Sali Berisha, gjenerali i ushtrisë së vdekur!

10 Dhjetor 2021, 18:49Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Thirrjet e Sali Berishës sot drejtuar njerëzve që ai ka thirrur për “Kuvend-Foltoren” e nesërme në Arena Kombëtare, konsistonte në kërkesën për veshjen trashë dhe të pelerinave për të duruar të ftohtin dhe shiun.

Të cilat janë fiks një pjesë së atmosferës apo metaforës së kontekstit të kryeveprës së Kadaresë: “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”

Jo thjeshtë se shiu i rrëmbyer i Shkodrës, ka qenë mjedisi që ka shoqëruar zanfillën e këtij romani tashmë bestseller shqiptar në të gjithë botën, por edhe lejtmotivi që shoqëron veprën në gojën e gjeneralit në ëndërr: “Atje bënte mot i keq dhe binte vazhdimisht shi…”.

E si personazhi butaforik i Kadaresë, gjenerali italian që kishte ardhur të mblidhte eshtrat e ushtarëve të rënë, edhe Sali Berisha ngjan shumë, pavarësisht në kontekst krejt të ndryshëm, me fabulën e misionit absurd të ushtarakut që drejtonte një ushtri të mundur.

E si për t’i dhënë një shkas kësaj metafore mjaft popullore në publikun shqiptar, Sali Berisha, thirrjen finale për pasuesit e tij e koncentroi te shiu dhe moti i keq.

Tani, mbi këtë temë mund të dalin qindra variacione se kush është Prifti e kush Beti, por atmosfera surreale edhe personazhet që përshkojnë fabulën e “gjeneralit modern” ngjajnë shumë.

“Armata çohu”, thërriste gjenerali në ekranizimin fantastik të Anagnostit në monologun e të madhit Bujar Lako, pas depresionit mbi dramën e eshtrave të Kolonelit “Z”.

E kjo armatë, edhe pse e gjallë fizikisht, politikisht ngjan shumë me ushtrinë në listat jo fort të përpikta të ministrisë italiane.

Pasi ka kontestim thuajse të përditshëm me anëtarët e Kuvendit, të cilët, si në listat e gjeneralit të Kadaresë dalin se nuk kanë lidhje me “ushtrinë e vdekur”.

Ndaj dhe duket se e gjithë beteja bëhet për eshtrat e Kolonelit “Z”. Po plaka Nicë? Duket se realisht nuk se është parë në këto zhvillime, ndaj dhe pritet epilogu i nesërm në stadiumin e madh të Tiranës…

13 komente në “Sali Berisha, gjenerali i ushtrisë së vdekur!”

  1. Trebeshina says:

    Hashim Thaci e quajti Sa!iun gerdall politike,une do ta quaja kufome politike,por qe ja ka
    kaluar dhe Enver Hoxhes per krime,prandaj qe te qetesohen viktimat e tij duhet rrasur ne burg.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Na hiqej luan
      po na doli lepur
      Gjeneral i ngordhur
      i Ushtrisë së Vdekur.

  2. MATO LLANGOZI says:

    O Yll Pata, ke harruar të shtosh,,(si dikur fletë thirrja për zbor) merrni TRE DITË BUKË ME VEHTE……

  3. Roland says:

    O Mero,prape me kete Paten? Ky vetem idiotlleqe shkruan . Masoviku Pata.

    1. Mondi says:

      Prandaj e lexove dhe e komentove ti o bq.

  4. Amant Dregjoni Boston says:

    Urime Ylli per gjetjen dhe metaforen qe i shkon per shtat levizjes Haxhi Sali Berishe Qamiliste. Ke nervin e shkelqyer te gazetarit. Kemi qene dikur koleg. Te pershendes nga larg.

  5. Pata, Pula dhe Rosa says:

    Më duket se e paske ngaterruar me Bashen more Pata hahah…dhe po munde nderroje atë mbiemer…si nuk te vjen zor kur e shkruan

  6. antifashisti says:

    Prisni te shikoni neser se çfarë ushtrie ka, të gjallë a te vdekur…. Besoj se gjemimi i stadiumit neser do të trembe krejt patat e Rilindjes dhe rosat e Lul holandezit!!

    1. Frangu says:

      Dhe ashtu do të ndodhë:
      Do të dëgjohen brohoritje, do të buçasë stadiumi dhe krejt Tirana, do të hidhen shashka e fishekzjarre, do të tronditet kryeqyteti.
      Pas kësaj, ASGJË…
      Të nesërmen, Gjeneral Kishoti me ushtrinë e vet të mekur do të përfundojnë në arkivole të historisë.

    2. ben says:

      antifashisti-prite kur gjemimi Salih Berishes te behet nga burgu i Peqinit, ku do kaloje ditet e tija te pleqerise, duke u mbushur mendjen te burgosurve ordinere se ai eshte i fundit i burgosur politik ne Europe, i futur ne birruce prej Sorosit, Edi Ramse me “intrigantet” qe qeverisin sot Ameriken.

  7. Gazata bashkimi says:

    Po që më pëlqeu shumë ky shkrim!

  8. pjeter says:

    E kujt eshte karkatura qe shoqeron artikullin???e shkelqyer!!! Ata dy te fundit te rreshtuar ne “gojoren” e Saliut,duhet te jene Belind Kerriçi e çuni i Fari Paçes.

  9. Katnari says:

    Sali Beeisha eshte ushtari i fundit i Gjeneral Milloshevicit te vdekur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje