“Situatë kritike”, SHBA: BE të hap pa vonesa negociatat për anëtarësim të Tiranës dhe Shkupit

10 Dhjetor 2021, 22:10Politika TEMA

Shtetet e Bashkuara thonë se si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut meritojnë të ecin përpara në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit e rikonfirmoi qëndrimin amerikan për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës, pasi Bullgaria tha se nuk do ta ndryshojë vendimin e saj për Shkupin deri në fund të vitit.

“Është kritike që BE-ja t’u qëndrojë angazhimeve të saj dhe kjo do të thotë hapje pa vonesë e negociatave për anëtarsim si me Maqedoninë e Veriut, edhe për Shqipërinë. Procesi i zgjerimit të BE-së nxit paqen, qëndrueshmërinë, demokracinë dhe mirëqenien në gjithë rajonin dhe vonesat e panevojshme janë shkurajuese për gjithë rajonin”, tha zëdhënësi.

Departamenti i Shtetit bëri thirrje për zhbllokimin sa më të shpejtë të situatës “për të konsoliduar përparimin drejt reformave të nevojshme dhe zhvillimit ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë angazhimin e afërt me BE-në për këtë çështje”, tha zëdhënësi.

Bullgaria tha se nuk do ta miratojë kornizën negociuese me BE-në për Maqedoninë e Veriut, por se është e gatshme ta bëjë një gjë të tillë për Shqipërinë, sipas shërbimitpër shtyp të qeverisë kalimtare bullgare.

“Bullgaria beson se Shqipëria është e gatshme të ecë përpara në rrugën drejt BE-së dhe është e gatshme të mbështesë miratimin e Kornizës negociuese për vendin dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, qëndron në kumtesën e shërbimit për shtyp të qeverisë bullgare”, sipas qeverisë bullgare.

Qeveria e miratoi qëndrimin e Bullgarisë për pjesëmarrje në mbledhjen e Këshillit për Çështje të Përgjithshme më 14 dhjetor./VOA

2 komente në ““Situatë kritike”, SHBA: BE të hap pa vonesa negociatat për anëtarësim të Tiranës dhe Shkupit”

  1. Ilirjan says:

    Ishte Franca kunder dhe “kishte arsye”, eshte Bullgaria kunder dhe ka “arsye” edhe kjo te jete kunder. Kush do te kete “arsye” pas Bullgarise te jete kunder zgjerimit dhe forcimit te pozitave gjeopilitike te BE dhe Perendimit? Kush ka vertete arsye per nje BE te dobet e te percare?

  2. Lumi says:

    Ca mut shteti keta bullgaret! U futen ne evrope me brek neper kembe, tani pengojne te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje