FOTOT/ Rita Ora bën pazar me fustan transparent, i theksohen linjat trupore

14 Dhjetor 2021, 18:26Lifestyle TEMA
FOTOT/ Rita Ora bën pazar me fustan transparent, i theksohen linjat trupore

Ajo zbarkoi në Sydney me të dashurin e saj, regjisorin e filmit “Thor”, Taika Waititi në fillim të këtij muaji.

Dhe sensacioni i muzikës pop në Mbretërinë e Bashkuar, Rita Ora,  sigurisht që po e shijon qëndrimin e qetë në Australi, teksa shkoi për të blerë ushqime në një veshje shumë interesante të hënën.

Rita i la pak vend imagjinatës, duke veshur një fustan të zi të tejdukshëm që ekspozonte të brendshmet e saj të zeza seksi në pjesën e poshthme, shkruan DailyMail.

Ylli me prejardhje shqiptare, e cila fluturoi në Australi përpara xhirimeve të spektaklit “The Voice 2022”, kompletoi pamjen e saj me një palë sandale të zeza, syze dielli të mëdha dhe një maskë ngjyrë gri për fytyrën.

Duke zgjedhur rehatinë në vend të glamurit, Rita u shfaq pa makijazh dhe i kapi flokët e saj bionde në stilin bisht.

Këngëtarja u shoqërua nga motra e saj Elena Ora për ekspeditën e blerjeve dhe bëri çmos për t’u bashkuar me turmën ndërsa endej nëpër korridoret e supermarketeve.

1 komente në “FOTOT/ Rita Ora bën pazar me fustan transparent, i theksohen linjat trupore”

  1. Niku says:

    Na e shpifet me kete putane gabele, qe e vetmja “zotesi” e saj, eshte qe del me breke per te fituar emer dhe cdo muaj nderron “kuajt” per te lepire ndonje kocke nga pasuria e tyre…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje