Nga Frrok Çupi
Liljana i kishte shumë për qejf tropojanët e Tiranës gjatë asaj periudhe; aq sa edhe Sokolin e kishte bërë njëfarë maxhordomi për ta. Nuk u kuptua kurrë qartë pse: A i mungonte njeriu i Alpeve që nga momenti kur Vita- e ëma, i kishte folur për ata burra shtatlartë të Tropojës?, apo ajo thjesht luante me ta si ‘Zonja me kone’?. Liljana ishte gruaja më ledhatare e Tiranës në atë kohë. Më vonë u lidh miqësisht shumë ngushtë me Arshin Xhezon- kryeredaktor i Zërit të Popullit, një njeri i verdhë në fytyrë, i cili nuk e duroi ardhjen e demokracisë dhe vrau veten dy herë, por mbijetoi… Por deri atëherë kishte udhëtuar në Tropojë e kishte lidhur miqësi shumë të fortë me tropojanët e Tiranës. ‘Si e kemi shokun Enver?’, e pyesnin në rrugët e qytetit dhe ajo ndihej sa vetë Enveri.
Lidhja shumë e ngushtë e Liljanës dhe Sokolit ka qenë shpëtimtare për Saliun, aty pas vitit 1981, kur Sali Berisha u vu në pozitën më të rrezikshme të jetës së tij në Bllok. Në Bllokun e Politbyrosë ai e kishte futur këmbën falë një tropojani tjetër, dr. Dine Abazi, që vuri peng besimin e tij para udhëheqjes për ta pranuar edhe dr. Berishën në punët e Bllokut. Më vonë dr. Dine Abazi, sa dëgjonte emrin e Saliut bëhej keq e turfullonte si para një përbindëshi; Saliu ia kishte punuar, i kishte zënë vendin dhe i kishte thurur njëmijë intriga.
Edhe pasi ‘erdhi demokracia’, Saliu vazhdoi ta provokonte bashkëfshatarin e tij, shokun e klasës e të bankës dhe njeriun që e futi në Bllok. Një ditë, kur Saliu tashmë kishte makinë (sepse e vunë ‘në krye të demokracisë’), e shikon Dinen në rrugë dhe urdhëron shoferin t’i ndalojë para këmbëve. Ndalon, hap xhamin e makinës, ngre dy gishtat dhe gati ia fut në sy Dines. Dr. Dine ngre çantën që mbante në dorë dhe ia përplas në fytyrë me sa kishte fuqi. Truproja e Berishës, më vonë tha se ‘Dine Abazi kishte pistoletë’, por kjo nuk ishte e vërtetë…
Në momentin kur Saliu ndihej ‘para ferrit’ të një skandali në bllok, në atë moment i doli Liljana që e mbajti ‘në duar të zotit’. Ishte vitit 1981, Kongresi i tetë i Partisë së Punës. Prej kohësh udhëheqja e lartë e kishte ‘fryrë’ imazhin e Berishës; e kishin vënë në tribuna të larta në radhën pas Enver Hoxhës duke rritur edhe kureshtjen e njerëzve ‘cili është ky i riu?’. Ne gazetarët, dhe të tjerë rrotull, kishim marrë vesh se në Kongres Sali Berisha do të zgjidhej kandidat i Byrosë Politike të Partisë. Kjo ishte aq e vërtetë saqë skandali në sallën e Operas, ku mbahej Kongresi, i nxori të gjitha në shesh:
Ishin orët e fundit, pak para se në tribunën e Kongresit të shpalleshin emrat e anëtarëve të Byrosë Politike dhe të Komitetit Qendror, ku ndodhej edhe emri i Saliut. Dikush i afrohet tribunës dhe nga pas perdes i bën një shenjë Kadri Hazbiut, ministër i Brendshëm. Ishte funksionar nga Ministria e Hazbiut.
-Ka një informacion shumë urgjent, shoku Kadri- tha i ardhuri dhe e tërhoqi ministrin në një dëshmi, teksa po i merrej fryma.
E gjitha ishte rreth Sali Berishës. Në Ministrinë e Brendshme, me rastin e zgjedhjes së Saliut në Byronë Politike, ishte zgjuar dosja e Sigurimit; fashikujt rreth nënës së gruas së Saliut, Milica. Ajo ishte me origjinë serbe; familja e saj kishte qenë aktive në shërbimet sekrete serbe.
Ky ishte informacioni. Por nuk kishte kohë, lista po shpallej; duhej njoftuar Enver Hoxha. Enveri tha se duhej hequr emri, ‘të zëvendësohet me një tropojan tjetër’. Atëherë Ramiz Alia shpejtoi dhe propozoi emrin e Mehmetit, gazetar në Zërin e Popullit. Mehmetit,, teksa ndiqte punimet e Kongresit si kronikan i gazetës, i vjen dikush ‘nga aparati’ dhe i thotë se ‘e kërkonte Ramizi’. E pastaj dëgjoi emrin e tij nga tribuna dhe u zgjodh sekretar i Parë i Rinisë.
Që në atë moment Saliu u bë një ‘rrodhe’ e një tropojani tjetër. Por ‘ferri’ mbetej në bllok. Tani që e mori vesh udhëheqja për lidhjen me Serbinë dhe shërbimet e fshehta, Saliu mund të fluturonte keq. Por Saliu nuk fluturoi kurrë; ai shkeli me këmbë mbi fatet e vendit e të popullit, ia nxiu jetën njeriut, përdori armët e mashtrimit, të gënjeshtrës, të shpifjes, të intrigës, të vrasjes dhe vjedhjes, për të bërë më të keqen. Por kurrë nuk fluturoi e nuk u largua.
… Kësaj here, pas Kongresit të Tetë, lidhjen me bllokun e mbajti përmes Liljanës, Sokolit dhe Mehmetit. Liljana kishte fuqi të mëdha marramendjeje për vjehrrin e saj, Enverin. Por edhe Enveri vetë dhe regjimi i tij, po fundoseshin përditë në duar degradimit. ‘Spiranca’ e vërtetë e Saliut dhe e djemve tropojanë të Tiranës u bë Enveri, edhe pse Liljana e fillimit vinte aty rrotull strehës së Enverit, pa pushim. Saliu mbeti mjek i bllokut, në shtëpinë e Enverit kishte shpirtin, aty bënte fotografi, lëvdata, rapsodi, dhurata dhe miqësi të afërt. Saliu u kthye në njëfarë ‘Liljana’ në atë strehë; si Saliu edhe Liljana ishin nuse të ardhura në strehën e Enverit.
Por çfarë po ndodhte realisht?
Pse po vazhdonte të mbahej në Bllok Saliu, një dhëndër serb? Pse nuk po shpallej edhe ky ‘armik i futur nga shërbimi sekret serb’, siç ishin shpallur të tjerë më parë? Nga cila anë ishte drejtimi i ‘oksigjenit’ për Berishën?, Oksigjeni vinte nga shërbimi sekret serb ku kishin shërbyer familjarët e Berishës drejt Bllokut? Apo nga blloku i Tiranës drejt Beogradit? Apo Liljana dhe djemtë e Tropojës në Tiranë kishin aq shumë fuqi sa të bënin zëro një histori të tërë të PPSH me ‘spiunët e UDB’? Si u vu ky njeri në krye të Partisë Demokratike? Si nuk i tha njeri ‘ndal’ në veprat e tij anti- kombëtare të shkatërrimit të vendit?
… Sa shumë dilema e pikëpyetje varen mbi këtë fat të ndyrë që na solli lidhja e Berishës me Enverin e me të tjerë të neveritshëm…
Kur flet Frrok sigurimsi per Berishen te ben mishin kokerr
Idioti shkruan “vrau veten dy here, por mbijetoi” –
Po gjejini, z. Çudi, gjejini pamjet kur Saliu bën homazhe para trupit të Enver Hoxhës. Nuk e keni të vështirë. Arkivat e TVSH-së aty janë.
Ne vitin 1996, nga mezi i ketij viti, nje nga vezhguesit me te mire europiane, gjermani Ralf Fisher, shkroi nje artikull per Shqiperine me titull” GO
West”. Ne artikull vezhguesi meret edhe me Sali Berishen,duke e stigmatizuar si ,”komunist i vjeter” dhe ve ne pah pa aftesine e tij per
te bere shtet. Gjithashtu konkluzioni i Ralf Fishe eshte : Sali Berisha zoteron vetem nje lloj arti , artin e kacavjeres se zogjve, dhe me kete lloj arti
ai ariti te ngjitet ne majat e sistemit komunist dhe ate post komunist.
Siç me kane treguar pjesmarresit mirditore ne kongresin e tete te PPSH-se, ne liste per tu bere anetar i byrose politike ka qene Z. Frrok Çupi, por ne momentet e fundit, para shpalljes se emrave nje nderhyrje e Mark Dudit, anetar i Komitetit Qendror dhe Sekretar i Pare PPSh-se Mirdite, njekohesisht dhe vjehrri i Zotit Çupi prane Ramiz Alise prapsoi çdo gje.
Arsyeja qe i dha Mark Dudi Ramizit ishte se vellai i Frrokut, pra vellai i dhenderrit te tij nuk kishte realizuar planin e prodhimit te patates ne kooperativen ku ishte kryetar. Nga kjo perfitoi Muho Asllani qe u be anetar byroje ne vend te Z. Frrok Çupi.
Qe nga ajo dite z.Çupi ne Vlore e therrasin Frrok Patatje ndersa ne Shkoder Frrok Kar-tolla.
Kuptohet qe ne 1997, vlonjatet I bene nje shtese ne emer Z. Çupi duke e quajtur Frrok Patateberthamorja.
Nga ky llagap u frymezua Ministri Aldo Bumçi qe ju qep Berishes Kryeminister deri sa e beri Z. Çupi Kryetar te Qendres Kombetare te Artit si artist ne shpifje qe eshte. Berisha I thoshte Bumçit qe Frroku eshte “pusht”, por ne fund nuk ja prishi ministrit te tij kur ky I tha qe Frrokun e ka amanet nga Bardhok Biba.
Siç dihet Z. Frrok ka qene antikomunisti i pare ne gazeten Zeri i Popullit se bashku me te nderuarin Namik Dokle.
Gazeatri i Zerit te Popullit, gazetari i hosanave per Enver e Parti Frrok Cupi flet moral?!
Rezidenti i shërbimit sekret serb në Shqipëri ka qenë zonja Nexhmije Hoxha!
Afrimi i Saliut pranë familjes Hoxha merrej si provokim,prandaj zyrtarisht nuk e afruan kurrë!
Enveri e kish takuar Titon gjatë Luftës në Dukagjin,dhe ishte angazhuar që pushtetin t’ja linte jugosllavëve pas vdekjes!
Nexhmija dhe Ramizi nuk mund të bëheshin lider pasi ra Komunizmi,prandaj u zgjodhën vartësit e Nexhmijes ne Institutin e Studimeve M-L, Fatosi dhe Besnik Mustafaj,një jugor dhe një tropojan!
Besniku i mençur tërhoqi në këtë skemë atë që lutej ditë e natë të afrohej nga të mëdhenjtë Sali Berishën!Prania e tij tani kishte leverdi,Nexhmija mund të thonte na dënon agjenti serb!
Agjentë të serbëve në Tiranë ke Arben Imamin,ka qënë Rustem Gjata,ka shumë fare në çdo brez e moshë
Te pershendes Frrok Cupi, faktet jane te sakta dhe pyetjet qe bene gjithashtu. Ka nje te dhene qe ne fillim te viteve 90 fqinjet veriore kane derdhur rreth 100 milion dollar per agjenturen e tyre ne vendin tone. Me lekun e sotem ajo shume eshte 1 miliard. Pra, imagjinoni te shperndani kete shume ne rroga agjentesh ne sherbim te UDB-se, te cilet ne shumice ishin punonjes ne pune shteterore, sa perqind e tyre behet dhe qe vazhdon edhe sot e kesaj dite. Shikoj ata qe dalin ne mitigje, cfare jane. Po ata qe rrojne ne USA, dhe i ha merraku per Saliun, cfare jane. Te gjithe marrin honorrare. Se po mos te merrnin gje, do ta kishin mendejen te shkonin ne pune dhe te nxirrnin buken e perditshme.
Po nuk u zbyth fronti i agjenturave si nga veriu dhe jugu, Tirana veshtire do ta kete. E vetmja zgjithje eshte rritja ekonomike e vendit, qe honorraret e agjenturave te cvlersohen.
Te Lumte Pena dhe Dora qe e mban. Z.Frok Cupi.Jeni Pishtar i vertete i Demokracise.Me Perkushtim dhe me Trimeri i ke cjere masken vazhdimisht Delenxhiut te Vucidolit ,Zuzarit ma te ndyre Politik
Te Lumte Pena dhe Dora qe e mban. Z.Frok Cupi.Jeni Pishtar i vertete i Demokracise.Me Perkushtim dhe me Trimeri i ke cjere masken vazhdimisht Delenxhiut te Vucidolit ,Zuzarit ma te ndyre Politik
Po ku e kam thene o Z.Moderator ?
Po akoma enderrat e te vdekurit te pa varrosur Frrok çupi po komentoni o milet ???
Taman rojtar varresh.
Te lumt mendja dhe dora zoti Frrok Cupi. I lexoi vazhdimisht shkrimet tuaja dhe me terheqi shume pasi jane te verteta.Ju personalisht, jini analisti i vertet dhe me i drejti dhe i saketi.Shkrimet dhe mendimet e tua jane te pranueshme dhe meriton nota pozitive.Mos degjo asnjehere ata qe te shajne e te ofendojne,se jane kundrshtaret,njerzit e Saliut.por ata kane share veten e tyre dhe jo juve.
Z.Frok,keto qe shkruan jane dyfek pas beteje e oratori pas kuvendi.
Ju personalisht,e bashke me ju shume te tjere jeni pergjegjes per katapultimin e ketij antishqiptari ne krye te PD-s e te Vendit.Duhet te besh nje pastrim te vetes e kujtedo tjeter qe ndikuan per “mire” tek kjo qenie (qe per fat te keq eshte nje person qe ka bere vetem keq ketij populli)Pyetja eshte e thjeshte :Kur i dinit keto gjera qe shkruani sot ,pse nuk i parashtruat ne popull sic beni sot?Me kete shkrim Ju beheni me i keq se ai (te pakten quhesh bashkepunetor ne realizimin e planeve te tij ne dobi te Serbeve)
Po kur thote “fytyre verdhe” per Arshin Xhezon ky shemtire. Po a ka me fytyre meiti se ti o Frrok bespreri? Po aka ka te vdekur e te pakallur sicx je ti Cuo Roku? Po a ka spiun e mafioz me te felliqur se ti o Rrok Frroku? Sali Vicidoli eshte vertet pjelle e felliqur, por ti o Frrok je shtate gure mbi te.
Hileqar i keq si gjithnje Frok Qupi!Asjehere nuk i nxjerr koken asaj ç’ka do te shkruash ku edhe per kete shkrim me teper del roli qe ke patur siç edhe aakuzohesh se sa ai qe e strehoi prane Birose politike poliagjentin Sali Berisha i cili pas punes e detyrave qe kreu edhe u shperblye pas vitit 90 duke i falur Shqiperine,arin e saj,pronat shteterore,ne kovertim te je milion dollareve qe ishte vene aso kohe per koken e Enverit!Liljanen mud ta zevendesosh me emrin e vertete qe zakonisht Ju malesoret e thoni te verteten e qe eshte Ramiz Alia !Ai e rekomandoi ai e mbrojti dhe ai ia dorezoi Shqiperine kesaj bishe te pagedhendur e te etur per pushtet e prona!Ndaj Frok me i sinqerte ne tregimet e tua sepse nuk je vetem ti qe e ke jetuaar ate kohe por ka edhe te tjere .Ne vitet 90 aso kohe ke bere nje shkrim qe pati efektin e duhur ne shoqerin shqipetare “si nuk doli nje budalla nga blloku”,e sot prej mese 30 vitesh do ti’a kiisha nderuar kreun me kete titull” si nuk doli ndonje budalla nga veriu”!