“Do ketë pasoja nëse PD zgjedh dikë non grata”, Basha u kujton demokratëve mesazhin e SHBA-së para Kuvendit të Berishës

11 Dhjetor 2021, 10:05Politika TEMA
“Do ketë pasoja nëse PD zgjedh dikë non grata”, Basha

Vetëm pak minuta përpara se të nisë Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha, selia blu ka shpërndarë për mediat mesazhin e zyrtarit të lartë të DASH-it, Gabriel Escobar, i cili u shpreh se nëse Partia Demokratike zgjedh kryetar një person të shpallur “non grata”, referuar Sali Berishës do të ketë pasoja.

Sali Berisha ka deklaruar se sot në Kuvendin që ka thirrur do të shkarkojë Lulzim Bashën, ndërsa ky i fundit një javë më pas, në 18 Dhjetor ka paralajmëruar përjashtimin e liderit historik nga partia Demokratike.

Një detaj interesant është pikasur në një prej hyrjeve të ambienteve të stadiumit “Air Albania”, ku edhe zhvillohet Kuvendi i Berishës, ku simpatizantëve u është dhënë një flamur, ujë e biskota. Në fakt, vetë Berisha, ka paralajmëruar mbështetësit e tij të vishen mirë për shkak të motit të keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje