Nga Blendi Kajsiu
Ekzistojnë dy pseudo-debate në gjirin e PDsë sot. I pari ka të bëjë me vërtetësinë dhe procedurën e dorëzimit të firmave për thirrjen e Kuvendit, që së fundi filluan të verifikoheshin nga deputeti Agron Shehaj. Debati i dytë është mbi datën e Kuvendit Kombëtar të PD-së, 11 apo 18 dhjetor 2021. Të dyja janë debate bosh pasi që në momentin që kryesia dhe kryetari i PD-së shpallën 18 dhjetorin si datë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, vërtetësia e firmave të delegatëve dhe data 11 dhjetor nuk kanë më rëndësi.
Debati mbi vërtetësinë e firmave apo procedurën e dorëzimit do kish rëndësi vetëm nëse firmëtarët kërkonin mbledhjen e Kuvendit, ndërsa kryetari dhe kryesia e refuzonin atë, siç deklaruan fillimisht. Ama, kur të dyja palët janë dakord që Kuvendi duhet të mblidhet verifikimi i firmave apo debati mbi procedurën e dorëzimit nuk ka më kuptim.
Imagjinoni për një moment sikur organizatorët e nismës qytetare për Referendumin Kundër Importit të Mbetjeve në vitin 2013 të kërkonin firmën e qytetarëve jo vetëm për mbajtjen e referendumit në parim, por edhe për organizmin e tij të shtunën në ora 14:30 te rruga “Myslym Shyri”. Ky është një absurditet që juristët e doktorit e kuptojnë mirë.
Me status dhe me logjikë të thjeshtë, tagrin për shpalljen e datës dhe vendit se ku do mblidhet Kuvendi e ka kryetari dhe kryesia e PD-së shumë më tepër se Sali Berisha. Pra, midis deklaratës personale të Berishës se Kuvendi do mblidhet më datë 11 dhjetor dhe vendimit të Kryesisë së PD-së se data e Kuvendit është 18 dhjetori, legjitime është kjo e dyta.
Atëherë, si shpjegohet që Berisha dhe mbështetësit e tij, në vend që ta përshëndesnin mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së dhe të paraqisnin aty amendimet e tyre statusore, përfshirë edhe kërkesën për shkarkim të Bashës, e pritën këtë vendim si pabesinë e radhës? Ndoshta kemi të bëjmë thjesht me mungesë logjike dhe me inercinë e denoncimit të Bashës si tradhtar. Berishizmi prej kohësh e ka shpallur logjikën non grata.
Në fakt, arsyeja e vërtetë e debatit absurd është se Berisha nuk do të mbledhë një Kuvend të PD-së, por një Kuvend të Saliut. Synimi i tij është të mbledhë rreth vetes vetëm Berishistët dhe anti-Lulistët, jo ata që mendojnë ndryshe nga ai. Siç ka bërë gjithmonë me PD-në.
Data 11 dhjetor është sita që ndan shapin anti-berishist nga sheqeri berishist. Dhe është një sitë e imët që garanton që mos ta kalojë askush me një minimum logjike dhe me sens kritik ndaj doktorit. Të pranosh datën 11 dhjetor si datën legjitime të mbledhjes së kuvendit do të thotë të pranosh se Berisha është mbi kryetarin, kryesinë dhe statutin aktual të PD-së. Do të thotë të pranosh që Basha nuk është kryetar i PD-së, sepse kështu e deklaron Berisha. Ama, kur pjesëmarrja i thotë të gjitha nuk mbetet asgjë për t’u diskutuar dhe për pasojë nuk mund të zhvillosh kuvend.
Fakti që e vetmja pikëpyetje e datës 11 dhjetor është pjesëmarrja dhe jo përmbajtja e takimit mjafton për të treguar se kemi të bëjmë me miting të Saliut dhe jo me Kuvend të PDsë. Ndaj në këtë datë kemi themelimin e Partisë së Berishës (PB-së), edhe sikur aty të shkojnë 100% e delegatëve.
Më 11 dhjetor 1990, Partia Demokratike u ngrit mbi dy premisa themelore: rrëzimin e diktaturës së korruptuar komuniste të liderit të përjetshëm Enver Hoxha dhe orientimin perëndimor të Shqipërisë. Sot, 31 vite më vonë, PB-ja lind duke deklaruar Sali Berishën, liderin e saj të përjetshëm, dhe në konflikt të hapur me SHBA-të që e kanë refuzuar themeluesin e saj për korrupsion dhe si pengesë të demokracisë.
Ndaj, ajo që do të lindë më 11 dhjetor nuk do të jetë PD-ja, por e kundërta e idealeve që frymëzuan krijimin e saj 30 vite më parë. Ndryshe nga PD-ja, Partia e Berishës (PB) do gëzojë fatin politik dhe jetëgjatësinë që i ka mbetur themeluesit të saj. Ajo kurrë nuk do të jetë e aftë ta mundë PS-në dhe Edi Ramën në zgjedhje, jo sepse nuk e duan SHBA-të, por sepse elektorati shqiptar prej vitesh e ka shpallur Berishën persona non grata.
Mendoj se I ke vene pikat mbi I,por Saliu si njeri I inkriminuar dhe I korruptuar po iken I sigurt drejt fundit te pashmangshem.
Bled ke kohe qe ke humbur cdo koherence dhe fije llogjike. Konkluzionet u ngjajne aksiomave se llogjikisht e juridikisht eshte e pamundur te argumentohen. Neni qe lejon mbledhjen e Kuvendit nga 1/4 e anetaresise eshte bere pikerisht per ato raste kur perfaqesia nuk do ta mbledhe dhe/ose nuk pranon ta mbledhe per ate rend dite qe e kerkon anetaresia! Bash per kete aresye anetaresia cakton vendin oren dhe rendin e dites! Sepse po te ndjekim aksiomat e tua i bie qe anetaresia firmos ta mbledhe per shkarkimin e Bashes dhe po nuk caktoi ky i fundit oren vendin dhe rendin e dites nuk mblidhen dot. Qe kjo perben non sens llogjik juridik e moral vetem nje gomar nuk e kupton. Ti nuk je gomar e kupton shume mire por ta do puna te kepusesh mufka. Basha nuk donte kuvend por kur kuptoi se ai do thirrej nga anetaresia mblodhi kryesine dhe vendosi dt 18 me nje rend tjeter dite! Per te ndjekur krahasimin tend me referendumin eshte njelloj sikur njerezit te mbledhin firmat per te ndaluar nje ligj dhe qeveria te miratoje referendum per te votuar per nje ligj qe nuk ka asnje lidhje me ate per te cilin jane mbledhur firmat. Pra Basha u tha 4200 delegateve ju mund te mblidheni ne dt 18 por jo per te me shkarkuar mua por per te disktuar per disiplinen ne parti! Pra nese eci me llogjiken tende shumica e kuvendit as nuk mblidhet e as nuk vendos dot per gjerat qe do nese nuk e miraton kryetari dhe kjo shkon ndesh me parimin me elementar te demokracise ku vendos shumica. Ne dt 11 Dhjetor do zhvillohet kuvendi legjitim i thirrur nga 60% e delegateve. Ne dt 18 do jete kuvendi i kryetarit pa parti dhe i atyre qe urojne se PD do cahet. Por ne fakt nuk do ndodhe sepse data 18 Dhjetor do jete nje deshtim spektakolar i nje njeriu te cilin partia e tij e urren me shume se partia e kundershtarit!
Kajsiu si gjithe sorosianet e tjere, i ka shkuar legenizmit deri ne fund.
Sipas kajasiut , edhe sikur berisha te kete 100% te delegateve ,mjafton qe basha ka vulen dhe kjo e ben kryetar. Kaq guxim ne legenizem nuk kane as delenxhinjte e rilindjes.
Ky vërtetë është një shkrim që zbërthen llogjikisht gjithë sa pritet të ndodh në PD. Po ç’mund të presësh tjetër nga Berisha, ai është një specie që i përket një periudhë ku organizimi shoqëror bazohej jo në ligje e rregulla, por në ngjashmërinë e plotë me banda kriminale, ku i pari i bandës vendos pa pyetur askënd dhe në çdo vendim që merr kujdeset për të treguar forcën. E çuditëshme, edhe në kohën e tij më të errët regjimi despotik i Enver Hoxhës ngjan si lule në krahasim me mënyrën si vepron ky individ që duket si i rritur në shpella. Dhe vazhdojnë t’i thërrasin ‘doktor’ këtij bastardi që me shumë ngjan me një xherah.
Drejtesia ne Shqiperi ka ikur shtrember. Megjithe perpjekjet per ta reformuar me organe te reja hetuese, akuzuese dhe gjykuese me force me te madhe ligjore si SPAK, apo BHI etj gjithshka ka mbetur ne vend numuro. Drejtesia dhe zbatimi i ligjit do ta kishte kthyer ne binare gjithe situaten. Ne te kunderten mosveprimi i ka lene shteg amullise, anarkise dhe ne fund trazirave.
Sali Berisha është komunisti i fundit në politikën shqiptare!
Prandaj ka rreth tij nostalgjikë,të sistemit që shkoi.
Personalisht si dashamirës i PD mendoj që Saliu po e shpëton PD duke mbledhur pas vetes gjithë qelbin e kësaj partie,dhe duke i hequr Ramës argumentin e vetëm që e ka bërë të mundë PD,praninë e ndyrësirës Berisha!
Po duhet t’a falenderojmë,se ka dy muaj që na kënaqi…jo vetëm me takimet e Këshillit Popullor të Lagjes të kohës së Hoxhës që e quan Foltore,por edhe me ushtrinë e debilave pro tij nga të gjitha fushat e jetës…kulmet janë, Fahri Balliu,Çim Gjata,Agim Nesho,Evis Kokalari,Çim Peka,Ylli Rakipi dhe shumë të tjerë..
Bravo,shkrim i shkelqyer.Une mendoj se Saliu ka per te nderruar mendjen,do beje miting ne 11 dhjetor dhe do shkoi ne kuvendin e 18 dhjetorit.Ai vete e kupton si dreqi qe caktimi i 11 dhjetorit per kuvendin eshte e jashteligjeshme dhe ai i Bashes eshte i ligjshem dhe do bej thirrje firmetareve qe te shkojne se bashku ne kuvendin e 18 Dhjetorit.Ndrydhe ai do shkoi ne te Sheqeres.
Kam vene re nje problem me komentet.
Sa here qe komentuesi “ben.” shan artikullshkruesin, aq here tregohet qarte se artikullshkruesi i ka rene pikes me problemet qe ngre.
Personalisht mua me duket qe Kajsiu eshte nje “i ri” qe nuk eshte shkeputur nga garda e vjeter qe mjafton te uleras; “Poshte komunizmi”, dhe “demokracia automatikisht vjen tek dera”.
Analizë brilante