Nga Sadik Bejko
Sot, nesër, në çdo familje shqiptare flitet e përflitet. Është një prag politik i mbrapshtë. Ç’ bëhet me përplasjen Berisha- Basha?
Mund të mos jesh me asnjërin. Po duke përtypur një kafshatë bukë me miq a me familjarë të tu, bie fjala: çfarë bëhet kështu?
Dhe njeriu duhet të shprehet në këtë tryezën e vogël, intime. Ashtu pa hipokrizi, si në familje.
Më këtë gjuhë po flas
Jo me atë të analistëve. Ata marrin zarfet me para. Ata janë horrat e pasuruar, të korruptuar rëndshëm prej politikës.
Pra, po flas si në tryezën time të thjeshtë, si me vëllanë, djalin, nipin.
Ç’ bëhet? Vjen dikush nga USA. Ai jep një mesazh të qartë.
Dhe Sala nuk jepet. Dhe Sala nuk kthehet. Me dek burri Sala nuk lidhet… nuk lidhet as me dek.
Këto janë trapllëqe folklorike. Turp të vjen t’i përmendësh.
Sala i Berishës po i mban karshillëk botës. SALA… kundër NATO-s e kundër Traktatit të Varshavës. Si atëherë. Edhe sot. I mjeri ai? Të mjerët ne. Kujt po i mban karshillëk?
Ne jemi një vend aq i vogël, aq i varfër, sa nuk e meritojmë një vëmendje të tillë amerikane. Nuk e meritojmë që Amerika të na e thotë troç: mos e ndiqni atë marrokun, atë folklorikun e gërbulur, atë coftinën me emrin Sali.
Nuk jam njeri që ul qafën si skllav para Vëllait të Madh. Nuk e nënvleftësoj vendin tim.
Por jam realist.
Kaq këllqe kemi. Jemi të mbytur në borxhe. Djemtë tanë të rinj përditë po na ikin. Gocat tona më kohë janë bërë mish i bardhë i metropoleve.
Sali Berisha i hipën kalit për së prapi. Kali i tij të hedh veç në humnerë.
Po të ishim popull për së mbari, tani në demokraci do të dinim ta përdornim votën. Shembull është Kosova. Ajo i hodhi në kosh elitat e vjetra prej 20-30 vjetësh.
Ne po kthehemi pas tek njëri, te më i mbrapshti politikan i tranzicionit fatkeq shqiptar. Te Sali Berisha.
Saliu sot është vetëm fatkeqësi.
Thirrini mendjes sa nuk është vonë.
Ne nuk e kemi luksin të ndjekim nga pas ata të shpallurit mendjemykur, të ndjekim ata që me sy të lidhur kalërojnë në marrëzi, ata që kalit i hipin vetëm për së prapi.
Z.Sadik!
—-Dakord me ty,por tashme kali i Saliut e ka hedhur Berishen ne humnere dhe prej andej nuk del me.
— Ky eshte fundi i Neronit shqiptar.
Turp i madh kush e mbeshtet kete kriminel.
Si eshte e mundur te kaperdisesh mijera viktima qe kane vulen e vrasesit Berisha.
Ne vitet e para te pas 1990-tes politikani modest dhe i mencur i partise ekologjike,i ndjeri Namik Hoti beri nje parashikim profetik duke thene;” Sali Berisha nuk i zbret kalit vec me e vra”! Kjo thenie profetike e Namik Hotit eshte vertetuar dhe po vertetohet edhe sot.Dhe nga ana tjeter po vertetohet dhe thenia e vete qoftelargurt Vicidolas,thene nje gazetari te huaj se “pas meje le te behet qameti!”Ky eshte Salih Banditi Vicidolas.Problemi eshte se mire ky kriminel i lindur qe i ka dhene karar dhe e di e gjithe bota se cfare monstre eshte,por ata qe i vene mbrapa? Dhe ketu nuk kam parasysh brigante te tipit Paloka ,Stazimiri,Bylykbashi,Tritani e ndonje tjeter kamikaz i tij,por per persona qe kane synuar dhe kreun e kesaj bande-per mua,parti per nje pjese tjeter si Kulluri,Agron Shehaj,Edit Harxhi e te tjere si Nishani qe ka qene dhe president i vendit! Fatkeqesi e madhe te shohesh se deri ku katandisen disa persona e behen gazi i botes per nje karrige!Turp per ta dhe per politiken tone qe perbehet dhe prej ketyre dumbabisteve!
Dhe vijme tek me seriozja.Organet ligjzbatuese dhe konkrtetisht SPAKU rri e shoikon se si ky pizeveng kriminel e ben vndin lemsh ,pavaresisht se ne kurriz te tij ka nje mal me prova,me akuza e me deshmitare qe kane deshmuar e deshmojne perdite se ky vampir e ka bvendin vetem ne burg.Dhe vete zoti Eskobar pyeti se pse nuk hetohet,ndeshkohet e denohet nje person i tille! Cfare kerkon me shume Arben Kraja qe te urdheroje arrestimin,hetimin e gjykimin e kesaj pjelle hitleriane ne kete vend? Apo te mendojme se dhe Kraja eshte i kapur nga kjo monster dhe ka frike te hape dosjen e tij! Deri kur do vazhdoje ky kulish bandit ,supermilioner i degjeneruar te livadhise i lire e te perndjeke njerezit si puna e doktorrreshe Margarites me te shoqin qe iku nga kjo bote e terrorizuar nga ky bandit?!Vetem milionat per organizimit e gjithe kesaj komedie nga ana e tij jane shume per tu justifikuar me “pagen” e “kursimet” e ketij peshkaqeni te korruptuar.Do vazhdohet te anashkalohet ky person,kur prokurore e gjyqtare jane perjashtuar nga vetingu vetem per ndonje hyrje e pasuri te pajustifikuar plotesisht dhe kur shqi[ptare te thjeshte futen ne burg dhe per shkelje ligjore te paperfilleshme e pa ndikim ne jeten shoqerore e politike te vendit!
O Sadik me kete shkrim mendon se do e shpetosh ate debilin tend gjobvenes (Bledar) nga vetingu.
Ti qe quan vehten “zhulat” je qelbesire, je legen qe do te mbrosh nje komunist serbe, Sali Berishen vazhdues i kauzes pro serbe ne Shqiperi. Keta pisa qe deklarohen “patriot”.
Te drejte ke profesor Bejko, por, shume vone u kujtove per te dale hapur kunder Berishes, qe dikur i shkoje pas si manar, pasi nuk perfitove pak, kur ishe deputet i PD – se. “Si kofini pas te vjeli”…. Vec, ne nje pike perputhesh ploteisht me te marrin: kur poshteron partizanet dhe deshmoret e LANC dhe ngre ne piedestal kolaboracionistet!
Dy tre probleme qe duhen sqaru ne popull . E para nuk i perket popullit por i perket gjykates , lind pyetja : Me çfare vule po firmosen keto dokumenta sot qe po mbahet nje kuvend i nje pjese te partise demokratike . E dyta , Ja keto qe po shikojme sot ne kete palo kuvend jane ata qe kan vjedhur , shkatrruar , djegur e vrare Shqiperine e shqiptaret