Nga Andi Bushati
Mania për ta goditur Lulzim Bashën për çdo gjë, shpesh herë pa princip dhe në një mosrespekt të frikshëm ndaj kujtesës kolektive, po i shpie kundërshtarët e tij në një rrugë pa krye. Edhe mbështetësit e Sali Berishës edhe ata të Ilir Metës po e akuzojnë atë për dëmin e madh që i shkaktoi opozitarizmit, fillimisht me djegjen e mandateve dhe më pas me bojkotin e zgjedhjeve lokale.
Sipas kësaj teorie, duke mos qenë në parlament, opozita u penalizua pasi nuk pengoi dot ndryshimet kushtetuese që i bënë asaj të pamundur daljen në zgjedhje me një koalicion të vetëm. Po ashtu-vazhdojnë ata- mospasja e këshilltarëve apo të punësuarve, në asnjë bashki të vendit, i zhveshi PD-në dhe LSI-në nga një armatë e tërë njerëzish me ndikim, pushtet financiar dhe peshë elektorale.
Sado të mëdha të jenë mëkatet e Lulzim Bashës për mënyrën e squllët se si ka drejtuar opozitën, se si ka dalë me gisht në gojë pas marrëveshjeve me Ramën, se si është zgërlaqur nga ndërkombëtarët, të paktën në këtë pikë, ai nuk ka faj.
Sot, kur gjithçka ka përfunduar, nuk është aspak alibi të pohosh se edhe faktet konkrete edhe filozofia e të bërit opozitë kundrejt regjimit (se paku kjo është e vetmja pikë ku të gjitha fraksionet opozitare bashkohen për përcaktimin e qeverisjes së Ramës) i japin të drejtë kreut “në detyrë” të demokratëve.
Le të nisim me faktet. Sali Berisha ishte i pari që e kërkoi zyrtarisht dhe me deklaratë publike djegjen e mandateve, pas një seance turpëruese në parlament ku atij nuk i dhanë fjalën. Në arkivat televizive gjendet jo një, por disa deklarata të tij, se prania në kuvend është e kotë, pasi beteja me Edi Ramën nuk fitohet dot me zgjedhje. Pra duke pasur parasysh ndikimin që ai ka tek PD-ja dhe influencën që ushtronte tek Basha, lideri historik nuk mund të shpëlajë duart nga vendimarrja për rrugën radikale.
Pak a shumë i ngjashëm është edhe pozicioni i Ilir Metës. Ndonëse ndyshe nga Berisha, ai nuk është shprehur asnjëherë publikisht, madje pas faktit të kryer, në detyrën e tij si kryetar shteti, ka folur kundër këtyre akteve, çdo kush e ka të vështirë të besojë se ai nuk kishte aq influencë në LSI, sa të pengonte partinë që themeloi vetë e që më pas e la trashëgimi tek bashkëshortja, për të dejgur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet lokale.
Në pranverën e vitit 2019 edhe berishistët edhe metistët ishin të bindur se rruga radikale ishte më e mira. Po të kthejmë filmin pas, ata dispononin tashmë përgjimet audio që më pas ia dhanë gjermanes Bild, për vjedhjen e zgjedhjeve në Durrës dhe Dibër. Ata tashmë qenë ndërgjegjësuar se loja demokratike kishte marrë fund pasi pushteti i grabiste zgjedhjet me para dhe me banditë.
Po ti shtosh këtyre provat e qarta se drejtësia e re kishte filluar të kapej, se si e kishte emëruar rilindja prokuroren e përgjithshme Arta Marku, se si ishte mbyllur marëdhënia e Ramës me oligarkët, të cilët merrnin gara pa tender për të financuar fushatat elektorale, po të shikoje se si po pastroheshin paratë e krimit për të rekrutuar të gjithë narkotrafikantët në shërbim të pushtetit, beteja e barabartë dukej një iluzion.
Opozita nuk e mundte dot, ajo duhet ta përmbyste kryerilindasin dhe kjo përmblidhej më mirë se këkund në sloganin e saj gjatë kohës së protestave: “Në zgjedhje të reja, pa Ramën kryeministër”.
Me këtë parrullë ranë dakord të gjithë. Mëkati i Bashës nuk ishte dhe as vazhdon të jetë, fakti se vendosi të zgjedhë rrugën e forcës.
Gafa e tij kolosale, krimi i tij i madh është se ai nuk pati as kapacitetin dhe as burrërrinë, as trurin dhe as zemrën, të qëndronte në lartësinë e misionit që ndërmori.
Opozita nuk dështoi se dogji mandatet apo se bojkotoi zgjedhjet lokale. Ajo humbi realisht në disa pika të tjera. Ajo u mposht kur ndryshe nga sa u premtoi të vetëve lejoi të zhvillohen zgjedhjet moniste, kur dëshmoi se është e shantazhueshme nga një gjysëm serb si Palmer, kur i dorëzoi “paqësisht” bashkitë që drejtonte, kur pati iluzionin se atë që nuk e fitonte dot me molotovë dhe hunj do ia dhuronin në tryezë Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.
Po! Kjo piruetë idiote është tradhëtia e madhe e Lulzim Bashës. Ky dështim është i mjaftë, jo vetëm që ai të shporrej nga kryesimi i opozitës, por që ti lante njëherë e mirë duart nga politika. Një politikani që dështon edhe me mjetet e dhunës dhe me ato të paqes, duke dëshmuar se asnjërën nuk e bën dot tamam, nuk ka si ti jepet një shanc i ri.
Ky do të duhej të qe procesi i duhur publik për kryetarin “në detyrë” të PD-së.
Por, ndryshe nga kjo analizë e komplikuar, berishistët dhe metistët kanë rënë në batakun e akuzave të thjeshtëzuara që prekin më lehtë receptorët e mendjeve bazike të militantëve. Sipas tyre Basha e dëmtoi opozitën thjeshtë se dogji mandatet dhe bojkotoi lokalet. Madje disa, më konspirativë, e shpien paranojën në skaj, duke e parë këtë si një plan të parapërgatitur për të përjetëzuar pushtetin e Ramës.
Dhe këtu e keqja nuk është se po rëndohet Lulzim Basha. Për mënyrën si ka vepruar ai duket se i ka mbyllur llogarinë edhe me historinë dhe me militantët.
Por problemi qëndron tek fatet e opozitës.
Le të imagjinojmë për një çast se grupimet që artikulojnë këto kritika marrin në dorë nesër fatet e saj. Le të mendojmë se Basha kthehet në Hollandë dhe betejës me Ramën i prin sërisht një koalicion i Berishës me Metën, që e rrëzuan atë me akuzat se dëmtoi opozitën duke përqafuar rrugën radikale.
Edhe nëse ndodh, kjo fitore beteje, me mjete aspak të vërteta, rrezikon tu kthehet shpejt në boomerang. Pasi kushdo që të gjendet në krye të opozitës do të jetë i dënuar të përballet me një dilemë: A mposhtet dot regjimi i Ramës me mjete demokratike? A mundet ai përmes zgjedhjeve? A ka më kuptim loja parlamentare, marëveshjet, shpresa se drejtësia e re do të dënojë krimet, iluzioni se mediat “e pavaruara” do investigojë vjedhjet, apo besimi se diplomatët do të arbitrojnë si të pa kapur?
Të shpresosh se do ti zgjidhësh të gjitha këto së bashku përmes kutisë së votimit, do të thotë të jesh naiv. Prandaj Basha nuk duhet akuzuar se tentoi të dalë jashtë sistemit, por se pati padurimin për tu rifutur, duke e ditur se do ta masakronin brenda tij.
Teoria e ketij eshte tamam si e gjysh Hysniut,teori revolucionare.Ngaqe opozita nuk fiton kurre me vote,dhe sipas Andushit,nuk fiton se Rama i vjedh ,ku Andushi dhe Luli,Muli &Co zbulojne emertime te reja vjedhjesh ne kete fushe si industriale,teknollogjike ,i kane vjedhur qysh para 5 muajve,pse inagurojne banesa ne kohe fushate etj dhe nuk thone asnjehere realitetin,qe jane vete cope cope si opozite dhe e kan vendos:Vetem me revolucion,dhune. pa zgjedhje me uzurpim.Rrofte Revolucioni dhe revolucionaret thane gjush Hysniu dhe tani Andushi.
Dil o trim, dil e përballu vet me Ramën ! Pse nxit të tjerët për dhunë ? Dil e bëhu hero ! Për ty po flas o Andi Bushati, o kokë e madhe dhe trim me fletë. Dil o burracak në shesh të burrave dhe përballu me Ramën e oligarkët dhe jo të nxisësh dhunë mes shqiptarëve të thjeshtë. Merre ti o vemje flamurin në dorë dhe sulmo ndërtesat shtetërore, bëhu ti dëshmor ! O qelbësirë që të janë errësuar sytë nga urrejta dhe do vdekjen e të gjithëve që nuk mendojnë si ty ! Nëse do funksiononte ajo drejtësi që ti ankohesh, do ishe në burg bashkë me të njëjtët si ty që vetëm vrasje e gjak ndillni. Nuk ke faj, janë këta politikanë pa jeni ju b.thlëpirsat që jeni bërë miliardera me dy rreshta shkrim në gazeta. Po nëse vjen vërtetë ajo kohë që shqiptarët të ngrihen në revolucion, dhe ajo kohë po afron, mos mendo se do ndalojmë vetëm me Ramën e Berishën. Pas atyre e keni ju hale-analistë radhën !!
Ky qen bir qeni po bën thirrje per dhunë. Kur plas dhuna, dihet që mund te pershkalllezohet deri ne humbje jete te personave te perfshire ne te.
Pavaresisht se dikush mund te thote qe “kush kryen veprime dhune per llogari te Saliut, edhe e meriton pasojën”, kjo nuk eshte e vërtetë. Nuk mund te denohet me vdekje nje person se pse eshte gjytyrym nga trutë dhe manipulohet nga nje maskara si Sali Berisha.
Duhet denuar si we nxit dhunen dhe qe kerkon të shfrytezoje vdekjen e njerëzve të pafajshem per te marre pushtetin.
Thashe qen bir qeni pa dashje, sepse babai i ketij Bushatit nuk e meriton te ofendohet. Vera Kapo dhe Mehdi Bushati kane qene njerez te nderuar te dy.
Kurse ky eshte qen dhe nip qeni, si gjyshi I tij, dhe Saliu qe ishte kaq ie afert me të.
Ky ndyresirë nuk meriton hapesire ne shtypin e shkruar, online, ose ne televizion.
Njerezit qe nxisin dhune duhen denuar.
E shikon Andi edhe ti e kuptove me ne fund qe qe Saliu ka qene pengues i reformave demokratike ne Shqiperi,favorizues ne korrupsion i aleateve te tij politike, dhe e ka perdorur pushtetin dhe Partine si mburoje ndaj krimeve te kryera vete dhe nga familiaret e tij. Per keto arsye Amerika e shpalli non grata dhe ja la stafeten drejtesise se pavarur .
O zot !!°°°°°
Sa i peshtireeeeeeeeee!!!!!!
Berisha eshte vrases i shqiptarevee dhe kombit . Ai eshte personi qe ka mare peng kombin per 30 vjet. thjeht per ntresa personale po perdor demokrtet mish per top. Qenien ne politike e ka shfrytezuar dhe kekron ta shfrytezoje per imuitetin e tij personal tw familjes dhe klanit te tij, Ai konsideron pd prone te tij private. Fatkeqesite qe i ka sjell vendit jane te medha dhe nuk ka mbajtur pergjegjsi, me petjashtim tehumbjes zjedhjeve ne 1913. Gjemen shqiptare nuk eshte pergjegjsi e tij por e te tjereve. Berishizmi duhet te lihet si pjese e zeze historise qe i perket dhe mazhorances aktuale. Largimi i berishes eshte pjese e fenomenit perkates. BERISHA MAKTTH DHE PENG I KOMBIT!!
Te gjitha statistkat e zgjedhjeve kane treguar se e djathta ka patur dhe kur ka qene fituese me pak votues se e majta.
Kjo tregon se me 2005 ju dhurua nga Nano per rrotacion
Me 2009 i vodhi,prandaj nuk hapi kutite,u bashkua me Meten.
Ne zgjedhjet e ketij viti populli donte rrotacoin,por nuk mund te sillte ne pushtet Zenin dhe Moniken.
Pergjigju ketyre fakteve dhe bej nje analize tjeter sepse e majta dhe pjesa gri nuk kane nevoje te vjedhin.
Gara pa tender apo tender pa gara??? ha ha ha ?
Kelyshi komunist tregohet me revolucionar se komunisti Sali. Po te varej nga ju do ta kishit djegur perseri kete vend dhe do vazhdonim te ishim protektorat nderkombetar. Po per fat nuk ju la “imperializmi amerikan!
Në se Palmer qeka gjysëm Serb ti dy fish. Kërkon të mashtroshe,por Shqipëtarët te mbysin me pështymë në rrugë o rracë e fëlliqur ?????. Ku e sheh ti regjimin e Ramës dhe në cilat televizione po mbjell vrerë kundër Shqiperise dhe Shqipëtarëve?
Ah mer vemje e qelbet. Ti po thua kot votoni se smerret pushteti me vota. Po votohet pd mer krimb? I varen ujkut melcite ne qafe? Kur pd te kete njerezit e duhur do votohet. Jane perralla ato qe fitohen zgjedhjet me pare. Me pare 2 3 % mund te blesh. Ps fitoi thjesh se ata qe votojne pd smorren pjese ne votime se skane ke votojne. Ja kaq e thjeshte eshte.
SIGURISHT QE NUK E LEXOVA SHKRIMIN E REVOLUCIONARIT TE KOHEVE MODERNE A. BUSHATIT.
KY IDIOT I LINDUR QE NA KA ÇARE TRAPIN KAQ SHUME KOHE DUKE NA DETYRUAR TE NDRROJME KANALIN E TV, DO TE IKE NGA KJO BOTE ME MENDJEN NGA E.RAMA, QE KURRE NUK JA KA PERMENDUR EDHE EMRIN, DUKE MOS E KONSIDERUAR FARE NE ESHTE NE KETE JETE APO KA KTHYER KEMBET NGA DIELLI.
Ti nuk je as gazetar, e as analist, ti je fashist dhe kamikaz ne duart e atyre qe te paguajne. Uroj te ndeshkohesh sa me shpejt dhe jo ne pleqeri. Ti je si qen i rahur, por edhe kopil i lindur.
Po te kishte ndodhur gjakderdhje nga te paret qe do te vrisnin do te ishe TI! Sepse ke nje gjuhe nepërke! Dhe po te ndodhe se shpejti do te vertetohet kjo qe them sot!
Thjeshte fantazi!
Daj Samiu ka for njehere: Nuk njeh dhe do te izoloj PD apo cdo parti tjeter qe do te kryesohet nga NON GRATA.
Kaq Andi!
Andi shiko pak veten! Ti je rritur ne Liri te plote deri ne moshen 14 vjec, dmth deri ne agimin e Demokracise! Me tej jo! Kjo eshte nje Liri nga e kaluara e privelegjuar, qe mbeti ne kete nivel ose me poshte. Mirpo ka nje analize psiko filozofike qe tregon se nese njeriu nuk zhvillon dhe zgjeron lirine personale mbas moshes 14 vjec , ai nuk rritet, mbetet femije. Por I rritet egoja!
Ndjese per kete psiko analize por me duhet te theme se ti ke fituar qe femije Liri me dhumice qe vjen nga e kaluara.
E tashme ajo s’te ndihmon. Shume postues ta kane vene ne dukej qe ne shkrimet tuaja ka urrejtje ndaj Rames. Jo gazetari.
Sepse edhe cdo gabim internal te opozites ja ngjesh Rames. Duke e hiperbolizuar te keqen e tij. Dhe ti e di qe cdo gje qe kalon ekstremin bene efekt te kunderte. Me karar or cun! Jo gazetari se duhet shkruajtur se s’bene. Shkruan per para! – thone kafenete! Mirpo kjo te cone shkrime te dobta, te vogla, mbushur plote meskinitet dhe urrejtje te fshehur. Ti je ti! Ky qe je ! Por me duket se duhet te vetenjohesh kete fakt, vehtvehten ! Gazetaria nuk don vetem fantazi, por fakte. Qe vijne nga terrain dhe jo nga Lapis! SI te tilla ato nuk kane nevoje per shkrime fantasize !
O mero o Gazeta Tema amin ju koftë mos shkatërroni nervat me ketë pssikopat.
E ore plako! Andi Bushati! Po ja fut fare kot.
Kjo opozitë e ka pas maçokun në bark këtu e 30 vite, pra që në lindje të saj. Lufta e brendshme për pushtet vetiak ka qënë qysh herët . Ne e dimë se si u arratisën këta në 97-98 për ti shpëtuar drejtësisë. Megjithëse drejtësi e kapur 100% nga këta që më ’93-shin me gjykatësit e plepave. Kjo e vjedhjeve të votave apo masakër zgjedhore është si gjethja e fikut për të mbuluar allatet e fishkura të tyre. Opozita është një koqe kandari, një shportë karavidesh ,që secili ecën mbrapsht me kohën . Gjithë faji është Vetingu në drejtësi. Kushtetuesja, GJykata e Lartë, dhe SPAK.
Frika dhe tmerri po i bëjnë që të kalojnë në Aluçinacion dhe të meren mes vedit duke, nxjerrë nga barku ç’ka bardhaku, me gojën e tyre të palarat dhe bëmat që kanë kryer kur ishin bashkë.
Prisni se asgjë nuk ka mbaruar. Tani janë ende në fillimin e tyre drejt asgjësimit nga vetëdrejtësia e re, e cila po vonon, por jo se do ndalet.
Per mendimin tim Rama eshte “bajatur” me fitore ndaj Bashes. Le te fitojne ne opozite Berisha/Meta dhe pastaj te filloje Rama fitoret nga fillimi.
Keshtu eshte katandisur kjo tip gazetarie me perfaqesues kete tipin Ky ben analiza dhe nxjerr perfundime duke shetitur,endur neper studio dhe tavolinat e bareve si dhe nga frengjite e portalit te tij.Gjithcka ne sherbim te vetes,familjareve dhe enturazhit te tij. Eshte bere trend I ketyre te ashtuquajtureve “analiste” se qendrimi ne dukje parimor dhe I paanshem(me asnje pale) siguron benefice dhe perfitime me gjoba ndaj pushtetareve dhe pagesa nen dore per sherbimet ndaj opozites.Tashme eshte fakt I njohur se realitetin jo pozitiv dhe situaten e tensionuar ne vend e nxisin dhe bejne me agresive me komentet apo gjoja analizat ky takem gazetaresh.Nga keta mund te degjosh thirrje per revolte te dhunshme,bojkot te institucioneve,akuza me vend dhe pa vend per kedo dhe per gjithcka.Skandalet dhe lajmet negative ne shumicen e rasteve te stisura dhe sajuara Jane ushqimi dhe perfitimi I tyre.