Lefter Maliqi është një ndër pjesëtarët e Kuvendit të PD-së, edhe pse me letra rezulton si anëtar i LSI-së.
“Jam prerë në besë nga Basha, më ka gënjyer të paktën 3 herë!
Unë kam të dhëna se kanë prapë filmin Skënderbeu. Sot është shi bereqet.
Sot është dhjetori i dytë, më i mirë se viti ’90. E gjitha është transparente. Sot është bashkimi i opozitës.
Berisha non grata? Jam i bindur se ka gisht Sorosi. Basha goditi edhe LSI pas shpinë.
Jam i bindur se asnjë nga aleatët nuk është me Bashën, por janë me Berishën sot.
77 vjeç është Berisha, ishallah Zoti e bën 100”, tha Maliqi, që nuk merret vesh me kë është, pasi herë bëhet me LSI, herë me PS e herë me PD.