Kuvendet e PD, të dyja palët pretendojnë 70% të delegatëve

10 Dhjetor 2021, 19:21Politika TEMA

Disa orë para mbledhjes së Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, selia e PD e ka komplikuar çështjen e delegatëve ku sipas tyre 69% e tyre kanë firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit.

Teksa nga Kuvendi i 11 dhjetorit dukej se kjo çështje ishte zgjidhur parimisht pasi deklaronin afërisht të njëjtën shifër delegatësh që kanë nënshkruar.

Për të treguar mbështetjen Lulzim Basha mblodhi krerët e degëve të PD që po punojnë për mbajtjen e Kuvendit në datën 18 dhjetor, ndërkohë për ata që nuk kanë pranuar të angazhohen në këtë proces sekretari i përgjithshëm,  Gazment Bardhi paralajmëroi ndëshkime.

Zëdhënësja e PD lexoi emrat e delegatëve që kanë firmosur për 18 dhjetorin, teksa Sekretari i Përgjithshëm, në emër të mbeshtetesve të Bashës 11 dhjetorin e cilësoi sërish si tubim.

3 komente në “Kuvendet e PD, të dyja palët pretendojnë 70% të delegatëve”

  1. qytetar says:

    70 + 70 = 140 %
    Tejkalimi i Planit te mashtrimit.

  2. qytetar says:

    70 + 70 = 140 %
    Tejkalimi i Planit te mashtrimit.
    Te pakten ne ate kohe mastronin per realizime konkrete si …Sigurimi i bukes ne vend…etj….
    Tani …o zot ….ta shpifin !

  3. qytetar says:

    70 + 70 = 140 %
    Tejkalimi i Planit te mashtrimit.
    Te pakten ne ate kohe mastronin per realizime konkrete si …Sigurimi i bukes ne vend…etj….
    Tani …o zot ….ta shpifin !
    Sot llogariten tifozet…140 %

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje