Sali Berisha në kërkim të budallenjve dhe viktimava për hallin e tij familjar

14 Dhjetor 2021, 11:27Blog TEMA

Nga Adriatik Doçi

Sa për kujtesë, pushtimi i ndërtesave me forcë është element i veprës penale të kryengritjes dhe për organizatorët parashikohet deri në burgim të përjetshëm.

Belind budallai, i cili kërkonte dje vulën buzë Lanës, duhet ta dijë se ky nuk është puçi i parë i Sali Berishës për interesat e tij politike, financiare, familjare dhe juridike.

Për grushtin e shtetit të 14 shtatorit ’98, kur u qetësua situata dhe nisi të vepronte ligji, Sali Berisha i shiti të gjithë ushtarët e tij, të cilët u dënuan njëri pas tjetrit.

Vite më vonë tha se kishte bërë shaka që akuzonte Fatos Nanon për vrasjen e Azem Hajdarit, të cilin e baltosi, ‘ngriu’ dhe përshtyu sa ishte gjallë, ndërsa e përdori për të marrë pushtetin me dhunë kur u nda nga kjo jetë.

Ndoshta në fund të jetës do rrëfehet se vrasjen e Azem Hajdarit e ka organizuar vetë, siç edhe besohet.

Sali Berisha vërtetë po lufton për jeta a vdekje për të gjetur një strehë politike për Familjen e tij non grata, por kur vjen puna e konsumimit të veprave penale, përdor gjithnjë të tjerët, duke shpëtuar prapanicën e tij.

Urdhëroi verbalisht SHIK për zhdukjen e Remzi Hoxhës vetëm se Hoxha e pa në një takim me Mollosheviçin në Shën Naum.

Urdhëroi Bashkim Gazideden për përgjimin e Azem Hajdarit, rrahjen kundërshtarëve në PD dhe PS, lidhjet me celulat terroriste, për pushtimin e Jugut etj.

Urdhëroi Safet Zhulalin për të bombarduar Jugun, por sapo Zhulali ia kërkoi urdhrin me shkrim, Berisha e ‘ngriu’ siç ‘ngriu’ Spartak Ngjelën vite më vonë.

Urdhëroi Fatmir Mediun për ngritjen e fabrikës së vdekjes në Gërdec, biznes i Xenit, ku humbën jetën 27 fëmijë, gra, burra dhe të moshuar. Pas shpërthimit, mohoi edhe baxhanakun e tij, Mehmet Hoxhën, i cili u hodh në erë.

Urdhëroi verbalisht vrasjet e 21 Janarit 2011, krim për të cilin është gati të rrëfehet Lulzim Basha. Pas krimit tha se kishin vrarë njëri-tjetrin, më pas nga plumbat rikoshet, më tej se kishin kaluar rrethimin dhe në fund se do të vriteshin 3 mijë, por jo me dorën e tij.

Sali Berisha kërkon budallenj dhe viktima për hallin familjar.

Kush i zbaton urdhrat verbalë për punë të zeza, e mban me gajret, kush nuk i zbaton i fut një të ‘ngrirë’.

19 komente në “Sali Berisha në kërkim të budallenjve dhe viktimava për hallin e tij familjar”

  1. 1 says:

    Je i madh Adriatik.Shkrimet e tua i lexoj me endje se kane vertetesi dhe profesionalizem

  2. "BOHOTINA" says:

    Shkurt: Vampir, monster, vrases, perbindesh, kusar, pabese, delenxhi, intrigant, spiun, fashist, …

  3. Dauti says:

    Demokratet qe vetem te tille sjane,kan bajga ne vend te mendjes, sju punojne pistonat e trurit fare.

  4. xhoxhi says:

    E vetmja rrugë për të shpëtuar Shqipërinë dhe ata që i shkojnë mbrapa është arestimi dhe gjykimi i tij për gjithë krimet e përmëndura më lart.Ka 30 vjet që shumë shqiptarë i shkojnë mbrapa si kone me sy mbyllur një gabim që e bëmë me Enverin për 44 vjet i cili na vuri këmbët në një këpucë.Sado mbështetës të qelbur që ka, ndoshta edhe sa u mblodhën në stadium,ata nuk përfaqësojnë Shqipërinë por Berishën.Ja pra prandaj duhet të protestohet me forcë kundër këtij njeriu psikopat që kërkon puhstet me forcë…Nuk e di pse po zgjat kaq shumë arestimi i tij?

  5. ramizi says:

    Koken e vet do te haje, monstra..

  6. Xeni says:

    Po meqe e thote ky Doçi ashtu duhet te jete.
    Kartifoze te Rilindasit
    Me gazete ne dore versuluni perpara per fitore.

    1. John says:

      Meqe eshte realitet or “Xeni”, njerezit e lexojne dhe kuptojne qe shkrimi eshte mire i goditur. Saliun nuk e shpetoni dot.

  7. Ka tru muli says:

    Budallenj ka me shumice ne kete vend,e veshtire eshte te gjesh njerez te zgjuar
    Ata qe brohorasin per vampirin sali,nuk kane tru por tallash.

  8. andi says:

    Mire e ke shkrujt ti doc i docerve

  9. andi says:

    Mire e ke shkrujt ti doc i docerve, tamam prej mirditet ortej

  10. Mal Uka says:

    Adriatik Doqi po rruen koqe e krijon ngjarje prej lloqi ! More rrenacak , i shitur e mjeran qe e lype serbine
    Rusine me e pase vatan ! Salih berisha eshte njeriu ma i paster qe e ka shqiprija O adriatik Mafija !
    Po Salihut gjithmon besa qe e kishte e ka mashtrue Se dihet qe njezit e beses nise nga vehtja leht mashtrohen
    Me kujtohet njefar Bamir Topi te cilit Saloja i besonte dhe me qafe e krye e beri president E ai far topi i qergashve
    krejt lojen e maskarallakut e beri kunder Salos por ia hanger Mutin siq po ia han Lul shtriga e vorreve te
    gjakut fashist si njeri i pist As kim-ja e kines as cpifunat e detit skan me mujte me i gjete care vehtit
    Se Salih berisha eshte kokrra e shqiptarit dhe kurr kurr se korite vorrin e te Parit !

    1. Asd says:

      Ke te drejte. Eshte shqiptar si ty. Shpresoj te te pelqeje si kompliment!

  11. Faji says:

    Dhe, meqenëse kishte dhënë urdhëra verbale në vrasjet e 21 janarit, urdhëroi fshirjen e të dhënave nga serveri i k/ministrisë, që të mos gjendeshin faktet. Nuk duhet harruar IT i k/ministrisë që bëri pastrimin e serverit, që më duket se ka mbërritur deri në Parlament si deputet!

  12. Qishamotreneme says:

    Akoma terheq zvarre Shqiperine Salih Ram Bytha.E tmershme.U plaken 2 breza me kte kerrme qe na eshte nateruar keq neper kembe.
    Dhe kur te vdese ky qelbesire litarin jasht do e lere

  13. zotnia juej salih brrisha ,
    komandanti Legjendare miku dhe i dashtuni i Amerikaneve Miqve tan te Medhenje ,
    duke shqyrye gjendjen tuj ,
    promenin tuj ,
    sikletin tuj,
    friken tuj
    .
    e tuj – tuj -taj ,
    afrojme Viktima me shumice der ne 21 – Kamikace Demokratike
    secili kushton ,jo aq shum se basha i zhvati Buxhetit te Shtetit per Rrugen _ durres -morin 230Miljon €
    por
    1 Kamikace kushton 1 Miljon €
    e cdo te thote per nji Cub te PD si ju 1Miljon bre burre i dheit ?
    Presim te na kontatoni sa ma par .
    Firma Hajderri ,
    Me rrespekt nga Firma e Vullnetareve Viktima . ?

  14. Flamur Nelaj says:

    O Adriatik , je gjigant …..

  15. Qe edhe Saliu edhe Luli jane hajdut kjo ska dyshim por kur shikon nje tufe trutharesh qe vrapojne pas cubit Sali nuk eshte normale.Te gjitha kanalet e tv mbreme diskutonin gjithe pasion per veprat e ligjshme te edepsezit Sali kurse nje tjeter idiot thoshte se kishin hapur zyren e kryetarit te rinise dhe kishin vjedhur gopin e semes dhe nuk i shqeteson asnjerin fakti per miliardat qe ka vjedhur Saliu me familjen duke shfrytezuar pushtetin. Ne qofte se eshte i paster kerma Sali te provoje Sarajet e familjes si vihen me rroge shtetl dhe miliardat qe ka ne bankat jashte vendit. Pra njerezit me bisht qe duan partine te paster te mesojne se ku vajten pasurite nentokesore ne doren e kujt,po chez po karburantet po miliardat e ushtrise po prônât shteterore sepronat e pronareve te vertete jane toke e xanun.

  16. Xeni says:

    Po mire more Kartifozet e Rilindasit.
    Meqe ju pelqen kaq shume shkrimi I Merove, frrokeve, ngjeleve, Patave e Doçerve mblidhini gazetat e me to ne duar demonstroni para SPAK-ut.
    Duket se shumica juaj jeni nostalgjiket e komunizmit. Se ne ate kohe Gazeta te bente gjemen.

  17. Me “DUAR TË PASTRA” per vete , kur gjen BUDALLENJ me shumice ,verdallë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje