Kush është kancelari i ri i Gjermanisë dhe... 'tradhtari' Lulzim Basha i Shqipërisë!

25 Nëntor 2021, 11:59Blog TEMA

Nga Aranit Muraçi

Një bashkëpunim i mundshëm i Lulzim Bashës me Edi Ramën, në Shqipëri e quajnë tradhti, ndërsa në Gjermani një i tillë konsiderohet domosdoshmëri. Ose një normalitet.

“Konservatorët” shqiptarë të ditëve të fundit, përshirë edhe LSI-në, sulmojnë ashpër një marrëveshje të mundshme Rama-Basha, sepse, siç duket, ata nuk mund ta përfytyrojnë veten pa pushtet, pak rëndësi ka fakti se sa numra kanë në Kuvend.

Socialdemokratët, të Gjelbrit dhe Liberalët e Gjermanisë kanë arritur një marrëveshje për formimin e një qeverie të re, duke i hapur rrugën ministrit të financave, Olaf Scholz, për të pasuar Angela Merkelin, në udhëheqjen e ekonomisë më të madhe të Evropës.

Të trija partitë  prezantuan marrëveshjen e tyre të koalicionit të mërkurën pasdite, fryt i gati dy muajsh negociata intensive pas zgjedhjeve kombëtare të 26 shtatorit që u fituan me një rezultat të ngushtë nga Social-Demokratët. Zgjedhjet shënuan një pikë kthese në politikën gjermane.

Me dorëheqjen e Merkelit nga skena pas katër mandatesh si kancelare, Kristiandemokratët pësuan rezultatin e tyre më të keq të arritur ndonjëherë dhe u detyruan të dalin në opozitë për herë të parë në 16 vjet dhe për herë të tretë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ata do të pasohen nga një koalicion “semaforik”, i quajtur sipas ngjyrave përkatëse të partive – e kuqja për PSD-në, e verdha për Demokratët e Lirë dhe jeshile për të Gjelbërit.

Kjo do të jetë aleanca e parë e tillë në nivel kombëtar në historinë e Gjermanisë dhe pritet të vendosë luftën kundër ndryshimeve klimatike; në krye të axhendës së saj. Kryenegociatorët e tre partive zyrtarizuan të mërkurën pasdite marrëveshjen, pas një raundi përfundimtar bisedimesh.

Qeveria e re do të betohet në Bundestag në fillim të muajit të ardhshëm. Partnerët e koalicionit ndahen në ide dhe politikë, por i bashkon e ardhmja e Gjermanisë, detyrë e së cilës është udhëheqja e Europës.

Megjithëse një nga partitë konservatore përjashtoi rritjen e taksave dhe çdo ndryshim në frenimin e borxhit, kufizimin kushtetues të Gjermanisë për huamarrjen e re, çka këto edhe pse bien në kundërshtim me atë të kancelarit dhe partisë së tij, pritet gjerësisht që udhëheqësi i saj, Christian Lindner, të emërohet si ministri i ri i financave të vendit.

Marrëveshja e koalicionit shënon një fitore të madhe për Scholz, një nga politikanët më me përvojë dhe më të njohur të Gjermanisë. Një ish-kryetar i bashkisë së Hamburgut, ai ishte gjithashtu ministër i punës nën qeverinë e Merkelit dhe një zyrtar i lartë në PSD kur lideri i saj Gerhard Schröder ishte kancelar. Scholz u bë ministër i financave në vitin 2018 dhe fillimisht ndoqi të njëjtat politika të kujdesshme fiskale si paraardhësi i tij Wolfgang Schäuble.

Megjithatë, kur Gjermaninë e goditi pandemia e koronavirusit, ai me vendosmërinë e tij dhe me pëlqimin e Merkel hapi ‘thasët’, duke marrë shuma të mëdha borxhi për të ndihmuar industrinë dhe biznesin, në atë që u konsiderua gjerësisht si programi më bujar i ndihmës emergjente në Evropë.

Ai gjithashtu luajti një rol kyç në drejtimin e fondit të rimëkëmbjes së BE-së, kur blloku arriti të merrte sasi të mëdha borxhi për herë të parë, me qëllim për të financuar grante dhe kredi për ekonomitë evropiane të goditura nga pandemia.

Kancelari i ri dhe partia e tij janë në një linjë me Merkel, madje edhe më të vendosur se ish-kancelarja, për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

10 komente në “Kush është kancelari i ri i Gjermanisë dhe… ‘tradhtari’ Lulzim Basha i Shqipërisë!”

  1. anticensurë ??? says:

    aranit muraçi
    kur bën një krahasim ndërmjet sholsit me koalicionin e tij,dhe bashës me një koalicion të mudshëm me ramën!?
    ma merr mëndja se dhe mero,duke lënë mënjanë interesin e tij për të mbëhstetur ramën me çdo kusht,do ti shkulte flokët një nga një!!
    o lal,je i trashë apo kujton se të gjithë që të lexojnë janë të trashë??
    o copë mishi,sholsi është në koalicion me merkelin deri ditën që do ta marrë vetë.merkel që nga dita e parë,në mos gaboj,ka qënë gjithnjë në koalicion me parti të tjera përfshi dhe partinë e sholsit!!pra merkel ka bërë “semaforë” gjatë gjithë kohës!herët e tjra janë quajtur me emra flamurësh të të gjitha shteetve!!
    o lal,të kujtohet se çndodhi një a dy vjet më parë kur zv e merkelit karenbauer pranoi votën e afd për qeverinë e një landi??
    këtu mund ta bësh krahasimin e aleancës rama-basha!!
    në gjermani karenbauer,pas asaj gafe dha dorheqjen!
    e në vënd të saj është lashet!!
    ps:më duket se ajo puna e trashësisë mendore anon nga ti!!në të njëjtën kohë kujton se dhe ata që e lexojnë janë si ti!!

    1. Loni pe Kolkondasi says:

      Zoti “anticensurë”, po sikur komentit tënd ti hiqeshin fyerjet fare pa arsye ndaj autorit, mos ndoshta do ishte më mirë? Si njeri shumë i zgjuar që paraqitesh, mendoje njëherë sugjerimin tim, sepse ashtu siç e keni shkruar ju komentin ju paraqet shumë të zgjuar, por mjerisht shumë të lig.
      Sa për shkrimin, mendoj se autori bënë përpjekje vërtetë fisnike, duke u vënë në dukje politikanëve tanë se nuk duhet të vazhdojnë mbi psikologjinë e “luftës së klasave” duke i konsideruar kundërshtarët si armiq, por të bashkëpunojnë për të mirën e vëndit.

      1. anticensurë ??? says:

        o loni
        ashtu si nuk e mbaj veten për budalla,nuk e mbaj veten për të zgjuar,prandaj e lëshoj si ma do qefi!!
        për punën e ligësisë!?
        të garantoj me përqindjen e matjes së argjëndit,se e ke gabim!!këtë punën e “fyerjeve” e kam pasur zakon gjithnjë,kur më soset durimi,kur e kuptoj që tjetri kërkon të tallë bythën e palarë me mua!!të garantoj se në jetën reale,nuk më ka sjellë probleme!!as me ata që i kam “armiq”!!
        ti ke mendimin tënd për atë që ka shkruar autori,fakt që mua nuk më bind!!
        nuk pretendoj se mund të kem lexuar,e mbi të gjitha të mbaj mënd ato që mund të kem lexuar nga artikull shkruesi,por kjo që lexoj nuk është aspak ashtu si e interpreton ti!!
        ky është thjeshtë një diversion,një nga ato pregatitjet e ndyra të terrenit për bashkpunimin e krimit politik shqiptar!!disa nga ne e kanë parashikuar këtë kohë më parë!gjë që do të ndodhë në një të ardhme jo të largët!!
        në këtë mënyrë se si do të zhvillohet këtu!?
        nuk do të jetë aspak i leverdishëm për ne!për mua,ndoshta dhe për ty(nuk e di kush je)!
        nëse në gjermani,francë angli bile dhe në itali kemi “semaforë”,”flamurë tre a katër ngjyresh”,në shqipëri nuk do të kemi të tillë!në shqipëri do të kemi bashkim bandash kriminale!!bashkim që do të ulë zhurmën!bashkim që falë uljes së zhurmës,do të përkrahet dhe nga demokratët perëndimor!!ata e kanë thënë me kohë”nëse nuk jemi në gjëndje tu mësojmë bazat e demokracisë,këtij populli,të paktën ti detyrojmë të mos bëjnë rrëmujë”!!ndoshta kjo do të jetë një mënyrë për të hyrë ngadal,shumë ngadal në binarët e mësimit të demokracisë!!
        “semafori “gjerman,nuk është një “mall” që blihet dhe përdoret,ashtu shpejt e shpejt!!
        semafori qeveritar,në fillim është semafor partiak,ku çdo antar i partisë ka të drejtë të kritikojë këdo që është në të njëjtën parti!pa pasur frikë se do të përjashtohet!të kritikojë këdo që është në drejtimin e partisë së tij!askush nuk e sulmon sepse ai kërkon të zgjidhet në rangjet më të larta të partisë,askush nuk e akuzon se “do të marrë pushtetin e filanit a fistëkut”!!
        e kur ky “semafor” partiak,i ka kaluar provat në paritnë e vetë,ulet së bashku me partitë e tjera dhe diskuton,bën pazar!
        më jep këtë të të jap atë,dhe pasi merren vesh,fillojnë punën së bashku për të shkuar përpara!dhe shkojnë përpara!
        çfar pret nga “semadori” bardhë e zi shqiptar??
        që në bazë ata janë diktatorë,që në bazë nuk mund ti kritikosh e jo më të pretendosh për ti zëvëndësuar!!e më pas si do të mundesh të qeverisësh me dy diktatorë në krye??
        mos vallë nuk po e sheh se dhe kur nuk janë në krye nuk bëjnë gjë tjetër veçse pengojnë denigrojnë njëri tjetrin??
        kur të jenë të dy sipër,që njëri të mos bzajë,duhet tia mbushësh gushën plot!!
        e tipa të tillë,pra ai që duhet ti mbushë gushën partnetit të tjn nga e keqja nuk heq dorë nga fitimi i tij!!
        do rrisë shtypjen ndaj teje e meje,për ti mbushur gushën tjetrit!!
        më bëhet qefi kur shikoj njerëz të sjellshëm që përpiqen të arsyetonjnë të pamundurën!!të zbukurojnë të vërtetën!!ajo që nuk kuptoj është se a e kuptojnë këta njerëz,TI,se kjo e vërtetë është thjeshtë një gënjeshtër??
        ps:loni me të vërtetë kujton,dhe ti,se të gjithë janë të trashë??të trashë ka boll,por të siguroj se nuk janë të gjithë!!

        1. Loni pe Kolkondasi says:

          Ajnshtajn thoshte: “Shëmbulli nuk është edhe një mënyrë vetë mësuarit, është e vetmja mënyrë e të mësuarit.”. Asgjë më shumë nuk ka bërë dhe autori i shkrimit, thjesht ka marrë një shëmbull për të mbështetur idenë e shkrimit.
          Nga ato që shkruan në komente shoh se jeni mosbesues më kulm, por sidomos armik i betuar i së ligës. Armiq më të betuar të së ligës se komunistët shoqëria njerëzore nuk ka parë. Por ajo që rezultoi nga sundimi i tyre treçerek shekullor ishte fund e krye një mjerim i pashoq. Asnjë centimetër nuk e shtynë njerëzimin përpara, përkundrazi. Dhe kjo sepse ata nuk promovuan dashurinë në gjirin e shoqërisë njerëzore, por urrejtjen e pafre ndaj të ligës, shtypjen e saj me zjarr e hekur. E çfarë, e zhdukën të ligën? Përkundrazi, e bënë më të stërholluar, e bënë edhe më të ligë seç ishte. Tani shiko ato shoqëri në botën e qytetëruar që promovuan dashurinë si forcë shtytëse në gjirin e tyre. Kanë bërë progres të jashtëzakonshëm. Kanë probleme? Patjetër, por ama duke qënë të gjithë së bashku si shoqëri, duke kultivuar ne ngulm ndjenjën e dashurisë për njëri tjetrin, ecin gjithmonë përpara. Ne jo, ne duam vetëm luftë, luftë të përjetshme kundër të ligës në gjirin e shoqërisë tonë, lokomotivë të zhvillimit kemi akoma luftën e klasave. Kuptohet, rezultati i këtij qëndrimi nuk është asgjë më shumë se mbajtja përjetësisht gjallë e urrejtjes për njëri tjetrin.
          Por nuk po e zgjas….

          1. Loni pe Kolkondasi says:

            Korigjoj si gabim gjatë shkrimit : “… nuk është edhe një mënyrë e të mësuarit…”

  2. deshperimi says:

    Nje paralelizem medioker nga ana e ketij analisti qe analizen e tij e ka bere per honorarin e dites pasi kemi te bejme me dy ekstreme shoqerish diametrialisht te kunderta .E para eshte sepse shoqeria Gjermane dhe politika jane ne majat me te larta duke kuptuar domosdosherine per nje qeverisje te sakte dhe te denje per nje vend si Gjermania duke vene interesat e shtetit Gjerman ne prioritet !E dyta per ne nuk kemi tager kursesi te ballafaqohemi me kulturen e emancipimin politik Gjerman pasi shoqeria jone e aq me pak politka jemi vite drite larg ketij emancipimi politiko-shoqeror!Ne kazanin tone politik diskutohet gjithçka perveç ardhmenise se vendit e çuarrjes perpara sepse shoqeria Shqipetare fale kklouneve te saj politik te lindur pas 90 eshte akoma mesjete me cfurqe,kosa,kazma ekallash ne duar ku nje thirrje e çakenjeve te politikes dhe tere fshataresia bujkrobe eshte gati per te djegur institucionet shteterore per interesa te ngushta te çakenjeve ejenave qe mbajne peng kete vend prej 30 vitesh demografi !
    Ndaj i nderuar analist jam i bindur se perse kete analize e ke bere per honorari e radhes sepse paralelizma te tille nuk mund te ndodhin kurre ne nje shoqeri moderne e te emancipuar e krahasuar kjo me nje shoqeri patrialkale dhe e pa emancipuar ku edhe pse ndoshta ka marre disa vende plus ne politike e shoqeri jane dedikim e atdhetareve qe kane emigruar pertej kufinjeve ku fatkeqesia eshte sepse qytetaria e ka braktisur kete vend qysh prej 90 e vendin e saj e ka zaptuar bujkroberit ku demostrojne çdo dite prapambetjen e tyre provinciale duke e demostruar ne çdo rast me forcen fizike e jo me ate mendore!Shqiperia eshte e ndare ne dy kampe nje kamp qe demostron mendje dhe nje fizike ndaj dhe eshte e veshtire ne hapat e saj drejt civilizimit te saj.
    Ndoshta eshte i tepert ky sqarim pasi e kuptoje qe jo gjithçka eshte ne dore te shoqerise qe eshte marre peng e eshte kapur nga kthetrat e ulkonjave dhe te skiftereve qe duan te shohin çdo dite gjak per te mbreteruar dhe jo ecje perpara si shoqeri drejt emancipimit !Ndaj lereni Gjermanine e kompromiset politike per kete vend e mos tentoni te demoralizoni popullsine me deshperimin e “çfare kane gjermanet” me shume se ne sepse gaboheni rende ,ku Shqiperia dhe ku Gjermania!!

    1. anticensurë ??? says:

      dëshpërimi
      niveli i politikanëve tanë nuk është as në nivelin më të dobët të afD të gjermanisë!!edhe në atë parti ekstremiste,ka demokraci të brëndëshme!ka shumë budallallëk në mëndjet e tyre,por ka demokraci brënda partisë tallashe!!
      tek ne mungon kjo si fillim!!
      kjo demokraci mungon që nga mëndja e shqitarëve të thjeshtë!!
      dëgjon gjithandej thënjen”filani,fisteku do ti marrë pushtetin fistekut”!!
      çfarë idiotësie!!
      nuk e kanë problem kur dikush i merr jetën dikujt tjetër,por kanë problem të madh të shohin që dikujt që “ka marrë pushtetin” tia marrë dikush tjetër!!gjë që normalisht është e sanksionuar me ligj në kushtetutë,jemi vënd demokratik!!
      në anën gjeranike që njoh më shumë,në biseda që bën me njerzit,nuk e dëgjon kurrë fjalën “do ti marrë pushtetin”!e quajnë normale konkurencën për pushtet!as nuk lavdërohet fituesi as nuk denigrohet humbësi!!
      thjeshtë diskutohet se si do të shkojë përpara!!
      isha në zvicër par disa kohësh kur kishin zgjedhjet parlamentare!!një shoku tim që ishte me “të verdhët” që pësuan një humbje të rëndë,kur e pyeta si ndodhi!?”nuk ishim të aftë-tha-për herën tjetër duhet të luajmë bythën”!nuk shau asnjë nga fituesit,nuk tha më vodhën a më pordhën!!nuk tha do dal në rrugë a do bojkotoj parlamentin!!”do punoj më shumë herën tjerët”,këto ishin fjalët e tij!!
      sepse është i zoti ta mbajë në kurriz fajin e tij!
      e ne jo!
      nuk kemi këllqe të mbajmë fajin tonë!!

  3. Nje bashkepunim do t’i jepte fund luftes klasore mes shqiptaresh e quajtur “berishiane”! Saliu eshte percaresi me i madh mes nesh! I eger i pa qyteteruar bisha e etur per gjak Sali!

  4. Shqipetari-Berlin says:

    Te Krahasosh Politikanet GJerman me “Putanat” dhe Shkerdhatat e Politikes Shqipetare eshte Turpe..dhe vetem Turpe…por Shqipetaret per Pushte e hane Turpin me BUke dhe jo vetem ate themi ne Mileti.
    1-NJe Krahasim i “Vogel”…Lulezim Basha i PD-s..ish MInister i Brendshem eshte nje Vrases i 3-NJerezeve….dhe nuk dha Doreheqjen..ne Gjermani te tilla gjera nuk Ekzistojne…biles ish Presidenti Gjerman Wulf dha Doreheqjen per nje Anashkalim qe beri ne Blerjen e Shtepise..Leket i pagoj ne dore..dhe “Shpetoj” TVSH-e prej 19% desh..por kjo i “Hengri Karrjeren”..sepse e vune te gjithe me shpatulla pas muri….pra vetem kaq….
    Lulezim 230-miljonsh i Vjedhjes ne rrugen e KOmbit,”Koalicjon” me Ramen??Pse??Apo pse na bekan KOalicjon ne GJermani???
    Ik o Murac…Legeni..se ti je sponsorizuar nga Xhepat e Bashes….ik se ti je miljona vjete shume larfe Gjermanise….ike dhe Pirdhu…dhe shko merru me dicka tjeter..lol

  5. Epo kjo says:

    Duhet te kishit ndjekur debatet politike ne Gjermani para se te shkruaje kte artikull.
    E para, nuk kishte alternative tjeter reale per formimin e qeverise.
    E dyta koston e kesaj bashkeqeverisje e paguan shtrenjte socialdemokratet qe mbeten per tre Mandate ne opozite.
    Dhe ajo qe shume komentues e theksuan
    Jemi vite larg Gjermanise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje