Përse e firmosa formularin e thirrjes së Kuvendit të PD-së më 18 dhjetor?

24 Nëntor 2021, 15:14Blog TEMA
Përse e firmosa formularin e thirrjes së Kuvendit të PD-së

Nga Namir Lapardhaja

E djathta ngrihet mbi respektimin e institucioneve dhe jo mbi përmbysjen revolucionare.

Nuk mund të jesh njëkohësisht edhe konservator edhe revolucionar; të thërrasësh njëkohësisht në parime etike e morale dhe t’i shkelmosh ato kur nuk të puqet interesi personal.

E firmosa formuarin e thirrjes së Kuvendit të PD-së më 18 dhjetor, sepse është data legjitime e thirrur nga Kryesia e PDSH-së, ashtu sikurse e kërkon Statuti i kësaj force politike.

E firmosa, sepse dua që Partia Demokratike të jetë edhe politike, edhe institucionale, edhe vetëkritike, edhe mbrojtëse e vlerave që i tejkalojnë interesat personale dhe që vënë Shqipërinë të parën.

E firmosa, sepse kjo datë i ofron një mundësi zgjidhje reale krizës dhe i jep mundësinë edhe atyre që janë tek “Foltorja” për të ardhur, për të debatuar, për të marrë vendime, nëse janë shumicë, në rrugë institucionale, pa revolucion dhe brenda parimeve të së djathtës dhe të ligjit.

Dy fjalë për miqtë që kërkojnë shpjegime, sepse ata që i dinë të gjitha, nuk kanë nevojë:

1.Angazhimi im opozitar prej vitesh është i dokumentuar, madje edhe nga vet zoti Berisha në murin e tij në facebook.

Kush është i arsyeshëm, nuk ka nevojë për fakte. Këtë angazhim asnjëherë nuk e kam parë si përfitim personal. Unë jam rritur në PD, më dhimbset kjo forcë dhe, kur kam pasur pozitë ekzekutive, kam ditur edhe të jap dorëheqjen, pikërisht në një kohë kur PD pritej të vinte në pushtet.

Ky angazhim nuk buron nga mllefi, por nga arsyeja; nuk udhëhiqet nga pragmatizmi, por nga idealizmi; nuk shpresoj për pazar, por për të mirën e përgjithshme.

E kam bindje se rruga aktuale e “Foltores” dhe e zotit Berisha është një humnerë e pakthim për PD-në, si pasojë e së cilës kjo parti vetëm se do t’i largohej edhe më shumë ditës së ardhjes në pushtet. “Foltorja” mund ta bunkerizojë PD-në dhe ta bëjë strehë të interesave personale, por ajo nuk mund ta shndërrojë PD-në në mbrojtëse të interesave të demokratëve dhe të shqiptarëve.

2.Një pjesë e të pakënaqurve të kësaj periudhe janë si pasojë edhe të mosqenies në Këshill Kombëtar, ndaj sot mandatin tim si anëtar i këtij këshilli ia vë në dispozicion Sekretarit të Përgjithshëm, zotit Gazment Bardhi, duke hequr emrin tim nga lista dhe duke vendosur një nga këta emra, mjafton që kjo pakënaqësi të shuhet dhe të kthehet normaliteti.

5 komente në “Përse e firmosa formularin e thirrjes së Kuvendit të PD-së më 18 dhjetor?”

  1. Lapardhaja says:

    Namir je artiste nuk kam pasur rrespekti per ju thjeshte se je me pd dhe pd shikohet si sinonime i se keqes pamvarsishte qe nuk ju votoje deshiroje nje dite te jesh deputet i beratit bravo lapardhaja e celepiasit

    1. Mesuesi i fillores says:

      Po mire more Lapardhaja (ti qe komenton) , po kujdes more djale , jo çdo fjale e shqipes perfundon me “ë” ne fund , se na i bastarduat gjuhen ; ca kosovaret , ca ju shqiptaret e shkolluar ne menyre te cunguar , u be shqipja lesh e li . Me asnje gjuhe ne bote nuk ndodh si me gjuhen tone , qe e shkruajme si te na vije per mbare pa ligje e rregulla .

      1. Mesuesi fillores says:

        O mesues i shkolles se nates po jam nga Berati dhe per ne fjala mbarone me (e ) po lere mor burre shiko konteksin e mesazhit mos shiko ortografin karre njeri

  2. Ladi says:

    Bravo Namir… e njoh eshte djale shume i mire.

  3. Kostari says:

    O Namir po pse bohesh qesharak mer Rob.
    Kur e therret kryesia e partise kuvendin sikur nuk ka nevoje per Firma. Po si duket nga “devocioni” po ngaterroheni po skeni faj se vete kryetari sdi ku ka koken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje