Berisha niset drejt Kuvendit të PD: Basha i pakallur, asgjë s’i pengon demokratët

11 Dhjetor 2021, 11:18Politika TEMA

Përpara se të nisej drejt Kuvendit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur shkurtimisht për gazetarët jashtë banesës së tij, duke thënë se kjo e shtunë është “ditë e jashtëzakonshme” për demokracinë shqiptare.

“E jashtëzakonshme dita. Në historinë e demokracisë shqiptare kjo shënon një nga ngjarjet me të mëdha, shënon mrekullinë e dytë më të madhe në historinë e lirisë së këtij kombi.

Triumfin e revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit, narkoshteti dhe pseudo opozitarizmit të instaluar. Asgjë nuk pengoi dhe nuk pengon djemtë dhe vajzat burrat dhe gratë për t’u bashkuar sot në rithemelimin e Partisë Demokratike”.

Sa u përket mesazhet që iu dërguan mbrëmjen e së premtes disa demokratëve në telefonat personalë, Berisha u përgjigj: “Besoj se ai është prej kohësh një i pakallur por Kuvendi merr vendimet e veta. Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët, nga më të lirët e shqiptarëve”.

1 komente në “Berisha niset drejt Kuvendit të PD: Basha i pakallur, asgjë s’i pengon demokratët”

  1. Monitor says:

    O British! Duhet te shkoi ne Washington ne fillim! Pastaj kalle ti!
    Shife se pas dy ore tre vjetesh vjen KM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje