Rama bën sërish për "ujë të ftohtë" kryebashkiakët: Keni nivel indiference të lartë në raport me qytetarët, më thonë se "duhet të ishit fut në burg"

14 Dhjetor 2021, 12:55Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar kryebashkiakët kur tha se shumë prej tyre janë indiferentë me problemet e qytetarëve.

“Pjesa tjetër e ankesave që për fat të keq nuk kemi qenë në gjendje për t’i dhënë drejtim lidhen me pushtetin vendor, është për t’u habitur që bashkitë kanë një nivel indiference shumë të lartë në raport me ankesat e qytetarëve në platformë gjë që tregon se bashkitë kanë një nivel indeiference shumë të lartë në raport me qytetarët në përgjithësi e ky është një problem shumë i madh”, theksoi Rama.

Kryeministri nder te tjera tha se ndoshta do të vijë dita që edhe martesat të bëhen online.

“Kini parasysh që mbi 1 mijë shërbime janë në telefon, 95% e shërbimeve dokumente që jep shteti, vetëm 5% janë si puna e martesës martesat online nuk i kemi akoma po mbase do vijë dita që do të bëhen, madje pardje po lexoja që kanë fillaur njerëzit të martohen edhe online por nuk e kemi këtë shërbim, se janë disa shërbime që e duan prezencën fizike”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

“52 mijë s’janë të gjitha ankesat që kanë ardhur janë pothuajse dyfish por në pjesën tjetër të ankesave ka një pamundësi zgjidhje, ka pasur më saktë për dy arsye.

Njëra se një pjesë janë të lidhura me pushtetin gjkyqësor e këto nuk i zgjidh dot platforma se s’është gjykatë. Nëse një cështje është gjyqësore këtë nuk e trajton dot qeveria. Se është për t’u habitur që sot e gjithë ditën njerëzit edhe në rrjetet e mia sociale shkruajnë ky e ai gjykatës deri te pse nuk fute në burg këtë e pse nuk fute në burg atë se jeni bashkë, se po mos ishit bashkë do ishit fut në burg. Nuk fut në burg qeveria njerëz.

Nuk është kryeministri apo ministrat prokurorë. Ne i dimë shumë mirë cfarë problemesh ka pushteti gjyqësor e për këtë arsye kemi ndërmarrë gjithë këtë reformë në drejtësi.

Pjesa tjetër e ankesave që për fat të keq nuk kemi qenë në gjendje për t’i dhënë drejtim lidhen me pushtetin vendor, është për t’u habitur që bashkitë kanë një nivel indiference shumë të lartë në raport me ankesat e qytetarëve në platformë gjë që tregon se bashkitë kanë një nivel indeiference shumë të lartë në raport me qytetarët në përgjthësi e ky është një problem shumë i madh.

Me futjen e mekanizmit të sanksioneve financiare në ligj nuk është më cështje subjektive vetëm por edhe ligjore dhënia përgjigje e zgjidhje qytetarëve,

Në rastin e Bashkive përvec një detyrim i drejtpërdrjtë se janë pusheti më afër qytetarit sanksionet do bëjnë që të jetë shumë më pranë njerëzve edhe fakti që një institucion vendor i caktuar nuk iu përgjigj këtij qytetari.

8 komente në “Rama bën sërish për “ujë të ftohtë” kryebashkiakët: Keni nivel indiference të lartë në raport me qytetarët, më thonë se “duhet të ishit fut në burg””

  1. qytetar says:

    Sa ishte temperatura e ujit te ftohte….26 grade ?!

  2. Beni says:

    Një pyetje Ramës: Kush i bëri kryetar bashkie këta legena, plehra, hajdutë, maskarenj, imorale?
    Përgjigjja: Rama, dora vetë

    1. Ilir says:

      Ke pyete? Kujt ju pergjigje?

  3. Like floriri says:

    Obobo, aman se mos ftohen nga dushi!!!
    Keta nuk pjerdhin per Edin, vetem per leket o mik…
    Shiko cdo sherbim te Tiranes edhe te shpifet, lere me rrethet qe jane m…t.

  4. ?????????????????? says:

    Po ti Jo more horre hajdute??? I shall shume shpejt ti dhe Sali Berisha ilir Meta dhe Lulzim Basha ju jeni horrat e vertet te kombit Shqiptare sote jeni klysh te Enver terroristit

    1. patrioti says:

      Sa klase shkolle ke , more ti me plot flamuj ?

  5. Austin says:

    Nuk e thotë drejtpërdrejt, por e ka për lali erin

  6. lesh e li says:

    Ky Rama ka gjynahet e veta po ka dhe nje realitet; shqiptaret futen ne garen bashkiake kryesisht per te vjedhur. Idea e pare e tyre nuk eshte puna e ndershme, po korrupsioni. Krahasoni financat e tyre para dhe pas qenies bashkiak. Teresisht e ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje