Nga Frrok Çupi
Më në fund këta u dorëzuan, u dorëzuan duke u zbrazur nga përbrenda vetes. Kjo ishte e gjitha, madje më shumë se ajo çfarë pritën njerëzit; njerëzit prisnin sikur Amerika ‘do t’i marrë për veshi e në burg’. Ilir Meta, president i Republikës, dëshmoi në konferencën për mediat se ‘u shfry’ e nxori gjithë pisllëkun sikur ta kishte shtypur putra e madhe…
Ja kështu ka ndodhur me këta: Amerika luajti si elefanti me miun dhe këta ja ku janë. Në një të folme të përditshme thuhet ‘si macja me miun’ por në rastin tonë këtë sugjestion e kishin Meta, Berisha &Co, këta e kishin mendjen sikur Amerika do të ishte ‘e vogël sa një mace’.
‘Loja’ më e fundit:
Yuri Kim, ambasadore e Shteteve të Bashkuara, dje përshëndeti nga Tropoja dhe deklaroi se ‘këtu në këto male ndihem në shtëpinë time’. Shtoi edhe se në Tropojë do të festojë Festën amerikane të Falënderimeve!. Vetëm dy ditë para se dje, malësori tropojas Berishë, i shpallur ‘i papranueshëm’ nga Shtetet e Bashkuara, që nga një hotel në Tiranë kërcënoi fuqinë e madhe botërore se ‘do ta përzë, nuk do të shkelin më në shtëpinë time’. Si në lojën me ‘kuka- fshehtas’, ai tha drejtpërdrejt kështu: ‘Zonja ambasadore e Amerikës nuk do të lejohet të shkelë në zyrën time si kryeministër’.
Por Amerika është më e madhe se macja e përfytyrimit të Berishës. Zonja Kim zhvilloi të njëjtën simbolikë: U ngjit në malet ku është rritur Berisha dhe tha se ‘këtu ndihem si në shtëpi’. Vendlindja e Sali Berishës, natyrshëm është toka mikpritëse për aleatët perëndimorë, e sidomos për Shtetet e Bashkuara.
Zonja Yuri Kim, e dërguar e qeverisë amerikane, iu përgjigj edhe aleatëve të Sali Berishës, që tani, të fshehur pas maskës demokratike, janë grumbulluar rreth antiamerikanizmit. Këta janë ose në foltore, ose rreth saj, ose më larg e të maskuar. Por ambasadorja e Amerikës, me një ‘lëvizje gishti’, i zhbëri.
Më në fund kjo ishte më e thjeshta në sjelljet simbolike të diplomacisë amerikane për neutralizimin e zyrtarëve të lartë që kanë ushtruar dhunë dhe korrupsion mbi publikun shqiptar. Sot, zonja Yuri Kim tha se për zyrtarët e korruptuar ‘ky është vetëm fillimi’.
-Ky është vetëm fillimi- tha Kim.
Ditën që do të paraqiten para Drejtësisë për krimet e kryera, këta do të peshojnë njëqind herë më pak se peshat që ngrinte Ilir Meta kur ishte në këtë lloj sporti; ose sa një pupël në krahasim kur ishin në pushtet. Atë ditë do të jenë zbrazur nga hija e shpatës së madhe që i imponuan popullit sa kohë ndodheshin në piramidën e shtetit.
Nuk bëhet më si në epokën e sovjetizmit, kur urdhëronte Stalini. Siç edhe shpresojnë njerëzit e lodhur nga krimi, se një ditë Amerika ‘do t’i marrë këta për veshi e në burg’, kjo nuk funksionon. Këta dorëzohen vetë. Ilir Meta, president i Republikës, dëshmoi mbrëmë në konferencën për mediat se ‘u shfry’ dhe nxori gjithë pisllëkun sikur ta kishte shtypur putra e madhe…
Çfarë krimi nxori presidenti Meta?
Presidenti tha se vetë, me dashje, kishte kryer një krim kushtetues ndaj të drejtës së popullit për të votuar. Ai tha se dekretin për shtyrjen e datës ‘ia kishte kërkuar kryetari i PD, Basha’. Dhe Meta e shtyu. Do të thotë se presidenti i lëshon dekretet e bllokimit të shtetit sa herë ia kërkon një ‘klient’.
Prokuroria, dje në mbrëmje, duhej të kishte trokitur në derën e Ilir Metës me pranga në duar, për një krim kushtetues të deklaruar në flagrancë. Por jo se këtë e bëri Amerika. Autorët e aktit vijnë në vendin e krimit, padyshim.
Amerika ka kryer vetëm një lëvizje të putrës ndaj ‘miut’. Vite e vite të tërë gjatë të cilëve zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar ‘i erdhën hakut’ popullit të tyre- aleat me Amerikën, aleati i madh bëri shfryrjen më të vogël të ‘kafshës’ bezdisëse.
Këta as mund të vrisnin më njeri, as mund të urdhëronin zhdukje në masë, as mund të ushtronin korrupsionin e rëndësishëm- siç kishin bërë deri në atë moment. Amerika, në 19 maj 2021, i hoqi valvulën Berishës- ish president e ish kryeministër, i fiksuar me vjedhjen, korrupsionin e krimin kundër demokracisë dhe individit.
Në 9 shtator PD e përjashtoi nga Parlamenti… Pritet që të thërriten nga Drejtësia pjesëtarët e familjes së tij… Shikojeni tani në ç’derexhe është katandisur. Ka dalë rrugëve, mbledh milet pa dallim- pijanecë, të metë, rapsodë, të burgosur, hajdutë.., ça të jenë; dhe bën ushtri ‘demokratikase’ anti- amerikane.
Shpif, sajon, gënjen, bën grimasat e idiotit, thotë budallallëqe…., aq sa tani të vjen keq për të. Edhe sikur të vijnë një ditë ata të Prokurorisë, nëse vijnë për këtë e jo familjen, ti dhe unë do të pëshpëritnim: ‘po lëre dreqin, a s’e shikoni ku është katandisur!’.
Këta shfryhen para se elefanti të vërë putrën e tij; madje as është më e nevojshme.
I madh je z. Cupi! Nuk po u le kusur ketyre dy politikanve qe cfare nuk i kane bere ketij populli; dhe ky i fundit e ka thene mire: – ne kete dynja lahen gjynahet…
“Imperializmi”amerikan eshte nje tiger prej letre.
Te lumte Frroke që flet kunder ketyre hajdutve… Por mose harroe edhe Edi Rame Otomani Erdogane hajdutin… 3 njerzit më të per folurit e Qeverise Rama ne keto 8 vite u ngriten në detyre edhe ne mandatin e 3 te Edi Rames ku me sa duket babe zija dhe hajdutrija e tyre me Edi Ramen ne krye nuk ndje kufi.. 3 fame keqete si Arben Ametaj Damire Xhiknuri dhe sote ilir Beqaje more nje tjeter detyre ku ka lek pse ndodhe kjo???? Poshte korrupsjoni poshte barbarizmi poshte mentalitet Turke Otomane Talibane komuniste poshte Edi Rama Sali Berisha ilir Meta Lulzim Basha pare drejtsise ????????????
Amerikanet kur moren vendimin per shpalljen e Saliut no grata e kishin peshuar disa here ceshtjen ,dale borxhit, keshilluar, paralajmeruar dhe me ne fund ja futen nepermjet ushtarit te tilj me te bindur Lulezim Bashes.
Vendimi i qeverise Amerikane eshte institucional dhe nuk ka te beje me persona qe duan apo nuk duan “konservatorin komunist” Sali.
Saliu qe nuk e kuptoj perse disa pjestare te medias e quajne politikan i thekur jo vetem qe nuk eshte politikan por eshte nje hajvan qe kujton se me buburrecat e foltores do trembe Ameriken.
Te shohim kur Zeni te thirret ne prokurori. Gallata sa ka nisur.Fundi eshte i sigurte .Kush duron fiton thote populli.
Mbete iluminist o Frrok Cupi-beson akoma se ka Prokurori ne Shqiperi qe t’i hedhin hekurat ne flagrance Ilir Floririt?!
Bravo Frrok, po mjaft dhe ti, a nuk te vjen keq si jane katandosur? ?
Me “miun”, vallè, apo me… “morrin”?!
S.H.
Mir po duhet me dit nji gjo qe : gjeja qe ka me shum frik Elefanti esht pikerisht Miu .
Booo
doli prape kjo fantazma e varreve !!
Po na jep leksion se Amerika eshte Elefant.
ILIRI dhe Sala nuk e njohin fare Ameriken !!!????
Budallenj ata te pa shkolluar, injorante fare. E perballe tyre inteligjenti,i shkolluari, Frrok fantazma e ka kuptuar se Amerika eshte me forte se ata! !!!
Tani priti like -et e tifozeve te kryerilindasit.
Booo
doli prape kjo fantazma e varreve !!
Po na jep leksion se Amerika eshte Elefant.
ILIRI dhe Sala nuk e njohin fare Ameriken !!!????
Budallenj ata te pa shkolluar, injorante fare. E perballe tyre inteligjenti,i shkolluari, Frrok fantazma e ka kuptuar se Amerika eshte me forte se ata! !!!
Tani priti like -et e tifozeve te kryerilindasit.
Ohhh zot sa i madh je O Cupi, super fare. Hallall qumeshti i nenes o patriot.
Ohhh zot sa i madh je O Zoti Cupi, super fare. Hallall qumeshti i nenes o patriot.
Ik o Frrok,ik ne pusite e Mirdites e plaçkit ndonje gje me te trashe,se sa merresh me politike duke u bere zorraxhi ne sherbim te njerit e tjetrit e tani na del ne mbrojtje te Amerikes.
Pikaaa ty e Amerikes bashk me ty.
O Frrok 500 lekeshja. O spiun ,te ka dale boja plak.
Frroko, kush flet shume si puna jote nxjerr injorancen ne shesh. Ti nuk e di qe nje nga frikerat e medha te elefantit eshte pikerisht miu. Dhe e di pse, sepse eshte nje brejtes i vogel qe elefanti nuk arrin t’i beje dot gje sepse putra e madhe e elefantit nuk e shtyp dot, kurse miu kur e gjen elefantin pa mendje, mjafton t’i beje nje vrime te vogel ne lekure dhe e ha nga brenda. Lexo pak me teper, qe t’i mesosh keto gjera, ose me mire mos u mundo te shpikesh, “macja e miun” eshte perfekte, e ka thene populli. A more vesh o Frroko?
Rrespekte Frrok Çupi artikull i goditur dhe gjykim i shkelqyer , rrespekte .