Ekzekutimi i 29-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detajet: Viktima u arrestua një vit më parë për drogë

14 Dhjetor 2021, 09:15Kronika TEMA

Një i ri u vra pak pas mesnate në Tiranë.

Konflikti që përfundoi në mënyrë tragjike pas mesnate në kryeqytet nisi në një market.

Viktimë mbeti 29-vjeçari Jurgen Duka (Mëziri).

Dyshohet se viktima bashkë me shokun e tij, O. D. kanë hyrë në një market dhe pas një debati kanë nisur një konflikt me një person tjetër të pa identifikuar.

Ky i fundit ka qëlluar me armë dhe nga plagët e marra ndërroi jetë te Trauma Jurgen Duka.

Sipas policisë, nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminale.

Ai ishte pjesë e një grupi shqiptar që merrej me trafikun e kokainës, heroinës dhe marijuanës në Itali. 14 persona u arrestua në Itali, ndërsa 2 në Tiranë, konkretisht Elison Hysnebelliu dhe Jurgen Duka.

Në 5 muaj ky grup kriminal mendohet se ka trafikuar 160 kg kokainë në Itali. Aktivitetin ky grup kriminal e ka nisur në vitin 2016, ku nga Shqipëria çoheshin sasi të mëdha kanabisi drejt Italisë. Urdhër-arrestet janë lëshuar nga zyra e prokurorit të Antimafias në Bolonja.

2 komente në “Ekzekutimi i 29-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detajet: Viktima u arrestua një vit më parë për drogë”

  1. anticensurë ??? says:

    nuk dimë shkaqet nuk dimë autorin,por mësojmë se viktima paska pasur një të kaluar “kriminale”??
    a thu se ka rëndësi ky fakt më shumë se vdekja e tij??
    ky mund të jetë dhe më kriminel se ato që shkruani ju,por në këtë rast,si e thoni dhe vetë,ky është viktimë e një krimi!!
    krimineli është ai që ka vrarë!!

  2. 19 says:

    Nje mut me pak 2 normal se do shkoj ne burg ai krinineli tjeter .kokat hengshin .race e poshter as punojne as i duhen njeriu dhe e myten qytetarine kta kriminela te lindur fshataret e mutit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje