Kushtetutë as për gjë, e ndryshojnë si të duan po t`jua lypi puna. Këtu flet njëri, ndërsa të tjerët bëjnë amin, pa qenë të zotët me diskutue as me veten e tyre nga frika.”

“Kushtetutën dhe çdo gjë këta e vendosin vetë, sepse vetë shkruajnë dhe vetë vulosin, guxo me diskutue po deshe.”

“Kushtetuta duhet të matet me konditat që i krijon popullit.”

“Lufta e klasave që përmendet edhe në Kushtetutë, nuk është pa qëllim, këta po hanë njëri tjetrin, prandaj që të tjerët të mos kënaqen nga kjo, nuk i lënë pa trazue, 31 vjet çlirim dhe s`kemi siguruar bukën. Kjo nuk besohet, por duket si fantazi. Vjedhësit çohen e thonë se, pse X të punojë aty, se ka këtë kleçkë. Rrezik me të heq bukën e fëmijëve. Është fatkeqësi për ne, që po e kalojmë dhe po e jetojmë këtë periudhë.”

“Çfarë mos me pas frikë, këta nuk e kanë të sigurtë, as punën dhe as pozitën e tyre.”

“Kushtetuta ska gjë për ne, me këto rroga nuk kalohet.”

Këto komente armiqsore, sipas Sekretarit të Partisë së Rrethit të Shkodrës Adem Tukaj, po demaskoheshin nëpërmjet punës ideologjike, që mekanizmat partiakë dhe organizatat bazë po zhvillonin me masat e punonjësve.

Në fakt komentet ishin perceptim i saktë. Ato pasqyronin pakënaqësinë që shkodranët ashtu si të gjith shqiptarët kishin ndaj regjimit komunist. Sipas tyre, Kushtetuta ishte një fasadë, jo për ruajtjen, po për shkeljen e ligjit.

Në një shkresë tjetër që mban datën 23 shkurt 1976, po ky Sekretar Partie i Rrethit të Shkodrës, informonte Komitetin Qendror të PPSH-së mbi pikëpamjet armiqësore të disa klerikëve, lidhur me nenin ku thuhej se: “Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandën ateiste për të vendosur tek njerëzit botëkuptimin materialist shkencor”.

Këta klerikë deklaronin se, kur të pyeteshin për këtë nen do t`i preknin në ndërgjegje. Ndërsa disa klerikë të tjerë thonin se “këta do ta shpallin veten ateistë, të shohim se çfarë do të bëjë OKB-ja, sepse një ndër kushtet për të qenë anëtar i saj, është të pranosh e të njohësh fenë”.

Por imponimi me forcë i ateizmit tek besimtarët e komuniteteve të ndryshme, do të hasë në një rezistencë pasive.

Sipas këtij relacioni, ata propagandonin se: “Fenë le ta nxjerrin jasht ligjit, por nga zemrat nuk mund t`ua heqin njerëzve Zotin. Kjo Kushtetutë është si të tjerat, nuk ka asgjë për tu gëzuar. Nuk e kuptojmë këtë bujë që bëhet për projekt-Kushtetutën. Flasin se punëtorët janë shumë të gëzuar. Bërtasin se po na hapen perspektiva. Po cila janë këto perspektiva? Me ato që kemi jetuar deri tani? Përse është shkruar të mbështetetmi në forcat tona?”

Sipas Sekretarit të Partisë, këta elementë armiq propogandonin se të mbështeteshe në forcat tona do të thoshte të “shtrëngoje rrypin”. “Ç`na duhet ne pavarësia, dua të jem mirë për vete. Kinezët po bëjnë të kundërtën. Ata po ia hapin dyert Perëndimit. Ata kanë miqësi me jugosllavët, rumunët etj. Nuk po marrim vesh se çfarë bëhet, si do ta kalojmë ne të izoluar?”

Në fakt Kushtetuta e 1976 ishte “shtrëngim rrypash” në të gjitha fushat. Por nga autoritetet lokale të PPSH-së këto pohime interpretoheshin si tendencë për të mohuar demokracinë, vijën e masave dhe faktin se populli ishte në fuqi.

Sipas shkodranëve “çfarë Kushtetute ishte kjo? Këta me thanë fluturon gomari, populli thotë flutoron, nuk guxon kush me thanë ndryshe. A mendojnë se jemi të marrë? Qorra e që nuk shofim kurrgja? Ne dimë e shohim më shumë se këta, por nuk mund të flasim.

Si nuk iu vjen turp kur flasin për papunësinë në shtetet e Perëndimit? Sa milion ashtë Italia? Kurse në Shkodër ka me mijëra. Për pak kohë edhe sheqerin me vajin ke me i pasë me rracion. Bile i vjen turp se dhe triskat i vendosin edhe një herë”.

Kjo tregon se pakënaqësia dhe zhgënjimi ndaj regjimit ishte i pranishëm në çdo familje.

Prandaj, më të vjetrit e kujtonin me nostalgji, ndërsa më të rinjtë lakmonin jetën që bëhej në Perëndim. Ata deklaronin plot pesimizëm se “tek ne nuk ka asgjë përveç vuajtjeve. Kjo është motoja e jetës dhe jo ato që flasin këta në letra e fjalime.

Ato janë vetëm demagogji. Këta kanë luajtur mendësh. Duan të dërgojnë maturantët 1-3 vite për të punuar në fshat. Këta shohin ëndrra. Pse nuk i çojnë udhëheqësit fëmijët e tyre në fshat?”

Kjo propagandë kundër projekt-Kushtetutës e vendosi në pozitë tepër të vështirë Komitetin e Partisë.

Ai dha alarmin në organizatat bazë në të gjitha fabrikat dhe ndërmarrjet bujqësore. Problem mbetej intesifikimi i punës në zonat kufitare, për shkak të ndonjë kontakti me jasht.

E njëjta situatë konstatohej edhe nga Sekretari i Partisë së Rrethit të Dibrës Tefta Cami, e cila më 20 shkurt 1976 informonte Komitetin Qendror të PPSH-së mbi parrullat armiqësore në drejtim të projekt-Kushtetutës.

Sipas tyre “ky derr populli nuk është për asgjë, megjithëse ju hoq edhe feja, nuk ishte në gjendje të bënte gjë…More burra po si është e mundur që një popull 2 milion nuk njeh Zot e pejgamber, ndërsa të gjith komshinjt e botës me miliarda besojnë në fe…Edhe kjo projekt-Kushtetutë, nuk ka ndryshim nga e para ose si me thanë është si e para «hu e litar» për këtë popull që nuk din të bëjë asgjë, veçse të zbatojë urdhërat që i japin…Për ne nuk ka ku të vejë më keq me Kushtetutën e re që do të dalë. Edhe fenë nuk e kan pas të ligjëruar, por tani e ndaluan me ligj.

Tani për pak ose për shumë gjë, të dënojnë, i kanë shtrënguar ligjet shumë”.

Kjo tregon se dhe në qytetin e Peshkopisë pakënaqësia e popullit ishte shumë e madhe.

Ajo arriti kulmin me nenin që e shpallte Shqipërinë vend ateist dhe që ndalonte çdo praktikë fetare. Në popull thuhej se “Propaganda e tyre për këtë projekt-Kushtetutë është shumë e fortë, të bën për vete, të vendos në gjumë. Por ajo në përgjithësi është ëndërr e gjitha…Këta duan të bëjnë mbledhje për të ngritur normat. Un u kam thënë shokëve të mi se për një vit e gjysëm dal në pension dhe skam shumë gajle, le t`i ngrenë për mua, por ju mos i ngrini më, mos u gënjeni se mjaft janë ngritur”.

“Në vitin 1840 Napolon Bonaparti bëri shumë punë, por në fund u shpartallua mbasi bëri Kushtetutën e tretë.”

“Në Kushtetutë bëhet fjalë se Shqipëria do të shpallet socialiste, por ajo nuk mund të shpallet e tillë pa bërë faljen e të dënuarve, ashtu siç kanë bërë edhe shtetet e tjera.”

“Ç`na duhet ne të dënuarve Kushtetuta, derisa qeveria nuk bën faljen e të dënuarve, ndërsa shtetet e tjera kanë ndryshuar Kushtetutën për të burgosurit, kanë bërë amnisti.

Kështu, mos pritni lirime se këta po arrestojnë njerëz. Bile edhe natën i arrestojnë dhe i internojnë pa gjykim fare!”

“Greqia është shtet borgjez dhe të dënuarit i fali. Kjo tregon sesa i fortë është shteti, ndërsa këtu për gjërat më të vogla të fusin brenda.”

“Mos pritni liri fare me Kushtetutën e re, se shteti shikon pozitën e vet dhe nuk ka nevojë fare për ne të dënuarit. Këta nuk pyetën për kokat kryesore si Beqir Balluku me shokë që i pushkatuan. Në Tiranë kanë internuar 2000 familje.”

“Po nuk u liruan të dënuarit sivjet kot e ndërrojnë Kushtetutën dhe shesin dëngla jo u shpall Republikë Socialiste dhe dreqi i marrtë.”

“Kot e nxjerrin për diskutim në popull projekt-Kushtetutën. Ata e bëjnë sa për sy e faqe, se vetë e nxjerrin dhe vetë vulosin e hajde mos je dakord, pastaj të zhdukin.”

Një pjesë e mirë e këtyre parrullave ishin hedhur nga të burgosurit. Por edhe nga populli i thjeshtë jasht burgjeve. Në “burgun e madh” perceptimi lidhur me projekt-Kushtetutën ishte tej mase skeptik, për të mos thënë negativ.

Pavrësisht kësaj drejtuesit e PPSH-së dhe vetë diktatori nuk do të marin në konsideratë se mendimet e popullit. Ai do ta miratoi këtë Kushtetutë me “shumicë votash”, ashtu siç kishte miratuar çdo ligj. /abcnews.al

15 komente në “Raportimet sekrete, si populli shqiptar refuzoi Kushtetutën e vitit 1976: Këta janë çmendur”

  1. Zamani says:

    Ouuu, akademik Omari? Paska vertet merita akademia e Gjinushit.

  2. Shaqo says:

    Ham…ham…hamm bente bellua, qeni im i bardhe.
    Keshtu dhe ky bellua i Meros, edhe thote populli nuk ishte dakort dhe nga ana tjeter thote disa elemente.
    O bello, populli eshte nje e tere, disa elemente ka kurdohere qe jane kunder popullit. Dihet qe ka nje pakice shqiptaresh qe jane antishqiptare ne cdo kohe dhe ne cdo cep te rruzullit ka te tille. Edhe sot flitet per shumice, qe do te thote 50% plus nje dhe merr pushtetin, e jo per shumicen absolute te asaj kohe. O bello qeni edhe sot po te besh referendum per ate kohe, populli ne shumice voton per ate kohe, se u bene 30 vjet qe nga ajo kohe kur njerzit ishin njelloj te pasur apo te varfer, po shohin vetem mjerim, veshtire te gjesh njerez te gezuar, pervec nje mase te vogel qe e vjedhin, vrasin e masakrojne kete popull

    1. ben says:

      Shaqo-me siguri zotrote duhet te kesh qene qeni i komunisteve, pasi lehjen, gjuhen e qenve e njihke shume mire.
      Vetem gomeret si puna jote kane nostalgji per ate kohe. Ai qe ka dy para mend nuk as nuk mendohet dy here per te te kundershtuar ty apo ndonje hajvan tjeter si puna jote.
      Une dhe bashkemoshataret e mi, kemi kaluar rinine tone ne ate kohe te mizerabilitetit komunist, per te cilen zotrote e paske aq shume nostalgji.
      Sot kushtet e jeteses nuk jane mbase ato qe duhen ne Shqiperi, por ato qe punojne dhe jane te zote bejne jete normale atje. Dikur, pamvaresisht se sa shume mundet te punoje dhe sa i afte mundet te ishe, kishe nje rroge te caktuar qe ne te shumten mezi dilte deri ne fund te muajit. Njerezit jetonin me keq se qente, natyrisht jo qente si puna jote, qe i sherbenin komunizmit duke spijunuar komshinjte, shoket apo edhe familjaret.

  3. Mal Cori says:

    Po që ja ke fut kot. Pak kot ja ke futur. Mund t,ja fusje më shumë. Sepse nuk ke sjellë asnjë dokument.
    Që ja ke fut kot duket aty ku thua, se klerikët thoshin, kështu e ashtu.
    Më 1976 nuk kishte asnjë klerik. Mësoje! Regjimi i zhduku 10 vjet më parë.

  4. TURIEMIGR says:

    O CONE, NUK TA DI MOSHEN, PO PRIT TE VDESIM NE QE E KEMI JETU ATE KOHE PASTAJ BOTO KETO BROCKULLA, QE TI LEXOJNE TE TJERET DHE TE TI BESOJNE , SIC LEXOJME E BESOJME NE PER KOHEN E ZOGUT. N. Q.S. REDAKSIA TE KA NDRUAR TITULLIN E SHRIMIT .TE KEROJ FALJE, NE QOFTESE JO DO JESHE NGA ATA QE NUK U SKUQET FAQJA!!!!!

  5. JU te detyroni per te folur keq... says:

    HASAN BELLO = 1-hasan- turqisht-i bukur; 2-bello- frengjishti bukur. Mendja halé; shqiptimi palaço; te tjera mashtrues dhe paçavure demokratike, qe te drejta quan vetem ato te tijat dhe jo te te tjereve, liri quan pornon familjare dhe lgbt, ndersa modernizem gojoret ne familjen e tij. Ketu forma nuk paraqet permbajten, kane veshur petkun e shejtanit po te egzistonte. Pse genjen, dobiç qe nuk njehe as baben tend, pis! Kurrizos vetem varri ja drejton kurrizin se jeni bereqet i Sali Karxhiçit qe nuk dini gje tjeter vetem te genjeni me kete medie te lire, te çthurur si jeni vete: bastard.

  6. kacaku says:

    Populli shqiptar refuzpo Kushtetuten e vitit 1976 ?????? E pa me skeptizem projektin e saj ???? O Ymer , mblidhi gazetaret dhe moderatoret dhe preu rogen , keta jane kaisha , sdine se cshkruajn dhe cbotojne …..komplet te paditur ….kush qe ai burre nene qe kundershtonte ne ate kohe o Hasan turkoshaku ??? Cjane keto idjotlleqe qe shkruani o bajgaracer , ai , dmth Enveri beri gabimin fatal te tijijn te fundit , kur ne fundin e viteve 70 dhe fillimin e 80 u mori fshatarit dhe vezen e fundit , edhe pse e dinin te gjithe paperjashtim se qe nje gabim i rende , i pafalshem , i padrejte dhe i njeanshem , prap se prapi nuk guxoi askush te dilte kundra , bile dhe ata qe ishin shume prane afer Enverit dhe u jepej mundesia te thoshin nje mendim te kundert , nuk guxuan ….kurse Hasoni na tregon peralla te tipit Sali Berisha ….skam qene une , skam takuar kurre Enverin , skam asnje lidhje me familjaret e tij …. o Ymer , mblidh debilat se po te pjerdhin portalin…..
    Po jap vetem nje shembull , mbas lufte , aty nga vitet 1946 do beheshin votimet , nuk e kam te qarte se per cfare , por qe beheshin votimet , ne kuti per votime ishte vetem Enver Hoxha…..ne Himare , nuk votuan per ate por per nje kolonel grek , asnje fare lidhje me zgjedhjet , thjesht himarjotet dolen nga vija dhe direktiva se keshtu e ndien …..masat ??? Deri sa iku nga jeta Enver Hoxha nuk u investua ne Himare asnje kacidhe leku , hanin dhe pinin dhe nxirnin te ardhurat vetem nga nje punishte vaji ….kurse ky kopuku na tregon se shqiptaret kundershtuan projekt kushtetuten …..pirdh o pirdh se lirohesh i thon …

  7. Doda says:

    O i pa cip o i pa udh kurr nuk ka ber vaki qe ky popull te ket votuar ndonjeher PPSh me pak se 99.99 perqind , o bello o legen i felliqur ku do e çosh historin e te parve te tu me genjeshtra o bastard , mir qe fmit e tu i genjen o pler as qe duam tja dim per ata se mostra mashtrus e paçavure si ty do behen , por me fmit tan nuk ja u jep njeri kte te drejt o vemje o burr legen pa moral , na thuaj sa her nuk ke votuar ti ne kohen e PPSHs mas ores 9 t te mengjesit o pusht se ti dhe sera jote jeni kopila qe i lepini bythen xhdo sistemi o bastard , por te dini nje gje ju felliqsirat e kombit ton ju turpi kti vendi , jemi gjall ne qe e kemi jetuar at koh dhe historin ja kemi treguar siç esht fmive tan , ju bastardet dhe antishqiptaret tregoni sa her keni tradhtuar kte vend fmive tuaj pusht pa shtyll kurrizore , shet burri bythen si legen per 100 mij lek te vjetra , nuk i ka as nje vler nderi e surrati , atij sistemi tradhtaret ti rruajn topet se ndejti sa deshi ju e votuat te paret dhe iku kur deshi vet pisa , luften e mohoni historin e deformoni skeni korigjuar as gje nga te paret tuaj tradhtar .

  8. Xha Jonuzi says:

    O Hasan o kokeloqe
    I pamend e i pakoqe

    Ti ngaterron Kushteturen e Saliut ne 1994 ku Saliu yt humbi thelle. me Kushtetuten e Enverit ne 1976.
    Meso historine njehere pastaj merr penen e shkruaj o kokeloqe i pakoqe.

  9. Dod .. sinqerisht dukek qe truri dhe mendja te kane ngelur ne vitet e koleres komuniste … ha ha ha . votoi gjithe populli 99. 99 perqind per lumturine e premtuar nga ferri komunist ??!!, kjo ka qene e vertete , por pse ? Aaa ishim populli ma i lumtur ne bote ??!!. Me kujtohet nje histori kur ishim ne zbor ne kohen kur kosovaret , sdudentet u hollen ne greva kunder serbeve , komisari po bente propaganden envero komunisto fashiste , e mes shume te tjerash ai thote qe kosovaret detyrohen te votojne me dhune per rregjimin ish Jugosllav , ne kete kohe nje ish tru bunker i thote komisarit qe une nuk do te votoja kurr me dhune per serbet , ne kete kohe i kerkoj leje komisarit tja shpjegoj se çfare nuk kupton ky qe foli perpara , duke i thene qe ai nuk e kupton qe vota nuk eshte i lire ne Kosove , siç eshte e lire ketu , ku populli voton me deshire per deputetet qe kane dale nga gjiri popullit …. ne kete kohe pothuajse te gjithe zboristet po qeshnin ne ze per lirine e votes qe gjoja kemi ne……..Aq ma teper ata qe me njihnin se sa shume e urreja une komunizmin Envero Jugosllavo bolshevik …..Aaa Dod i semure mendore , a nuk e pati shitur bythen komondanti juaj i mallkuar tek serbet , sovjetiket kinezet , deri ne Kore te Kimit ……….

  10. Reshit LALA says:

    Nuk do të ndalem ë liritë e atyre që nuk i meritojnë!.Feja u ndalu.Përse? Nga viti 45-deri më 1955 Enveri e pastroi shqipërin e veriut nga bandat terroriste,që hynin, vritnin, digjnin fshatin dhe iknin! JANË ATA NJERËS QË REAKSIONMI THOTË: I KENI VFARË GABIM”! Enver Hoxha e shihte që veprimtaria armiqësore e agjenturore vazhdonte edhe mbas pastrimit të veriut metër për metër:. E kuptoi se kishat e xhamnitë, por kishat më shumë ishin qendra kundër qeverisë. KJo ishte arësyeja që i rrafshoi. Nëqoftëse dikush thotë jo, le të kujtojë gjyqin e kreut të kishës katolike Patër Anntio Harapi, që tha në gjyq. Nuk më ka bërë presion kush, por jam agjenturë e të gjitha agjenturave. Edhe kereu i komitetit Mysliman Sabri Koçi është dënar e futur në burg jo si Hoxhë, por si pederast dhe vjedhës, që ja gjetën lekët në tubin e sobës. Unë jam ateist dhe e respektoj fenë- POR JO BATAKÇINJT E FESË Shihni sot. A nuk janë hoxhallarët e priiftërinjt e fesë orthodhokse që bëjnë propogandlë antishqiptare? E parë në këtë vështrim:Mirë e kishte që e ndaloi fenë me kushtetutë. Shqiptarët nuk duan të ndjekin ritet fetare, por ta shfrytëzojnë atë për politikë:
    2. Shkrimi flet për liritë. KJo është relative. Nga një anë-mirë ja bëri! Shqiptarët duan dru e jo liri: A nuk e morën lirinë mbas 90-tës: Çfar bënë me lirinë? E shfrytëzuan për të vjedhur e mashtruar shqiptarët. Liri thotë sot Sali Berisha: Në emër të lirisë dhe demokracisë ai ushtron pprofesionin e agjentit dhe hajdutit në kurrizin e shqiptarëve.Në emër të lirisë dhe luftës kundër diktaturës ai shkaktërroi ekonominë e i vuri flakn endit. Shqipëria kishte dy probleme:1 .Nuk e kishte kaluar epokën e feudalizmit.Pra nuk kishim kulturë kapitaliste. Shqiptarët nuk i njihnin rregullat e kapitalizmit dhe lirive demokratike. Jua dha Amerika dhe si ishftrytëzuan? Është fatkeqësi që thot tl=ë thuhet se mirë e kishte diktatura, por kur shohim se si u katandisëm në demokraci themi:Mirë e kishte: Duket na njihte mirë.Ai që shkrua duke luajtur të “Mençurin” nuk na thotë:PËRSE KA ARDHUR KËTU E GJITHË FBI-ja? Disa nga shkodra e veriu kishin kundërshtuar kushtetutën, por JO GJITHË SHQIPTARËT! Shihni sot. Kemi liri absolute, të gjithë, edhe në parlament shajnë dhe, VEPRON LIGJI I XHUNGLËS E FITON MË I FORTI, FITON MË I KEQI DHE, A E DINI PËRSE? I KEQI FITON SEPSE I KEQI VJEDH, PËRDHUNON, VRET, SHET EDHE FËMIJËT DHE-NUK KA FORCË QË E NDALON. Përse nuk ndodhte dje kjo tragjedi shoqërore në diktaturë, kur prindi përdhunin të bijën, vëllai motrën, babai vret fëmijën e vëllai vret të gjithë vëllezërit e, në fund vret edhe nënën e babanë.. Kjo nuk ndodhte në diktarturë.Thoni nga frika, thoni si të doni, por nuk ndodhte. E rëndësishme është të mos ndodhin të këqijat. Enveri nuk mund ti ndalonte ndryshe dhe përdori diktaturën. Prandaj kur diskutojmë për sistemet shohim të mirat dhe të këqijat e njerit e të tjetrit. Diskutimet duhet të bëhen mbi bazën e fakteve:LLe ti bemë në ballancë të mirat dhe të këqijat e dy epokave dhe të diskutojmë. Unë mbështes për shumë arësye sistemin demokratik, po kur sistemi demokratik, si në shqipëri nuk mund t’jua sigurojë njerësve liritë e bashkëjetesës së barabarrtë-atëhere le të vijë diktatura dhe ti bjë zap hakjdutët e kriminelët. 2. Shqipëria ishte e rrethuar dhe, siç po duket shumë shqiptarë janë agjentura të huaja dhe , janë përdorur nga shtetet armiq kundër vendit të tyre. Fakt për këtë është prania e FBI-së. Nuk mund të ketë antiammerikanizëm në shqipëri, kur amerika na ka mbajtë gjallë se do ishim zhdukur dhe çliroi edhe Kosovën. Por si shojegohet që ka antiameriakanizëm: Antiamerikanizmin e ushqejnë agjenturat e huaja pro serbe e ruse. Për këtë arësye diktatura kishte frikë dhe merrte masa të rrepta. E përsa i takon përrallës së mbylljes e ka thënë Gensheri ,ministri German i jashtë në Itali në vitet 90: Çelsat e hapjes dhe mbylljes i kisjhim ne, -i tha ai Italianëve, por tani erdhi koha ta hapim :

  11. Vranakonti says:

    O Bello! Qenke vertete palaço.Je bythelepires.Kushtetuta e 1976 ishte kushtetuta me e mire sepse ajo u diskutuan ne mbare popullin e vendit,ne çdo lagje e ne çdo fshat per vrejtjet dhe mendime te tera qe mund te kishte.Ajo kushtetute more qorr mori je vetem vendimin nga kuvendi popullor por kishte dhe vulen e popullit qe e vuri me diskutimet e tij te lira.Po ty te paguajn organizatat qe sot meren me denimin e komunizmit.Luftoni sa te doni,ai regjime ishte diell dhe dielli me shosh nuk zihet.Ti dhe ndonje tjeter si ty vazhdoni te dhisni n ga goja.

  12. Vranakonti says:

    Per problemin e fes qe thoni ju se eshte e keqe,nuk eshte ashtu si thua ti.Heqja e fese dhe shkeputja e njeriut nga feja,çlirimi i shpirtit te njeriut nga ankthi i fese ishte nje nga kryeveprat e atij sistemi,sepse largoi nga njeriu friken e madhe te fese dhe besimin te nje gje qe e mbante te mberthyer njeriun nje nje gje qe as dukej e as prekej. Zhduku dallimet mysliman e te krister,çam apo çifut dhe i beri shqipetret shqipetar, duke besuar ne nje fe te vertete shqiptaria.Njerzi te çliruar nga feja filluan te bejne nje jete te lire te beheshin lidhje shoqerore te pastra,te verteta,dashuroheshin dy te rinj pa ndikim fetar,por si shqipetar.Feja eshte e kundrta e shkences qe mban shjoqerine njerzore me shekuj mbrapa,kurse shkenca eshte ajo qe i jepe zhvillim jetes ne te gjitha fushat.

  13. Ja shiko edhe 2 te semure mendore , Lala 90 perqind , kurse Vranabolja 100,perqind …me pak fjale mos besoni ne Zot por besoni te anti Krishti , te Djadhi Enver … e tek partia e kjofte largut … Vazhdoni tru bunkera mos u dorezoni , mundesisht komentoni e nderroni sa me shume (nick name ) qe te duki sa ma shume tru pjerdhur ……

  14. anticensurë ??? says:

    shkrim shumë i “bukur i bellos”!!
    në fillimin e tij flitet për dhunën e sigurimit dhe më pas nuk e shohim të ketë dhënë asnjë të dhënë për “mendimet armiqësore” të shkodranëve dhe dibranëve!
    pra është e vërtetë ajo që u tha në kohën e gjyqit të asbiut e të shehut,se sigurimi nuk kishte bërë asgjë për të zbuluar grupet armiqsore!se të gjithë punën e kishte bërë partia!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje