Ata që kërkojnë qimen te "Prefekti” dhe nuk shohin traun- llum që u vendoset para syve

7 Dhjetor 2021, 11:42Blog TEMA

Nga Ilir Metaj

Kur sheh qimen dhe nuk vë re traun.

Ose kur do të shohësh qimen dhe nuk do të vësh re traun.

Është e njëjta gjë në thelb.

Është fiks kur shqyen sytë fort mbi lupë për të gjetur ndonjë defekt në përmbajtje, a ndonjë devijim në moral tek komedia “Prefekti” dhe, nderkohë, kujdesesh që sytë, veshët, madje edhe hunda, të mbeten të mbyllura fort për të mos hyrë shëmtia, ndotja akustike apo kutërbimi ulëritës që derdhen paralelisht e rregullisht nga ekranet e shtëpive, nga ekranet e kinemave madje edhe në skenat e festivaleve, nga qindra diletantë që i gëzohen lirisë që sjell zbrazëtia.

Nuk ka revoltë për tekstet e këngëve që analfabetët e dhunshëm derdhin mbi veshët e femijëve tanë cdo ditë, nuk ka debat për melodinë që ka humbur nëpër tallava (e vjedhur edhe kjo).

Nuk ka protestë për kinemanë e driloneve që vetshpallen bij të kryqëzimit shterp të Bruce Willis me Martin Scorsese.

Më keq akoma: këta drilonë janë kaq të mirëpritur  edhe nga bashkitë e qyteteve të mëdha, që e promovojnë si model suksesi( i shfaqin nëpër sallat e tyre llum-filmin e fundit “Shkëmbimi”)

Ndërkohë, krijuesit e vërtetë, ata që i detyrohen art të vërtetë këtij populli, vajtojnë dembelizmin e vet vanitoz mbi ndonje gotë alkooli, a mbi ndonjë medalje të ndryshkur tashmë.

Kush do e zgjojë artin e vërtetë në këtë vend, nëse të ashtuquajturit “kritikë profesionistë”- nxitës të protestave pa thelb, refuzojnë edhe të vajtojnë mbi kufomën që po vdes?

Pale të rendin për të sjellë ndonjë kurë a ngjallin ndonjë shpresë!

Ku janë këta sqimatarë që kërkojnë qimen në kryeveprën artistike” Prefekti” dhe nuk shohin traun- llum që u vendoset para syve të rinjve të sotëm si model suksesi, qoftë në këta lloj filmash bastardë apo në këngët që promovojnë vesin, dhunën dhe vrasjet?!

Fakti që një pjesë jo e vogël e shoqërisë tonë sponsorizon dhe shkon të shohë filmat e drilonëve, që klikon miliona herë këngë-tallava që pështyjnë tekste llum, që kalon pjesën më të madhe të kohës së lirë duke komentuar “Përputhen” e “Big Brother” dhe nga ana tjetër kritikon komedinë “Prefekti”, eh, kjo tregon që kemi shumë, po shumë punë për të bërë.

Një mal përpara për të ngjitur.

13 komente në “Ata që kërkojnë qimen te “Prefekti” dhe nuk shohin traun- llum që u vendoset para syve”

  1. Helidon says:

    U ka zën syt dhe mëndjen muti thuaj o ilir. Jan zvendësuar librat me llotot ça pret më nga kjo shoqëri injorante.

  2. Sonja Hasko says:

    Aman ore mos na hiq big brother pa po deshe edhe pa buk na ler ? kjo tenxhere ket kapak do. Po e vrtet se ja n vlor leli po jep te ajo palo salla e lopeve q e quan kinema po jep filmin legen t ketij legenit drilon.

  3. Tironci says:

    Rrespekte artikull i vertet realist dhe i goditur , sot kemi shum po shum nevoj per njerez qe thon hapur te verteten realitetin qe tregojn ndienj dashurie per kte vend dhe brezat qe vijn dhe nuk i thurin lavdi llumit ish kriminelve te luftes dhe bashkepuntorve te okupatorit nazifashist , kta qe hedhin balt mbi historin jan llumi qe çojn drejt degradimit kte vend , jan pinjollet e antishqiptarve te dikurshem qe kerkojn te zhbejn tradhtin komtare te te parve te vet , rrespekte per artikullin e goditur zoti Metaj populli sot ka nevoj me shum se kurr per te vertetat historike dhe te jetes perditshme rrespekte per shkrimin , ju jeni shpresa ajo drita ne fund te tynelit qe mbani gjall atdhedashurin dhe te vertetat historike rrespekte, se nga politikanet sharlatan te krahut majt e te djatht nuk kemi çfar presim.

  4. Medea says:

    po ky çpati!!!!! ik njehere ndorro emrin, pastaj fol

  5. Vlora1912 says:

    Keni plotesisht te Drejt deluteti metaa, me kete historin e Qimes!
    S
    Me lejo tju sjell nje shembull konkret, per t’ju mbeshtetur juve dhe fabulen Tuaj;
    S
    Para 6 muajve, në Vlorë, nje grup Deputetesh te pacertifikuar, pjes te te cilve ishte dhe Metaaaja, ju sulen kryebashkiakut Leli per Bishta Cigaresh te papastruara.
    S
    Ky grup deputetesh Bishtcigaresh, shikonte Bishtin e Cigareve ne Bulevard dhe nuk shikonte:
    -Deformimin e Monumentit Historin 5e pavarsise ne Sheshin e Flamurit duke shkaterruar Basorelievin e ketij Monumenti.
    -Qorrimi e Shtepis se pavarsise duke i ngritur nje mullar gjigand perball qe i ze komplet papjen e detit.
    -Duke ja “ngren” Belvederen, nepermjet prishjes se murit baze dhe ndertimeve kriminale aty..
    -Duke e len firmen Fusha te ndertoj sa te doj dhe me cfar cmim8mi qe don ajo…
    T
    Meta i kupton kto gjera, se nuk eshte Gjysmak

    Ndaj ja solla keto shembuj nga Vlora, tja mbeshtes Fabulen!

    1. labi says:

      Po mos e ngit kete dereziun se ky u shqye duke iu servilosur Rames derisa u shperblye me karriken e deputetit. Tani i ka ardhur zeri te jape mend e te kritikoje. Kur vete ky eshte pjese e ketyre llahtareve mediatike qe na serviren perfshire dhe teatrin e peshtire te Kuvendit.

  6. Bledi says:

    Bravo te qofte!

  7. Celo Mezani says:

    RESPEKTE ILIR !!!
    E ke gozhduar problemin.

  8. Martin says:

    Qe vepra te mbijetoje ne epoken e re duhet te deformohen mbiemrat e personazheve: Qazim Mulla, Man Kuka etj.

  9. spata says:

    Mos e shani kete deputet me horizont vertikal . Si deputet eshte me i miri ne Vlore .Gjithe kohen e kalon mbi libra tek lokali i tiuj.Pata rastin te ulem e te pije nje kafe gjate pushimeve te beharit . Deputeti ne krye te detyres me nje tog librash para . U gezova qe me se fundi pash nje deputet i dhene pas leximit .Ja i thash mikut tim .Deputet qe i hedh kokes e jo xhepit . Budalla qenke .Mu kthye miku qe me shoqeronte per kafe . Pse,Ste kuptoje ku gabova .Qenke me kohen e qofte largut . Ja do puna .Per para keta te shesin e te lene ne mes te rruges .Keshtu ja futen K/Bashkjakut Leli .Aaaaaa ketu sjamdakort .Leli doli kunder vullnetit te “Djalit “qe nxori Vloren ne drite .Ju vlonjatet vdisni per te .Padyshim qe ketu deputeti ka te drejte .Miku u nervozua la nje 500 ne tavolin edhe u largua . Duke ikur me tha . Me ty qe snjeh realitetin vlonjat skam per ta pire kafen !!!!!!!!

  10. kur do zere mend njeriu says:

    PO pse je ndermend ti qe Vlora sot eshte e vlonjateve? Vlora sot eshte e emigranteve nga te gjitha vendeve dhe Shqiperia eshte e mafjes qe nga India e Afrika e deri ne Skrapar e Viçidol, eshte e Fazlliçit me shoke dhe gjithe maskarenjeve qe ka toka. Mbaroi Vlora dhe Shqiperia; vlonjatet skllever, Shqiperia e pushtuar dhe histopordhianet flasin neper televizione me Hitler e Duçe si moq te Shqiperise qe do ta çlironte me nje harte imagjinare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje