Nga Alba Malltezi
Eshtë mbresëlënëse të shohësh këtë diplomate me trup të imët e me tipare të mprehta, të lëvizë nga jugu në veri të Shqipërisë kaq natyrshëm e miqësisht, si të ishte në rrugët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo të Koresë së Jugut, vendi i bukur i të parëve të saj.
Nuk e kompleksojnë shigjetat e helmëta që vetëm ne ballkanasit dimë t’i prodhojmë kur dikush nuk na shkon për shtat me lajka e hosanara, e nuk do t’ja dijë për “gatimet” nëpër studio të çuditshme trafikantësh, portale të ngritura si kërpudha helmuese pas shiut të fortë të korrupsionit dhe të ilegalitetit në Shqipëri. Arrijmë të bëhemi edhe racistë, si racistët më të këqinj kur dikush, sidomos një i huaj “guxon” të na vendosë pasqyrën në fytyrë e të na tregojë gjerat që nuk shkojnë.
Por Yuri Kim nuk ndalon, si të ishte një shqiptare plot guxim. Jo se nuk e kanë bërë këtë gjë ambasadorë të tjerë amerikanë, por gjithësesi, kanë arritur deri në një pikë. Në atë pikë që pastaj na ka lënë të vetëm përballë atyre që Mafian nuk e kishin përballë Shtetit, por e bënë Shtet në Shqipëri.
Dhjetëra e dhjetëra gazetarë, politikanë, përfaqësues të shoqërisë civile në Shqipëri, edhe sot e kësaj dite kur Sali Berisha e familja e tij kanë damkën më të rëndë politike dhe morale, zyrtare në kurriz (“Non Grata” nga SHBA-të), nuk guxojnë të artikulojnë, të pyesin as Sali Berishën, as Ilir Metën e të tjerë politikanë shqiptarë: Si krijuat këtë luks të shfrenuar në sy të të gjithëve, cila logjikë financiare e ligjore shpjegon dhjetëra e dhjetëra pasuri, jetë prej sheikësh që bëni ju dhe familja juaj në dritë të diellit, pa pasur nevojë as t’i fshihni sa për sy e faqe, në vendin më të varfër të Europës?
Si arritët të infektonit me njerëzit tuaj më servilë e të paaftë jo vetëm Drejtësinë, por të gjitha shtyllat jetike të shoqërisë shqiptare: arsimin, shëndetësinë, e mbarë ekonominë? Një infeksion që ju bëri të rrini të qetë e të tregoni pafytyrësisht se çfarë keni ju dhe familjarët tuaj janë “trashëgimi” gjyshërish, vjehrrash e kunetërish.
E ndërsa të korruptuarit moralisht e ligjërisht vazhdojnë të prodhojnë atë që për dhjetëra vite kanë ditur të prodhonin, kjo diplomate amerikane sheh pa u frikësuar aty ku dëshiron ta shohë Shqipërinë, duke kuptuar se ku duan ta shohin shqiptarët e mirë: Pa këta politikanë që si oktapodë me shumë tentakula po i merrnin frymën Shqipërisë e përpëliten ende ta bëjnë.
Dihet, amerikanët nuk janë aq diplomatë sa europianët, por ishte pikërisht kjo që më në fund i duhej Shqipërisë: Një vendosmëri për të çuar deri në realizim një Reformë në Drejtësi. Nuk është perfekte? Janë bërë gabime? Po e a kujtojmë se ku ishim vetëm para pak vitesh? Kur viktimat shkonin të denonconin dhe dhunuesit i telefononin se: “Prokurori, policia, gjykatësi është në shërbimin tim!” Përballë fundit të fundit ku po shkonim, ky rrugëtim për të pasur institucione më dinjitoze është një fillim që më pas mund të shkojë në duar më të pastra shqiptarësh.
Në duar të atyre të rinjve që nga Tropoja në Përmet, ëndërrojnë të bëhen gjykatës e prokurorë e të vendosin drejtësi. Drejtësi për prindërit e flakur nga puna, për nënat e pambrojtura, për motrat e trafikuara, për fëmijët e dhunuar, për qytetarët e vrarë e të mbetur pa më të voglin shpagim, sepse Shteti i këtyre politikanëve, që sot gjejnë ende forcë të mbledhin më të keqen, ishte Shteti i mafiozëve më të uritur e të etur, të veshur me kostumin politik.
SHQIPE
Shkrim i persosur.une do ti shtoja vetem nje pyetje per te gjithe duke perfshire edhe veten:
Deri kurre ne shqiptaret e ndershem qe pa me te voglin dyshim jemi shumica, do tja lejome vetes te na dhunojne dhe poshterojne keta qe nuk mund ti gjeje nje emer qe sado perçmues te jete me duket si lavderues per keta vemje te ndyra ???? Braktisja dhe perbuzja eshte nje nga rruget per ti denigruar ne aspektin shoqeror .
Ndersa qetesia do te na vije kur keta Kellira bashke me soj e sorollop do te jene pas hekurave .
NUK KA KRIMINEL ME TE REZIKSHEM SE KETA QE E MERITOJNE BURGUN DHE SEKUESTRIMIN E PASURISE…Etj,etj,etj………
Ju znj. Alba Malltezi, ju pershendes me shumë rrespekt, për këtë shkrim të bukur, pa urrejtje, ku pershkruan thjeshtë e shkurt, jeten e Tropojës dhe të gjithë Shqiperisë, si dhe aktivitetin normal dhe shumë njerzorë të znj.Ambasadore të Amerikës. znj. Kim me sjelljen e sajë, permbush 100% veprimtarinë e sajë sociale, si punëtore, bashkuese, shpres-dhënse, e thjeshtë dhe e mbushur plot me dashuri per Shqiptarët dhe Shqiperinë, ku nëpërmjet znj. Kim, transmetohet rrespekti dhe dashuria edhe e motrës tonë të madhe Amerikës, dhe kjo duket në sytë e sajë, që na jep impresionin sikur të ishte një vajzë apo grua puro-puro Shqiptare, që viziton dhe e shetitë krejt qetësisht dhe modestisht Atdheun e vet të dashur. Me këtë sjellje, znj. Kim, e shton çdo ditë dhe më shumë dashurinë e popullit Shqiptar për personin e saj dhe Ameriken e madhe. Faleminderit znj. Kim, ju jeni një Shqiptare e mrekullueshme dhe shumë patriote. Amerika qoftë edhe më shumë e bekuar nga Zoti.
Shume respekt per kete gazetare dhe intelektuale te zote.
“Si shqiptare plot guxim”…. hahahaha. E ju e admironi për guximin… Po ia rrisni vlerën Berishës, ashtu siç e meriton.
E keqja , është vetë populli shqiptar, spiun vullnetar dhe xhelat i sigurimit dje, servil dhe langaraq i mafjes dhe korrupsionit sot. Kur shikon se mafja dhe korrupsioni po e mbyt, qahet nga padrejtësia.
Alba je si drita
Bravo shkrim brilant .
Znj. Juri Kim perfaqson sot zerin e lirise, zerin dhe aspiratat e shqiptareve te ndershem qe edhe pse shumice vuajne nen nje “grup te vogel” kriminelesh dhe hajdutesh politikane te cilet duke shfrytezuar cdo boshllek qe here e ka krijuar demokracia duke mos qene nje sistem perfekt dhe here nga toleranca e lindur e shqiptareve qe jane mesuar te shikojne punen e tyre, jane sot te shtypur, pa mireqenie, pa drite dhe pa vatan pikerisht ne vatanin e tyre. Jam i bindur qe kjo zonje e nderuar eshte e shtyre fuqishem nga marredheniet vellazerore te Shqiperi-SHBA, nga politika e vendit te saj per te ndihmua shqiptaret, por jam i bindur qe kjo zonje ka edhe nje shpirt te madh njerezor dhe dashuri personale per te verteten qe i buron nga shpirti i saj dhe po lufton sikur ne dejet e saj te kishte gjakun me te mire te shqiptareve te shquar e patriote. Me prek humaniteti i saj, dhe menyra e thjeshte e me buzeqeshje me te cilen ajo jeton mes nesh.
Për respekt të gazetares së talentuar dhe kurajoze Alba Maltezi po bëj këtë shënim:
“Pse shoqërinë shqiptare nuk ka as Ambasador e as Zot që ta shpëtojë nga diktatoret?!
1. Pavarësia e Shqipërisë u shpall në Vlorë nga patrioti Ismail Qemali,
por themelet e shtetit diktatorial të Bejlerëve u hodhën nga Ahmet Zogu në Mat.
2. Lufta Nacionalclirimtare krijoi të gjitha kushtet për ndërtimin e një shteti demokratik në Shqipëri,
por Enver Hoxha e transformoi për 40 vjet në shtet të diktaturës së Pashallarëve të Kuq.
3. Bota Demokratike me SHBA-ne dhe Gjermanine ne krye krijuan ne vitin 1990
te gjitha kushtet per ngritjen e nje shteti demokratik, por bajraktari Sali Berisha
i dha Shqiperise nje Kushtetute Diktatoriale qa vazhdon të prodhojë vetem diktatorë.
Po si prodhohen diktatoret ne Shqiperi, do pyese dikush nga ju?
4. Ne Shqipëri u be ligj qe Kryetari i Partisë qe fiton zgjedhjet automatikisht behet
Kryeministër, pra kreu i Pushtetit Ekzekutiv.
5. Kryetari i Partisë dhe njëkohesisht Kryeministër i Shqipërisë zgjedh
Kryetarin e Pushtetit Legjislativ, që është Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë.
6. Kryetari i Partisë dhe Kryeministër dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
Zgjedh Kryetarin e Pushtetit Juridik, që është Presidenti i Shqipërisë.
7. Edhe fëmijën me të urtë ta bëni Kryetar Partie në Shqipëri, ai do të bëhet Diktator.
8. Në Shqipëri nuk ka nevojë që SHBA dhe BE të dërgojnë Ambasadorë të Zot,
por të dërgojnë një Kushtetutë Demokratike të Fortë që të zëvendësojë
Kushtetutën Diktatoriale që prodhoi bajraktari shqiptar Sali Berisha!
Alba/Bardha vetem respekt per Ju!
Nje zonje e vertete, e nderuar. Zonje qe i flet zemra per popullin tone te vuajtur. Nuk i flasin buzet mekanikishte ftohtesisht. Nuk i flet as xhepi si drejtuesve tane per vjet. Ja per kete simpatizohet kjo dallandyshe Koreano-Amerikane qe ka shtegetuar ne vendin e shqiponjave…
Si pioniere e lumtur e Enverit ka dale Kimi ne foto
Alba, ke thene disa te verteta te hidhura. Bravo!