Kryeministrat që na premtojjnë atë që e urrejnë!

26 Nëntor 2021, 21:11Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

E dinë që nuk bëhet, prandaj thonë se janë për bashkim kombëtar.

Më në fund, kjo dashuri u bë qesharake!

Edi Rama dhe Albin Kurti për herë herë të parë

ia dolën ta bëjnë qesharake idenë ‘e ‘bashkimit kombëtar’.

Nuk ka taktikë më të zgjuar sesa kur një ‘dashuri të premtuar’ (bashkimin kombëtar), e relativizon me humor dhe e zhvendos te ‘dashuritë e ndaluara’!

Më mirë të mos zbulohet e vërteta dhe të vazhdojmë të sillemi sikur vuajmë shumë nga ‘dashuria e ndaluar’.

Se nëse tregon drejt se kush është ai që i ndalon shqiptarët të bashkohen, turpërohesh kur e merr vesh bota pastaj se as serbët nuk janë kundër bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovën, më shumë se shqiptarët.

Edi Rama dhe Albin Kurti folën sot për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën thuajse janë joshqiptarë (Albin Kurti si serb lokal i Zveçanit, i hipur në kulm të Trojkës, e Edi Rama si orakull grek).

E ne tash, duhet të çuditemi me ‘ta, të bëjmë lum dhe të gëzohemi që ‘dy shqiptarë’ kryeministra do të pranonin të bashkoheshin Shqipëria dhe Kosova, nëse do të ndodhte një referendum paqësor.

Dhe nuk tregojnë pse nuk e organizojnë atë referndum mbasi që që kaq shumë e duan!

Edi Rama dhe Albin Kurti dëshmuan trimëri të madhe, duke guxuar ta dëshirojnë bashkimin kombëtar.

Bashkimi kombëtar nuk është dëshirë e tyre, por dëshirë e juaja. Ata po

tregtojnë me dëshirën tuaj, sepse e dinë mirë se as ju (sikurse ata) nuk e keni seriozisht.

Ata guxojnë të shprehin dëshirën tuaj sepse e dinë se askush nuk ua plotëson juve dëshirën, sepse nuk e keni dëshirën aq të zjarrtë sa të digjeni nga dashnia, aman.

Thjesht, u tallen aq shumë me këtë ‘dashuri’, derisa e bën të duket e tejkaluar dhe qesharake.

As Edi Rama, as Abin Kurti, as shqiptarët këtu, e as shqiptarët atje, nuk e kanë seriozisht.

Të gjithë ne jemi dembelë në dashuri. Përtojmë të dashurojmë dhe të punojmë!

Albin Kurti e quan lidhjen shpirtërore të Kosovës-me Shqipërinë si lis me dy rrema.

Ku e ka parë ai atë lis me dy rrema!

Po ku i gjen ky gjithmonë do shembuj pastoral: me petlla, me shi, me bereqet, me të mbjella, me vaditje të dashurisë…

Ndërsa Edi Rama e gjeti një simbolikë edhe më të fortë se lisi.

Tha se Shqipëria dhe Kosova janë një trup me dy krena, si shqiponja.

Shqiponja me dy krena nuk ekziston askund, përveç në vizatime.

Kështu, jashtë vizatimeve, dy krena mund t’i ketë gjarpri, breshka, por edhe derri.

Ti vizatoja edhe një kokë shqiponjës, pse jo, bëje tre-krerëshe, bëje edhe më interesant situatën.

Edi Rama e luan shumë bukur lojën e Albin Kurtit, sepse Edi Rama e di se në Shqipëri askush nuk e ka gajlen e bashkimit me Kosovën.

Në anën tjetër, Albin Kurti është shumë i lumtur që e ka një armik si Edi Rama, që sinqerisht e urren bashkimin kombëtar, sepse edhe ia heq gajlen e bashkimit, edhe nesër ka kujt ia lë fajin.

Raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës kurrë nuk kanë qenë më të këqija!

Secili katundin e vet.

P.S. Kosova dhe Shqipëria mund të bashkohen vetëm nëse nuk pyeten shqiptarët

5 komente në “Kryeministrat që na premtojjnë atë që e urrejnë!”

  1. Ladi says:

    Drejt e ke moj vajze: kerkujt ne Shqipni nuk i bohet vone per bashkimin me Kosoven..!!! (perveç shqiptarve te nershem)
    Por besoj, (une mendoj keshtu), se edhe ju, atje ne Kosove, bashkimin me Shqipnin; e thoni sa per te kalu rradhen dhe me u duk si atdhedashes – motiv i kahershem qe e runi thjesht per folklor…

  2. kashi says:

    kimete. pena e fort si gjithmon respekt por, ta fillojme ne fillim me dogana, ambasada, abetare etj. dhe me vone vit vete bashkimi
    sepse edhe hollanda me belgjiken nje komb eshte ne dy shtete por kufirin e kane te hapur

  3. Bubuzhel Berati says:

    KIMETE SOT JA KE FUTUR KOT PO KOT FARE
    1 – EDI RAMA ESHTE 100 % SHQIPE SHKODRANE NIPI I ZEF KOLOMBI DHE VLONJAT DURRSAK PO DESHE EDHE MATIANE GJYSHI TIJ ESHTE VRARE NGA SHOVINISTET GREKE KE DASHUR TE BESHE NJE PARALELE QE NUK EGZISTONE
    2 EDI RAMA NUK KA FOLUR KURRE PER BASHKIME POR NUK KA PSE TE JETE KUNDRA
    3 KAUZA PER BASHKIME E KA NGRITUR ALBINI DERI SA FITOJE ZGJEDHJET .
    4 KOSOVS ESHTE NEN RREZOLUTEN 12 44 NUK ESHTE SHTETE ESHTE TERRITORE SERBE NDAJE NE SHQIPERI NUK FLETE KUSH PER BASHKIME PASI TE KRIJONE PROBLEME .NDERSA KOSOVA NUK KA CFARE HUMBET SE ESHTE E HUMBUR TE BEJE REFERENDUME DHE I NGELET TOPI SHQIPERISE
    NESE SHQIPERIA BENE SIC MENDONE TI HUMBET SHUME SHUME POR TE JESH E BINDUR NE SHQIPERI KA ME SHUME PER BASHKIME SE SA NE KRAHINEN E KOSOVES PASI JEMI ETNIKISHTE TE PASTER DHE E KEMI NDJENJEN E PATRISE ATDHEUT PASI JETOJME NDESA NE KOSOVEN MULTI-ETNIKE PA SHTETE PA ATDHE ESHTE KRIJUAR NJE DESHIRE IMAGJINARE PER BASHKIME PASI NUK E KANE PASUR DHE KUR I AFROHESH QE E KE PRANE NUK PRANONE NUK E DO SE NUK E NJEH NDJENJEN E PATRISE VETEM SA E KE MENDUAR DHE KERKONE TE SHKOSHE NE ORIGJINE TE BASHKJETESA ME SERBIN KJO ESHTE DHE LLOGJIKA E NDERIMIT TE FLAMURIT TANI PO KERKOJNE TD KRIJOJNE KOMBIN KOQEVARE GJUHEN KOQEVARESKE .
    NJE SERBE VDESE PER FLAMURE NJE KOSOVARE JO QE NUK VDESE PO E NDERONE FLAMURIN SIMBASE SITUATES PASI NUK E KA TE ZHVILLUAR NDJENJEN KOMBE QUHEN APATRIDES PA ATDHE CIGANE OSE ROME

  4. luli says:

    te admiroj per talentin zj.kimete ,shkrimi ka sens pozitiv per te gjithe shqiptaret kudo qe jane.

  5. aleko says:

    Bashkimi behet me presion popullor nga brenda , diplomaci aktive dhe ndihmen e miqeve tane … te medhenje, qe shqiperia i ka me pikatore.ne vet harroe.Vendet e vogla , po sdhane viston te medhenjte kurre nuk mbehen shtete serjoz.Nga fundi i shekullit po qeme gjalle , te shohim….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje