Përhapja e variantit të ri të Covid po alarmon botën, regjistrohet viktima e parë

13 Dhjetor 2021, 13:06Bota TEMA

Është shënuar viktima e parënga variant i ri i Covid, Omicron. Mediat e huaja raportojnë se këtë lajm e ka konfirmuar vetë kryeministri britanik Boris Johnson.

Në një deklaratë për mediat, Johnson tha se pacienti i parë kishte vdekur pas kontraktimit të variantit Omicron të koronavirusit.

Kujtojmë se Britania është duke kaluar një fazë tjetër vështirësie për shkak të këtij varianti të ri.

Varianti Omicron u zbulua në Afrikën e Jugut në fillim të këtij muaji me provat fillestare që sugjerojnë se ka një rrezik më të lartë të riinfektimit.

“Omicron ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese për ndikimin e tyre të mundshëm në trajektoren e pandemisë”, tha OBSH.

Rastet janë raportuar tashmë në një numër vendesh, përfshirë Kanadanë, Britaninë e Madhe, Portugalinë, Belgjikën dhe Holandën.

1 komente në “Përhapja e variantit të ri të Covid po alarmon botën, regjistrohet viktima e parë”

  1. L says:

    Dmth Ka nje muaj ne afrike dhe zero vdekje,po arriti ne angli.para nje have dhe vdiq nje 95 vjec gjoja NGA omicron,athere duhet mbyllur gjith bota.
    Njerez rrini ne shpi ,Mo’s dilni.per nja 30 vjet se na shqeu lepuri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje