Për kolegët e mi, për të cilët Basha deri dje ishte "engjëll", dhe sot "djalli"

11 Dhjetor 2021, 09:15Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Ka gazetarë (kolegë të mi) dhe intelektualë publikë, që në harkun e tetë viteve të fundit – që nga viti 2013 – është dukur se nuk kanë ditur të bëjnë gjë tjetër veçse të marrin në mbrojtje e të mbështesin Lulzim Bashën.

Nuk i kanë bërë asnjëherë ndonjë kritikë publike, sido që ka pasur një sërë arsyesh që Lulzim Bashës t’i bëheshin kritika publike.

Lulzim Basha ka qenë ai që pothuajse e armiqësoi Partinë Demokratike me partnerët ndërkombëtarë të botës perëndimore; ka qenë ai që ka humbur zgjedhje pas zgjedhjesh; ka qenë ai që mori vendimin e paprecedentë për të djegur mandatet e deputetëve; ka qenë ai që mori vendimin tjetër, gjithashtu të paprecedentë, për të bojkotuar zgjedhjet lokale; ka qenë ai që humbi edhe zgjedhjet e fundit parlamentare.

Dhe ka qenë ai që, menjëherë pas këtyre zgjedhjeve, sido që i humbi në mënyrë dramatike, organizoi në mënyrë të rrufeshme zgjedhjet në parti, madje organizoi edhe zgjedhjet për kryetar, të cilat ai i fitoi në mënyrë spektakolare.

80% e anëtarëve të Partisë Demokratike votuan për Lulzim Bashën. Ishte “shpërblimi” që i dhanë Lulzim Bashës për faktin që Edi Rama fitoi një mandat të tretë.

Pra, në të gjitha këto momente, kolegët e mi nuk i kanë bërë asnjë kritikë Lulzim Bashës. Mesa duket ata kanë pritur që të vinte një moment tjetër, në të cilin Lulzim Basha ta bënte baltë fare, të bënte ndonjë gafë të pafalshme.

Dhe për ta, ai moment erdhi: Lulzim Basha mori vendimin për ta përjashtuar përkohësisht nga grupi parlamentar Sali Berishën, pas ndëshkimit që i erdhi nga administrata amerikane (kjo e fundit e shpalli atë “persona non grata”).

Që nga ai moment, Lulzim Basha u shndërrua në macen e zezë të Partisë Demokratike. Lulzim Bashën nisën ta shihnin si budalla e të lig.

Pas këtij momenti, të njëjtët kolegë – pothuajse të njëjtët – janë vënë në mbështetje të Sali Berishës. Kanë filluar të na e shesin Sali Berishën si një ofertë interesante, si një rreze drite, si një rreze shprese. Kanë filluar t’i bëjnë jehonë tezave të tij.

Për shembull, tezës se është George Soros strumbullari i konspiracionit të madh ndërkombëtar që ka synuar diskreditimin publik të Berishës, që u finalizua me shpalljen e tij “non grata”.

Ata kanë filluar t’i bëjnë jehonë edhe tezës tjetër, e cila është gjithashtu e Berishës, e që thotë se: “Sali Berisha është ndëshkuar ngaqë është patriot me demek i madh, që e do shumë Shqipërinë dhe Kosovën, dhe ndëshkimin ia kanë bërë armiqtë e Shqipërisë, të shqiptarëve, dhe sidomos armiqtë e Kosovës, që janë George Soros, Joe Biden – i cili na qenka një vegël në duart e George Soros-it – por edhe Partia Demokratike amerikane e Bill Clintonit, e cila është po ashtu, një vegël në duart e George Soros-it.”

Kolegët e mi – të cilët më çudisin me këtë fakt – një njeri që është mobilizuar thjesht prej hallit të tij personal, dhe prej hallit të familjes së tij biologjike (dhe kjo dihet edhe nga fëmijët në Shqipëri), po e marrin për shpëtimtar, dhe lëvizjen e tij, të ngjashme me lëvizjen dumbabiste të Haxhi Qamilit, po e marrin si një lëvizje shpëtimtare.

Kolegët e mi po bëjnë gjithashtu një ngatërresë banale. Ata po ngatërrojnë problemin me zgjidhjen. Sali Berishën, që është problemi i Partisë Demokratike, që është edhe problemi i këtij vendi, e jo vetëm në këtë moment, po e marrin për zgjidhje.

Unë i kam parë prore kolegët e mi si një barrë për opozitën. I kam parë si këshilltarë të këqij për tetë vite me radhë. Madje, i kam parë si këshilltarët më të këqij që mund të ketë pasur ndonjë opozitë shqiptare në dekadat e fundit.

Në vitin 2013 (ishte viti kur Partia Demokratike humbi zgjedhjet, teksa u refuzua masivisht nga votuesit shqiptarë), ishte një moment dhe mundësi historike për t’u ndalur dhe për ta reformuar atë parti. Dhe reformimi i asaj partie, në atë moment, apo në çdo moment tjetër, do të ishte baraz me deberishizimin e saj.

Mirëpo askush nuk foli për reformim dhe deberishizim të Partisë Demokratike. Asnjëherë. Të gjithë menduan se Partia Demokratike do të mbetej “business as usual”, që do të thotë se Berisha do të shtirej se nuk do të kishte asnjë rol në Partinë Demokratike; Basha duhej të shtirej sikur i kishte gjërat nën kontroll; dhe kolegët e mi do të shtireshin sikur do të besonin se edhe Berisha ishte larguar, edhe Basha ishte kryetar partie.

Në këtë rrethanë, ata i kanë mëshuar tezës se Basha është i vetmi lider perëndimor në Shqipëri, në një kohë që s’e kishin për gjë që këtij lideri perëndimor t’i jepnin këshilla të natyrës destruktive.

Ata e këshillonin që të merrte molotovë e të dilte nëpër sheshe; e këshillonin që të dilte në protesta të dhunshme dhe të mos i ndalte asnjëherë ato, për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës, që nuk mund të rrëzohej me vota, dhe të dilte jashtë sistemit.

Dhe ai doli jashtë nga sistemi me shpresën dhe synimin se pozita e Edi Ramës do të vështirësohej. Ai nuk do të kishte më një shteg shpëtimi.

Kolegët e mi i janë gëzuar kësaj situate, në të cilën lideri i opozitës zbatonte pikë për pikë këshillat që ata i jepnin. Në fakt, ato nuk ishin këshilla, por marrina.

Unë, sidoqoftë, gjithçka kisha besuar, por jo se do të vinte një moment në të cilin këta kolegë të mi do ta kryqëzonin Lulzim Bashën për shkak të këtyre marrinave, që nuk ishin të Bashës. Por ajo ditë tashmë ka ardhur. Shijojeni spektaklin, i cili fillon sot e nuk dihet kur do të mbarojë.

13 komente në “Për kolegët e mi, për të cilët Basha deri dje ishte “engjëll”, dhe sot “djalli””

  1. Sqepari says:

    Asnje emer kolegu, ndonse analiza qendron!

    1. Arianiti says:

      I nderuar Mustafa, nuk eshte se koleget e tu gabojne, ata e mbeshtesin Berishen me vetedije, mbasi cdo jave marrin zarfat me mijra euro nga Shkelzen Berisha!

  2. artan says:

    Bravo Muci. Exelent.

    1. Fishta says:

      Edhe atij j’u thaft po goja
      Qe e perbuz ket gjuh’ hyjnore
      E n’gjuh’ tjeter kur s’asht nevoja
      Flet e t’veten len mbas dore

      “business as usual” eshte anglisht. Nese s’je ne gjendje te gjesh fjalen apo shprehjen perkatse, plasi trute ose pyet dike qe flet shqip.
      E verteta e hidhur dhe qesharake eshte qe ne gjith keto dekada me ndotje letrare e mendime te kota demi me i madh i eshte bere gjuhes shqipe. A thua ne nje cast te historise, per nje te çmendur nga Tropoja a nje pijanec nga Skrapari ja vlenka te shtremberohet nje gje pak a shume “e parendesishme” si gjuha shqipe.
      Ime-eme nuk di te perdori Instagram, Tuiter, Fejsbuk apo ndonje tjeter “te keqe te domosdoshme “. Gjithsesi gjuhen e ka te pandotur dhe e flet me bukur e paster se nipat e mbesat qe jane fejuar me internetin. Edukimi dhe perqafimi i kultures buterore eshte i dobishem dhe i domosdoshem por jo duke flakur e perbuzur kulturen dhe gjuhen tende.
      Memdimet e tua Mustafa, jane boshe, te kota dhe ndoshta te panevojmshme per njerezit. Gjithsesi, eshte e drejta jote te ulesh e shkarravitesh ç’te vjen per mbare. Gjuha shqipe nga ana tjeter eshte detyrim. Ate fole sakte dhe paster dhe shtrengoje menderen mire perpara se t’a perdoresh.

      1. ben says:

        Fishta-argumentet tuaja per gjuhen shqipe jane te sakta, por te shprehura ne vendin e gabuar.
        Personalisht kam qene gjithmone kritik ndaj gazetarit nano, vite me pare kur idete e tija nuk kane qene kaq te drejta dhe konseguente sac jane sot. Tema e ketij artikulli eshte nje kritike ndaj atyre mender analisteve gazetare, qe per hir te parave qe marrin nen dore, hedhin ne hale integritetin e tyre profesional dhe mbeshtesin forca anarkiste ne politiken shqiptare.
        Cdo gjuhe e botes ka huazime nga gjuhe te tjera. Shqipja nuk ben perjashtim. Jam i sigurte se zoti Nano e di shume mire sinonimin ne shqip te shprehjes angleze “business as usual”, por ajo perkon shume drejt me nentekstin e ketij shkrimi dhe eshte perdorur me shume efikasitet prej tij.

  3. Ilirjan says:

    Koleget e tu jane njerez me nje inteligjence MIZERABEL, pervecse edhe me mentalitet MESKIN anakronik primitiv. Nuk kane Principe, ndaj dhe zgjedhjet qe bejne, konkluzionet è vendimet i kane gjithnje TE DESTINUARA te jene te gabuara.

  4. fariu i vogël says:

    Zoti Muç !
    Një pjesë e mirë e kolegve të Tu, sdomos e atyre që e quajnë vehten analistë, duke qëndruar rigorozë në njërin apo tjetrin krahë, pa i menduar pasojat urrejtëse që krijojnë midis palëve militante, kanë llaçkavitur politikën dhe mëndjen e shumë shqipëtarve.
    Pasojat janë Fajtoret dhe Fajtorja e sotme.

  5. Bureto says:

    Pse duhet t’i japë Muçi emrat e kolegeve qe u referohet. Nuk i njohim ata? Sa për kujtesl ja disa psh: Fatos Lubonja, Andi Bushati, Artur Zhej, Ylli Rakipi, Andi Bejtja, Qim Peka, Armand Shkullaku, Elton Alibekaj etj etj. E rendesishme eshte qe ato që thotë Muçi janë të vërteta si drita e diellit. Pjesa më e madhe e asaj skote gazetaresh e analistesh, te verbuar për arsye që vetëm ata i dinë, nga urrejtja e tyre ndaj Ramës e futën PD në një rrugë qorre, dmth pa dalje. Rezultati lshtë situata e sotme në të cilën ajo ndodhet. Ishin të tkerë ata që vunë gishtin në plagë, jo se nuk dihej por nuk guxonin ta bënin brenda saj, e bëri Administrata e Shtëpisë së Bardhe me ndëshkimin që i dha Berishës, që ku në prapa skenë, e ku në ballë, minoi demokracinë, si brenda PD, ashtu dhe në Shqipëri. Që nga ai moment berishistët e maskuar, i hoqën ato. Zoti ua bëftë mbarë në rrugën e tyre haxhiqamiliste. Koha do na i qartësojë më mirë gjërat, gjithsesi.

    ,

    1. Artan says:

      Tur Zheji paguhet nga Basha, jo nga Berisha, ndaj leh per Bashen, ndryshe nga keta psikopatet e tjere si Bushati & co.

    2. Xibraku says:

      Komenti Juaj eshte exelent

  6. agron voda says:

    Zoti “Fishta”,
    Shqipja e Z. Nano eshte e persosur, jo vetem ne pikpamje te zbatimit te rregullave te drejtshkrimit,
    por sidomos ne stilistike dhe kenaqesi estetike qe te jep leximi i atikujve te tij …

    Goni

  7. Burri me nje koqe says:

    Qenke lodhur Muqi…ishallah Berisha rron gjatë sepse nuk të zë gjumi Ty haha

  8. Sul Koburja says:

    A duhet të punojnë diku tjetër këta kolegë të tu o Muç apo do vazhdojnë të gatuajnë çorbë të prishur mediatike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje