Nga Skënder Minxhozi
Ka një vend, më saktë një zyrë në ngrehinën e opozitës së sotme shqiptare, ku askush nuk shkel, ku të gjithë largohen si të ishte fjala për një depozitë mbetjesh radioaktive. Është fjala për zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka. Aty ndodhen të stivuara në kasafortë 4200 fletë formulari, që përbëjnë sot shpresën e vetme për Sali Berishën, që të rimarrë partinë që drejtoi për 23 vjet. Gjithë ditën flasin për të, por askush nuk shkel aty.
Ky pirg fletësh të firmosura në atë zyrë janë sot molla e madhe e sherrit që po dizintregon Partinë Demokratike, duke fokusuar çdo projektor mbi opozitën, e jo mbi punët e qeverisë. Nëntë ditë pasi përkrahësit e Doktorit vunë mbi tryezën e Edi Palokës formularët për thirrjen e kuvendit, askush në PD nuk ka mundur të gjejë një kompromis për të nisur verifikimin e tyre. Në të kundërt, Lulzim Basha shpejtoi të organizojë kongresin e tij një javë më pas, megjithëse të numërosh 4200 fletë letre është ku e ku më e lehtë sesa të thërrasësh 7500 burra e gra në Tiranë (vetë shifra, meqë ra fjala, është qesharake)!
Si është e mundur që një parti e madhe, e vjetër dhe që ka qeverisur vendin, të mos gjejë dot se çfarë kanë brenda 4200 fletë që ndodhen në selinë e saj qëndrore? Si mundet që bashistë dhe berishistë po shkojnë me zell dhe naivitet drejt një përplasjeje frontale që do të shkatërrojë partinë, e nuk ulen dot të flasin qetë e të gjejnë një kompromis në lidhje me statutin, formularët, Kuvendin dhe gjithë reston e sherrit që po rrënon sot imazhin e opozitës?
Përgjigja është fare e thjeshtë dhe gjendet në zyrën e zotit Paloka: sepse askush nuk do t’i japë fund vetë sherrit! Prandaj të gjithë i largohen asaj dere sot. Megjithëse të dyja palët shprehen të gatshme për të verifikuar delegatët dhe matur forcat në fushë të betejës, e vërteta është paksa ndryshe.
Në njërën anë berishistët, luajnë bllofin duke ftuar Bashën që të nisin verifikimin e fletëve, duke e ditur se ky i fundit do të thotë prerë “Jo”. Nëse Berisha do të donte transparencën e formularëve, e jo bllofin ndaj Bashës, mjaftonte të ftonte mediat e Tiranës në zyrën e Palokës e të niste vetë verifikimin e 4200 fletëve. Më tej akoma, nëse do të donte transparencën e jo bllofin, do të mjaftonte të paktën të afishonte në rrjet listën emërore të firmatarëve, duke njoftuar opinionin publik se cilët do të jenë protagonistët e 11 dhjetorit.
Berisha dhe të tijët thonë pas kamerave se po e bënë këtë gjë, Basha nis presionet dhe një pjesë e atyre që kanë firmosur mund të kthejnë mendje. Një tezë pak e besueshme, nga momenti që të gjithë e dinë që mes Berishës dhe Bashës, ai që ngjall më tepër frikë është i pari, jo i dyti.
Në anën tjetër, kemi shoun e zotit Basha në lidhje me fletët në zyrën e Edi Palokës. Ai ngul këmbë që fletët të dërgohen në sekretarinë e PD. Njëlloj si t’i varësh ujkut mëlçitë, do thoshin berishistët, sepse formularët e kuvendit s’mund të dërgohen në derën e një lidershipi partiak që ka thënë me dhjetra herë se “nuk do të ketë Kuvend antiamerikan”!
Arsyet e vërteta të këtij bllofi dypalësh në lidhje me 4200 formularët në zyrën e Palokës, janë të tjera dhe janë më banale.
Sali Berisha e di që ka shumë formularë të rregullt në atë kasafortë, por e di se ka edhe plot firma pa lidhje, nga persona që s’janë delegatë me tagër zyrtar, e ndoshta edhe firma militantësh të marra nëpër kafene me një të shtrënguar dore e pa e ditur se përse bëhet fjalë. Mediat kanë dhënë shembuj konkretë këto ditë në lidhje më këtë gjë. Berisha e di se shifra 4200 është shumë e bukur për të qenë e vërtetë.
E di dhe Lulzim Basha këtë gjë, i ka të gjitha informacionet. Pra që Doktori nuk ka në kasafortë aq sa thotë. Po pse atëhere nuk shkon me vrap t’i numërojë ato fletë, e ta nxjerrë Berishën mashtrues?! Fare e thjeshtë. Sepse Luli di gjithashtu se Berisha ka më pak se 4200 firma në zyrën e Edi Palokës, por me gjasë mund të ketë më shumë se 1800 të tilla. Pra, mund ta thërrasë Kuvendin e jashtëzakonshëm. Dhe kjo i rrëzon Bashës çdo dëshirë që të nisë demaskimin e Doktorit për fletët e parregullta. Pasi nëse Kuvendi i Berishës merr dritën jeshile, karriera politike e Lulzim Bashës mbyllet.
Ky ekuacion lëvizjesh taktike i mban sot të gjithë larg zyrës së Edi Palokës. Duan më mirë secili Kuvendin e vet, për të kënduar fitore, sesa të gjejnë një zgjidhje që të shpëtojnë partinë. Fatet personale të dy burrave po shkërmoqin sot indin e Partisë Demokratike, po bjerrin imazhin e saj publik, po rrëzojnë përtokë autoritetin që ka pasur dhe ka tek një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar. E meqë kjo luftë nuk mbaron as në 11, e as në 18 dhjetor, shanset janë që dy dasmorët që tundin shaminë e valles, të vazhdojnë të kacafyten edhe më tej mbi rrënojat e partisë. Në Parlament, ku do të jetë edhe destinacioni final e afatgjatë i kësaj përballjeje gjelash.
Ndërkohë zyra e Edi Palokës vijon të mbetet e pavizituar nga askush që ka në dorë të zgjidhë krizën. Epiqendra procedurale e sherrit po lihet mënjanë qëllimisht që konflikti të mos zgjidhet. Sepse e vërteta është ajo që ka më pak peshë në këtë mishmash në PD, ku thelbi i krizës lidhet jo me daljen prej saj, por me eleminimin e tjetrit përballë.
Përderisa Basha e thirri kuvendin, fletët në zyrën e Palokës nuk kanë më asnjë vlerë. Kërkesa e atyre që kanë firmosur, tashmë është plotësuar. Datën nuk mund ta caktojnë kërkuesit por kryesia e PD.
Por Berisha dëshiron revolucion dhe ju kuvend sepse ai forumet i ka përdorur por nuk i ka respektuar kurrë. Kaq e thjeshtë është.
Po ti si demek gazetarë qe je ( qe ne fakt e gjithe shpura juaj jeni gjobë- venës dhe te paguar nga qeveria ) perse nuk shkoni te Zyra e Edit e ti shihni ato formularë.
Zoti Paloka e tha hapur se kush don mund te vije e ti verifikojë.
Por ju nuk intereson e verteta.
Juve ju intereson manipulimi i publikut si dhe justifikimi i shperblimit qe ju jep qeveria per te sulmuar opoziten.
Per fatin e mire te shqiptarëve dhe per fatin tuaj te keq po ju vjen fundi ketyre pazareve te shpifura qe me paturpesine me te madhe keni tetë qe po i beni ne kurriz te shqiptarëve.
O Petrit i partisë,o tru shpëlarë!
Minxhozit nuk e ka llafin se s’janë të vërteta firmat.As që i rruhet bile janë apo s’janë.
Thotë se edhe Berisha dhe Basha as u plas sa të vërtta janë.Firmat janë vetëm një bllof-sebep në luftën për të vrarë njëri tjetrin,qoftë dhe me hile.
O skendo..PD ska qene e nuk do jete kurre parti..sa me shpejt te shkerrmoqen paraushtaraket fashiste me emrin salibajraktarist aq me mire do jete per shqiperine..sa parti Jane. zhdukur e sa parti kane lindur ne bote aq te mira qofshin..nuk Jane partite Sic doni te thoni pasuri kombetare ato Jane istrumenta te momentit te politikes per te realizuar idete e qellimet.mendoj se ju gazetaret te analizoni te shkuaren e afert te ideologjise saliste tragjedit qe shkaketoi e mos te merreni me fatin e njerit apo tjetrit politikan ..keshtu si veproni ju bini ne batakun e interesave te ngushta te klaneve..akoma nuk keni kurajon e duhur per te demaskuar politiken percarese ,politiken e dhunes te forces,te shpifjes,terrorit,frikes ,presionit,genjeshtres..ashtu Sic eshte PD ka qene shteti kur ajo kishte pushtetin..duhet folur me fakte, akte, vendime, e cfare ka shkaketuar ne jeten e nje vendi ne jeten e miliona qytetareve ..ju shkruani per konsum ditor per te mbushur faqe gazetash ..normale e quani ju qe akoma te frymezoje saliu? qofte edhe pakica..jepuni pergjigje kesaj pyetje atehere sistemi ka shume mangesi perfshire edhe iformimin.shpresoj qe salizmi si pjese e ideologjise se erresires te shuhet Duke e luftuar cdo dite me perpjekje per te permiresuar jenen e njerezeve Duke ngjallur shprese
Nje shkrim pa vlere, kisha respekt per kete analist por me sa duket edhe ky po fut duart tek pasuria qe ka bere familja kriminale duke vjedhur popullit. O Mi-Bixhozi sa leke ke mare per ti dale ne mbrojtje familjes kriminale. Basha po ta ben trasparente dhe Jo me kasaforta te mbyllura.Po na tregoke se qenka me lehte te shkojme te Kasaforta se sa ti mbledhesh delegatet ne nje kuvend qe ta thone perball antaresise voten e tyre. Cdo dite po i bini fyellit me nje vrime,kasaforta, kasaforta …..
nje gomarllek me bire. pse nuk shkon krietari sebashku me ate te protokollit me i protokollu te gjitha . nejse Saliu e ka gabim , e rren menja kot, se ka pjerdh krejt.
Zoti Minxhozi ! Experti i Arjan Çanit, Arjan Curri , ka pohur te premten se i ka verifikuar ai firmat te gjitha tek zyra e Palokes, prandaj pse te lodhet Berisha me Bashen apo dhe media. Pyesni Arjan Currin, expert, i pabesueshem, inteligjente deri ne palce dhe me gjithe ata tituj shkencor, i katandisur ne e misionet e nje rrugaçi ordiner dhe idiote si Arjan Çani. Ee, çfare nuk te sheh syri ne vendin e shqiponjave qe e kthyen ne sorre te zeze! Vetem prokurore dhe gjykates nuk ka ai vend .
Zoti Minxhozi ! Experti i Arjan Çanit, Arjan Curri , ka pohur te premten se i ka verifikuar ai firmat te gjitha tek zyra e Palokes, prandaj pse te lodhet Berisha me Bashen apo dhe media. Pyesni Arjan Currin, expert, i pabesueshem, inteligjente deri ne palce dhe me gjithe ata tituj shkencor, i katandisur ne e misionet e nje rrugaçi ordiner dhe idiote si Arjan Çani. Ee, çfare nuk te sheh syri ne vendin e shqiponjave qe e kthyen ne sorre te zeze! Vetem prokurore dhe gjykates nuk ka ai vend …
Mendoja se ishte artikull serioz. Dyshova kur lexova kush e kishte shkruar dhe me pas e vertetova kur lexova se per ke Ed e kishte fjalen. Mendoja se artikulli fliste se perse asnje investitor i huaj nuk po trolet ne doren e Edit tjeter
Është në të mirë të vendit që PD të marrë fund si grupim interesash të ngushta e utilitare. Nuk ka qenë asnjëherë grupim politik dhe nuk ka rrugë tjetër veç rithemelimit të një partie të re properëndimore.
Nuk ka nevojë për verifikim nga institucionet, ato i ka verifikuar Arjan Curri. Kaq mjafton. Të gjithë në datën 11 Dhjetor në stallë për kongresin e fitores… Edlira rezultatin e kongresit e ka verifikuar Arjani tjetër…. Çani…. Ka fituar Berisha me rezultatin 99.999%
Me duket se u permenden edhe disa ministra nga e majta te pa kenaqur,apo ishe ministra .Keshtu qe formularet me shume duhet qe te jene ne zyren e Edit tjeter ,se sa Paloqes. Ku i beson Berisha PALOQES,apo MULIT.TE VETEMIT PERSONE QE BERISHA I BESON NE ATE VENDE ESHTE CIME PEKA ,DHE BLEDI FEJZIU.
Minxhozi po pse luan lojen arbitrit kur nuk ke kellqe te thuash ate qe duhet thene, te pakten mbylle gojen. Politikanet duhet tju degjojne ju goret e gazetarise.
Asgjë e re nga kampi “me ne fitojnë të gjithë”. E kam pase këtë ide, e kam, dhe do ti mbetem fanatik faktit që, PD është një konglomerat hienash e matrapazësh të pa skrupullt. Ata u gjendën bashkë për copëtimin e lopës (shtetit) pa zot. Të gjithë vinin nga nomenklatura, sigurimi , e nga jashtëqitja e PPSH. Në vite kjo u konfigurua më shumë. Përplasjet nuk kanë ndodhur e ndodhin për ndonjë ideologji të caktuar. Thjeshtë janë përplasje klanesh , rrugaçësh me kollare . Ashtu siç dikush i cilësoi në 90en kur këta filluan të djegin libraritë e qyteteve, apo të digjnin shkollat. A nuk vazhdojnë edhe sot të djegin e thyejnë ? Shiko, Saliu është një kriminel në tërë kuptimin e fjalës. Të gjithë ata, përfshirë edhe gazetarët, Minxhozin me që është i artikullit , që vazhdojnë të bëjnë analizën e letrave pa vlerë , vetëm sa hedhin ujë në hava. Kur flitet për PD , flitet për çekun e bardhë. Kur flitet për PD, flitet për rrënimin dhe cvatjen e pasurisë kombëtare. Kur flitet për PD, flitet për vjedhjen e pronës, për falimentimin e shtetit, për qindra të vrarë nga papërgjegjësia e shtetit. Kur flitet për PD, flitet për mega skandalin e piramidave, lulëzimin e lojërave të fatit që i boshatisen xhepat qytetarëve, për Gërdecin, për thyerje embargo, për vrasje , për, për, për…. Të gjitha të tjerat janë retorikë boshe. Ky njeri (. Sali kafsha), që për fatin e keq ka edhe simpatizantë, ky njeri ka vetëm një adresë ku duhet të jetë. Në Hagë per genocid ndaj popullit shqiptar. Ky dha urdhër të bombardohet jugu i vendit. Dhe këtu mbyllet diskutimi. Jo letrat, jo firmat. Por** me rigon.