Sondazhi i fundit: 76% e banorëve të rritur të Shqipërisë e duan bashkimin me Kosovën

9 Dhjetor 2021, 13:04Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Rreth 76% e banorëve të rritur të Shqipërisë e duan bashkimin me Kosovën.

Ndërkohë, vetëm 20% janë kundër bashkimit.

Kështu më rezultoi nga një sondazh i zhvilluar në terren anembanë Shqipërisë, si pjesë e një studimi të gjerë ballkanik, që do të publikohet i plotë së shpejti.

Vetëm 1.2% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të jetojë në lagjen, rrugën, pallatin ku banojnë.

Vetëm 1.5% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të jetë kolegu i tyre në punë.

Vetëm 2.6% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të jetë shoku i tyre.

Vetëm 6.7% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të jetë mësues i fëmijve/nipërve/mbesave të tyre.

Vetëm 7% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të jetë eprori i tyre në punë.

Vetëm 7.8% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të martohet me një anëtar/e të familjes së tyre.

Vetëm 12% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan që një shtetas i Kosovës të jetë zyrtar publik në shtetin amë.

7 komente në “Sondazhi i fundit: 76% e banorëve të rritur të Shqipërisë e duan bashkimin me Kosovën”

  1. Lymi Tutit says:

    Me duket shume dizinfirmuese ! Fjalia “sondazh ane e mbane Shqiperise” eshte sh e madhe,por ne kete rast,i sugurte qe eshte “bosh”…. Thjesht pyes sa eshte nr nr total i te intervistuarve ? Aspak realiste qe mbi 90% e jona/shqipetare te vendit ame,jemi dakort qe mesuesit e femijeve ti kene nga Kosova !? Vetem gjuha e folur eshte sh larg gjuhes standarte,qe ne shkolla mesohet…. lexoni dhe degjoni gazetaret kosovare….. nuk flas per plot aresye te tjera….. Sondazhi nuk behet as me 100 as me 1000 persona…. Sondazh i pa baze !! Bashkimi do te vije nje dite ,por integrimi vjen natyrshem dhe per dhjetra aresye,do marre sh kohe. Lymi Tutit

    1. Shkodrani says:

      Mua nuk me pyeten. Megjithate mund te te them se si ne fisin tim me te vertete te madh te gjith jane per bashkim pa hezitim. Fisi im shtrihet nga veriu ne jug ne Kosove, serbi, mal te zi, SHBA, Kanada, Itali, Gjermani etj. Nena eshte nga mesueset me te mira te gjuhes dhe letersise Shqipe qe Shqiperia ka pasur ndonjihere. Universitetin e mbaroi ne Shkoder dhe kurre nuk e degjova te thoshte te tilla marrezira qe thua zoteria jote. Nje nga mesuesit e mi me te mire ishte i lindur dhe arratisur nga Kosova e pushtuar.
      Un e konsideroj veten Geg me nene Toske dhe ne familje kemi tre dhe asnji fe. I vetmi faktor qe na detyron te rrime te ndare eshte politika nderkombetare.
      Bashkimi eshte mireqenie, paveresi dhe dinjitet. Prandaj edhe fqinjet vrrasin, bertasin dhe nuk lene gur pa levizur qe ta ndalojne.

      1. GostiVari says:

        Rrofsh! Të pacim vëlla!

  2. Tuti i Lymit says:

    I dashur Lym,
    Me duket se i perket njerzve qe goten pergjysem me uje e cilesojne gota eshte bosh pergjysem dhe jo plot pergjysem:
    1-Sondazhi me siguri nuk eshte i persosur sepse deri me sot nuk ka sondazh te persosur…Kjo vjen nga statistika qe perdoret si shkence per sondazhet…Statistika nuk eshte shkence egzakte sic eshte arithmetrika…Me vjen keq te te them se ti akoma je ne shkallen e arithmetikes…
    2-Ti flet per nje integrim te “natyrrshem”, qe presupozon kushte ideale. Pra ti, me nje dredhi serbe, ose greke, po na mbush mendjen se nuk eshte koha per bashkim. Ti na sugjeron te presim, qe do te thote “prit gomar te mbij bar”,… Sepse keshtu do serbi…Me e keqja ne kete mesele eshte se na e sugjeron kete mosbashkim si njeri i “shenjte dhe dashamires”.
    Persa i perket ndryshimeve midis shqiptareve, flet si nje injorant, sepse kudo ne bote, ne gjirin e te njejtit popull ka ndryshime si ne gjuhe ashtu dhe ne mentalitet, ne perputhje me kushtet ku ka jetuar individi. Per ilustrim po te them se edhe serbet nuk flasin njelloj. Ndryshe flet ai qe ka lindur ne Beograd dhe ndryshe flet serbisht, serbi i Koseves. Serbet e Malit te Zi psh thone “dobroje vijece” dhe jo “dobro vece” sic thote beogradasi….Ketu nuk po te permend varjantet e kinescesh, qe per ty do ishin nje cudi. Ti edhe Kinen do e coptoje ne 1000 cope sic do coptoje edhe Ameriken…
    Me e keqja jote eshte se ti nuk shikon se edhe ne ne Shqiperi kemi ndryshime si ne mentalitet ashtu edhe ne te flour. Ndryshe flet tosku, ndryshe flet gega. Ndryshe flet myzeqari, ndryshe mallakastra…etj…etj…
    Sipas teje edhe ne nuk duhet te kemi Shqiperine. Ne duhet presim te unifikojme gjuhen, para se te kemi shtetin. Ti or derimen nuk e njeh fshatin tone, ku secili fshat e mban vehten si me i mire se fshati tjeter…Pra ti ndryshimet nejrezore i ve bariere per organizimet shoqerore…Ne fund te fundit haron se edhe zoqte apo kafshet rrojne te bashkuar per te suguruar mbijeteten…
    Nga ana fetare kjo qe presupozon ti eshte herezi antishqiptare. A e ben se je idjot apo me qellim, zgjidh e merr.

  3. ben says:

    Vetem armiqte tane jane kunder bashkimit Shqiperi-Kosove. Bashkimi ka qene amaneti qe na ka lene i madhi Gjergj Kastrioti. Per bashkimin dhane jete heronjte e popullit tone ne te dyja anet e kufirit. Kjo enderr u sabotua ne komunizmi dhe po sabotohet edhe sot prej disa qarqeve te caktuara te politikes qe mendojne me shume per karriket e tyre se sa per vendin dhe popullin shqiptar.
    Ceshtja e bashkimit kombetar duhet te jete axhenda e cdo force politike dhe vije e kuqe ndarese per shqiptaret e vertete kundrejt maskarenjve shqipfoles.
    Shume nga keta qe shprehen kunder kosovareve jane injorante qe kurre nuk kane exuar nje liber historie dhe nuk e dine se kosovaret kane dhene shume me teper per kombin dhe atdheun se sa cdo krahine tjeter e Shqiperise.

  4. Nga Une! says:

    Koment shume i bukur i ”Shkodrani” – it!

  5. Nje mergimtar says:

    Une mendoj se sondazhi eshte nje tregues real.Ai nuk eshte referendum.Ne cdo vend ku kane ndodhur bashkime ka pasur edhe kundershtar te bashkimit,por jo nga populli po nga interesaxhinjte.Shqiptaret jane nje,politika e fuqive te medha i ka ndare. Eshte detyre e politikes ne te dy vendet te mos i fryje politikes ndarese por bashkimit.Le te filloj me aktivitetet sportive ku kemi shume per ti dhene njeri-tjetrit dhe me pas tek ana politike.Heqia e doganave midis dy shteteve dhe kontrolli kufitor i shtetasve eshte nje veprim qe duhet pershendetur.A u shprehen Gjermanet per bashkimin e dy Gjermanive ne 1989-n te gjithe dakort,kur diferenca e mireqenies ishte e madhe?Por bashkimi u be dhe ja ku jane plot jete.Bota sot kerkon integrim e jo ndarje.Po kerkojme tu bashkohemi vendeve te tjera ne BE e jo mes vetes.Kush eshte kunder na kujton “parullen Vlora me vete” te 1997-s e deri ne ndasin jug-veri qe i frynte Berisha ne ate vit te mbrapshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje