Partia që në ditën e lindjes përfundoi në gjykatë divorci

11 Dhjetor 2021, 22:57Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Njerëz kishte boll. Edhe entusiazëm po ashtu. Që të dyja duhen kur kërkon t’i marrësh sa më shumë mall e katandi ish-bashkëshortit, me të cilin tashmë je në proces divorci. Por kur të mungon procedura, ose më saktë këtë të fundit e ke me faull, edhe produkti vetë është me hije dyshimi. Dhe këtu shfaqet në horizont gjykata.

Kongresi i Sali Berishës sanksionoi zyrtarisht se Parti Demokratike do të përfundojë në një tavolinë gjykatësi për të ndarë të drejtat mbi siglën, vulat dhe gjithçka vjen pas. Zgjodhi ditën më të papërshtatshme të vitit për ta bërë këtë, ditën e lindjes së vet. Por ja që ky ishte vendimi i nja gjashtë a shtatë mijë demokratëve, mes të cilëve shumë delegatë të mbledhur në Arena Kombëtare.

Doktori e fitoi shoun e forcës me Bashën, të cilit i la oborrin e partisë me pak qindra vetë të grumbulluar më shumë si për vaki, sesa për festimet e ditëlindjes së PD. Nuk përbën lajm që kur fjala është për të mbledhur njerëz, Berisha është markë e mirënjohur. Çeshtja tani është që pirgu i letrave për të cilat u votua nga të thirrurit e kongresit, të përkthehet në vepra. Pra, që të njihen nga një gjykatë ndryshimet e propozuara të statutit të partisë, që të zbatohet shkarkimi i kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe kryësisë dhe së fundi…që të nxirret nga zyra Lulzim Basha.

Me fjalë të tjera, pas fishekzjarreve e tollumbaceve vjen e kudondodhura procedurë. Jetojmë në një sistem ku gjykatat, vulat, letrat me kokë dhe të drejtat e fituara sipas rregullave, janë ato që fitojnë në fund. A i kishte Kuvendi i Berishës këto elemente?! Këtë sot e ka të vështirë ta thotë edhe më i flakti i përkrahësve të Doktorit.

Në debatet e pafundme që paraprinë ditën e sotme, njerëzit pranë Berishës fshiheshin pas natyrës speciale të thirrjes së kongresit, për të kompensuar faktin që 4200 formularët s’u hapën kurrë publikisht dhe që procedurat e kongresit nuk kaluan nëpër hallkat institucionale ku duhej të kalonin.

Shumëkush mund të thotë se Berisha ka popullin me vete, u pa edhe në Arena Kombëtare. Pse duhen këto lloj vogëlsish? Duhen edhe shumë madje, sepse menjëherë pas kongresit, edhe vetë demokratët e Berishës deklaruan se do t’i drejtohen gjykatave për të përligjur produktin e asaj që ndodhi në mes të shiut në stadiumin më të madh të Shqipërisë.

Ndarja definitive që ndodhi sot mes dy palëve në PD, shënon fillimin e kalvarit të letrave. Kemi hyrë në fazën e “legalizimit” të ndërtesës së re të Sali Berishës. Emri ka pak rëndësi, duhet vula dhe firma e gjykatësit. Kemi hyrë gjithashtu edhe në marrjen totalisht dhe zyrtarisht përsipër nga ana e fraksionit më të ri, të hallit personal të Doktorit me amerikanët. Mjafton të shohësh sesi gjysma e fjalimit të Berishës, që duhej të inauguronte partinë e re demokratike, u mor me Departamentin e Shtetit, ambasadoren Kim dhe Xhorxh Sorosin.

Ky fund i partisë më të madhe të djathtë, me sherre, fyerje, kërcënime, votime e kundërvotime, që mund të shkojë deri në zaptime zyrash dhe përplasje fizike, është spektakli më i shëmtuar që mund të ketë ofruar një forcë e madhe politike për popullin e vet. Divorci në ditën e lindjes ngjan me një fatalitet kozmik që duket i shkruar në filxhanet e kafesë së plakave. Edhe Berisha edhe Basha kanë përgjegjësi historike për këtë shfaqje të shëmtuar që kanë ofruar në këto orë. Mosdija dhe mosdashja e gjetjes së një kompromisi për të shmangur thirrjen e kongreseve në shi e me sufllaqe e shishe uji në dorë, është papërgjegjshmëri e pafalshme e dy burrave që po urrehen sot më shumë sesa janë dashur në 16 vitet e fundit.

Kalvari eventual i gjyqeve për stemën, vulën, zyrat dhe parkingun e partisë, është një finale dramatike për një parti që ka qeverisur gjysmën e tranzicionit shqiptar. Në mos e paçin ndarë mendjen fitimtarët e rinj që ta zaptojnë me forcë selinë dhe atëhere të marrin përsipër jo vetëm damkën non grata të Berishës, por edhe kthimin e tij tek instiktet e vjetra për të cilat njihet aq mirë ndër shqiptarë.

 

7 komente në “Partia që në ditën e lindjes përfundoi në gjykatë divorci”

  1. Non grata says:

    Sa te jete gjalle fizikisht ai njeri dhe nuk do arrestohet ky popull do vuaj histerizmin e tij

  2. Sul Korriku says:

    Dera per te hyre ne statutin e ri eshte statuti i meparshem. Si puna e pin-it: te vendosesh pinin e ri duhet te futesh me pare me pinin e meparshem. Kaq i thjeshte eshte rugetimi.

  3. Belind Kerriçi says:

    Ne 30 vjetorin e formimit PD me ne fund shpetoi nga Berisha. U pastru oborri shqupit nga piçderrat. Jepni nji seli ne bathore dhe te rrijne atje se qelben Tironen per 30 vjet rraca mutit. Pushtetin ta harrojn Kelliçet e Nishanet me Ameriken kundra.

  4. raul says:

    A e pate kush kishte ardhur ne ate miting te naziskineve te mamurrasit te komanduar nga kryevagabondi i pds Muli horri. Kishte ardhur dhe kryeperbindeshi i Shqiperise Sali Lushe kundertanku qe terrorizoi Tiranen ne grushtin e shtetiti te deshtuar ne 1998 me tankun e rrembyer tek garda dhe me nje grup banditesh mbi tank. Kishte ardhur dhe kryefunderrina e Shqiperise Stresi qe para 3 vitesh u prishi krishtlindjet Tiranasve duke djegur e shkaterruar zbukurimet e krishtlindjeve me banden e Astirit. Ky eshte niveli i mitingasheve qe cirreshin dje ne stadium sikur kishin ardhur nga Talibenet e Afganistanit. Por populli Shqiptar nuk do lejoje kurre qe kjo bande te rikthehet perseri ne pushtet por do i thyeje hundet dhe do ta hedhe ne koshin e plehrave te historise me vote demokratike ne 2025 perfundimisht.

  5. Petrit says:

    I nderuar Minxhozi.
    Ti , unë dhe nje pjesë e mire e shqiptarëve kemi jetuar vitet e komunizmit.
    Menyra e vetme e atij sistemi ishte perçaj e sundo.
    E dimë shume mirë se si njerin vella e burgoste dhe tjetrin e bente sekretar partie.
    Dhe ketu besoj se biem dakord se qellimi i komunsteve te rinj me ne krye Shokun Rama ky ishte.
    Pra perçarja e se djathtës shqiptare.
    Dhe keshtu ai mund te qendronte ne pushtet i pa shqetesuar edhe gjithe jeten po te deshironte.
    Por te gjithe biem dakord se te pakten “formalisht” ate sistem e kemi lene mbrapa tashmë.
    Dhe ne demokraci ashtu si ne çdo lojë te rregullt e te pranuar nga te gjithe ka disa rregulla.
    E perderisa behemi pjestarë te kesaj loje rregullat duhen zbatuar me perpikmëri.
    Ato qe ne lojë quhen goditje poshte brezit jane te denueshme per te gjithe.
    E ketu na pelqen apo jo shoku Rama ka dhe kete goditje poshte brezit dhe duhet te paguajë pasojat.
    Si perfundim se u zgjata shume nqs Zoti Basha thote dhe vertetë e mendon ate qe thote se po “lufton” per shqiptarët dhe per te rrezuar kete regjim te ngritur nga Edi Rama gjeja me e bukur qe mund te beje te dalë perpara popullit e te thote se bera sa munda , nuk e di se sa ja kam arritur por tani po hap krahun duke shpresuar dhe uruar qe ai qe do te vijë pas meje te bejë ate qe te gjithe e duam: rrezimin e regjimit.
    Me repekt nga Italia ?? ?? Petrit Shyti

  6. Sokoli says:

    Ky kuvend i mbledhur nga Sali Berisha pa u miratuar nga institucionet e Partise Demokratike e te zgjedhura nga Kuvendi i meparshem,para dy -tri mujesh , nxori disa vendime. Keto vendime nuk duhen te meren parasyshe nga organet e drejtesise,sepse do te jte nje precident i rrezikshem per jeten e partive tona politike , sepse do te kalojme ne nje amarshi . Eshte si skenari i anullimit te zgjedhjeve te 30 qershorit 2019 ,ku nuk duheshin zhvilluar se nuk merrte pjese opozita e nuk mund te organizoheshin me pa kandidat konkurues. Po te ishte aprovuar ky skenar, do kishim hallakatje sa here te kishim zgjedhje. Edhe ky kuvend , po te njihen vendimet nga gjykatat. do te sjelle probleme. Shume politikan e sidomos deputet, do orvaten , duke u nisur nga mospelqimi i kryetarit te organizojne kuvend rrezimi te kryetarit aktual dhe institucioneve te tjera partiake. Pra do ti hapi rruge puceve pariake. Nje politikan ,sidomos ata me peshe besimi tek populli, i mbledhin pa frike 2000 simpatizant. ,plus te pakenaqurve. Kopjojne logot e partise, kartona po ka boll, biznesmen po ka qe u intereson dhe paguajne. Athere ku shkojme ? Perse zgjidhen institucionet e Partise dhe pse hartohet nje statut.? Kuvendi i Saliut u mblodh jashte rregullave statutore. Vertet ishin 1/4 e ish delegateve, po ku u diskutuan problemet e ngritura? Kush i autorizoi per hartimin e ndryshimeve ne statut ? Si ka mundesi te jete i paligjshem nje kryetar i zgjedhur me 85% te votuesve ? Si ka mundesi te jete ilegjitime nje kryesi e zgjedhur para dy muajesh . Ku ishit ju thikasit pas shpine Sali Berishe, ritan Shehu , Agron Shehaj ,ky qe nuk iu nda per asnje caste prapa bythes se Bashes para shpalljes se kanditaturave? Ku ishtin zv/kryetaret ; Paloka e Spaho ? Pse nuk e hapet gojen,por gjetet rastin e te pabesit Sali dhe i ngulet thikat Lulzimit ? Po ti moj Albana Vokshi ku ishe? Pse Mark Marku foli dhe bravo i qofte per burrerie . Gjykata mos e perillni kete kuvend . Mos i dorzoni vulat e PD. PO te bejne kerkese per parti tjeter ,eshte tjeter problem.

  7. "BOHOTINA" says:

    Po te zbatohet paragrafi i fundit Minxhozi, me siguri ajo parti e Salihut do te shpallet parti terroriste…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje