Nga Pajtim Bello
Lëvizje tipike Dumbabiste në ide, në organizim dhe në aksion. Një turmë delirante, e prirë nga një politikan manipulator, u dynd në “Air Albania Stadium”.
U shpall krijimi i një rrymë antiamerikane, me platformë, me strukturë dhe me shtrirje gjithë territoriale. Tashmë rryma antiamerikane është realitet i prekshëm, e organizuar, e inspiruar dhe e udhëhequr nga Sali Berisha me ish pashallarët blu.
Kjo si askund tjetër, as edhe në Republikën Serbska të Dodikut! Në 11 dhjetor 2021 Saliu kaloi pikën e moskthimit ose siç thuhet Kaluan Rubikon-in! Për atë nuk ka kthim mbrapa. Ia ka hequr siguresën granatës offensive, e mban në dorë dhe kërcënon: Mos mu afroni se e hodha!
Ai, por jo i vetëm, me puç delegjitimoi strukturat e PD, shpalli rithemelin e sajë dhe programoi referendum për miratimin e shkarkimit të Lulzim Bashës. Kështu ka lënë të hapur një front beteje ku ai në çdo moment mund të ndezë konfliktin dhe prej këtu urën e zjarrit ta transmetojë kudo që t’ia lypij nevoja.
Ndërkohë, para mbi 9000 simpatizantëve të tij, shpalosi strategjinë dhe platformën e lëvizjes së tyre antiamerikane. Kur tha: ”Është e dhimbshme të shohësh ambasadoren e SHBA-së të sillet si guvernatore, njëlloj si dikur ambasadori Sovjetik në Tiranë.”, i bëri me dije opinionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar se SHBA e sotme është BRSS e kohës së Stalinit,..”.
SHBA shkel sovranitetin e një vendi, shkel sovranitetit e një partie, shkel të drejtat e qytetarëve në vende sovrane etj..përralla që Saliu i shpalli dhe u brohorit prej turmës delirante antiamerikane. Kjo është baza politike e platformës së lëvizjes antiamerikane.
Për këtë nuk u la vend për interpretim apo dilemma, sepse u tha troç. Në strategjinë e lëvizjes është propagandimi i kësaj platforme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Vijon seriali i foltoreve me moton: në SHBA kundër SHBA.
Pritet të organizojë foltore në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi; pse jo edhe në vendet e BE ku ka emigracion shqiptar të ndjeshëm.
Fronti i rrymës antiamerikane kërkon shtrirje në të gjithë Europën dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor; Dodik nuk mund të lihet e vetmuar në këtë front! Në këtë sipërmarrje Saliu përpiqet të tregojë epërsi, pozitë të fortë për të diktuar kushte kundershtarëve, perfshi edhe SHBA; gjithnjë në raport me hallin e vet. Nga Air Albania Stadium shpalli ultimatumin: “Ftoj SHBA të rishqyrtojë vendimin e tyre. Arroganca nuk është virtyt i njerëzve të lirë.” dhe duke kërcënuar iu drejtua mbështetësve: “Ndryshe unë do të vazhdoj i palëkundur së bashku me ju,..”. Nënteksti i qartë: tashmë kushtet mund ti vejë lideri i lëvizjes antiamerikane në Shqipëri dhe më gjerë! Ai mendon që në ditën e kijametit para ambasadave te SHBA në Shqipëri, në Ballkan dhe në Europë të protestohet me foton e Saliut në duar!
Për Saliun lufta është e fituar prej tij qysh në 11 dhjetor 2021. Por gabohet rëndë. Saliu kaloi pikën e moskthimit dhe korri një fitore të hidhur. Beteja e vërtetë fillon tani. Strukturat legjitime dhe antarësia brenda PD janë çliruar nga mëdyshjet. Saliu u shfaq si një antiamerikani i betuar. Lëvizja nuk ka të bëjë fare me demokratizimin e PD por me ineteresat personale të Saliut dhe me objektiva të antiamerikanëve në Shqipëri e në rajon.
Tashmë Lulzim Basha duhet të adaptojë taktikën e një Blickrig-u të vërtetë: shpejtësi, fleksibilitet, iniciativë, befasi, agresion mediatik dhe prezencë non stop në antarësi. Asgjë nuk i duhet lënë rastësisë. Përballë ka si kundërshtar një përbindësh politik. Ndaj tij duhet të luftojë me metoda, sjellje dhe mjete si të atij.
Mjaft ka heshtur, mos të mbajë më rezerva për hir të “respektit” ndaj ish liderit. 18 dhjetori është beteja finale që PD legjitime dhe Lulzim Basha duhet ta fitojnë. Vetëm kështu do ti mbyllin llogaritë me hordhinë antishqiptare dhe antiamerikane. Është betejë që iu takon ta bëjnë ata edhe për të venë në vend nderin e nëpërkëmbur të demokratëve të vërtetë.
Jam duke ndjekur Saliun dhe horrat e tij qe po dhunojne seline e pd-es,ky kriminel do qe te rikthej vitin e mbrapsht te 1997,shpresoj qe SPAKU ti veri hekurat ketij krimineli te kombit shqiptar.
Duhet zhdukur nje here e mire burimi i te gjitha te keqijave te Shqiperise. Ky eshte kryehipokriti, kryedemagogu, komunisti i qelbur Sali Berisha. Asnje te mire nuk do te kete Shqiperia pa hequr kete tumor.
Shajeni sa te doni Saliun me fjale, komunist apo kurvar. hajdut apo kriminel.
Ato jane nje hic per te. Nje kriminel qe ka vrare, ne koke i mbetet vetem vrasja dhe krimet e tjera qe ka bere atij i zhduken nga memorja.
Edhe Saliu eshte nje i tille,por edhe vrasjet e tij nuk jane gje ne krahasim me krimin me te math te tij. I vetmi krim ne mendje te tij eshte qenia e tij si agjen i Serbit. Kur ju i thoni vrases, apo hajdut ai qesh nen mustak. Ai mendon vazhdimisht per qenien e tij spiun qe nuk e le te qete. Ai ka punuar vazhdimisht sipas udhezimeve te udbes dhe ka menduar se vet i ngjan te jemes serbe dhe keshtu justifikojn veten si serb qe eshte. Ne thelb ai eshte nje psikopat spiun…
Ashtu si dhe ai vrasesi qe permenda me larte, qe gjitmone vete ne vendin e krimit, edhe Saliu akuzoi Ameriken. Ai para vdekjes shkoi ne vendin e krimit. Ai nuk mund te vdese pa pranuar se Ameriken e ka shkerdhyer dhe Shqiperine e ka bere rrumpalle sepse ashtu ja donte puna Rusise dhe Serbise. Me ne fund ai vajti ne vendin e krimit! Lereni ate atje dhe mos u merrni me te se ashtu mendon se ka qene dikush.
I ke rene pikes Pajtim. Per Saliun po numerohen ditet mbrapsht, po i vjen fundi ku do te mbulohet turp. ja sot iu sul selise PD qe te krijonte konfliktin dhe te fillonte nje mesymje ala Kuliç-Salih. Po sot u kap Llalla, miku i aferave te Saliut dhe Ilirit. Pritet te vij Luan Hoxha nga shba te deshmoje per Zenin, Mediun dhe Saliun…mbi Gerdecin. Do te kete edhe me. Koha do te punoje per nje PD te vertete ne krahun e Luzimi, qe sot filloi te flasi per cudite e saliut: 1997, 11 janari etj.. Forca Luli, hapu dhe derdhi te gjitha… Teli
Bravo SD. Fjale me mend, salihu duhet braktisur..Le te hungerije e ulurise ne kasollen e vet.. Cika