Dyqind euro për ta derdhur jashtë!

26 Nëntor 2021, 12:06Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Në Francë nuk mund të hysh në Luvër për të parë Mona Lizën, në restorant për të provuar një pjatë me djathra, nuk mund të hysh në metro apo të flesh në hotel pa treguar më parë “Green Pass”, provën e vaksinimit antiCovid. Të njëjtën gjë janë të detyruar ta bëjnë shumica francezëve, të cilët rrezikojnë të humbasin vendin e punës nëse nuk pranojnë të vaksinohen.

Në Gjermani, rregulli 3 G, kushtëzon që vetëm me test negativiteti ose vaksinë, mund të shkosh në stadium apo të krehësh flokët. Në Evropë, nga veriu në jug, nga Danimarka, në Austri, Zvicër, Greqi e gjetkë, të pavaksinuarve po ju ngushtohen hapësirat e jetesës normale. Përtej Atlantikut, në SHBA dhe Kanada dhe masat po ashpërsohen gjithmonë e më shumë, në një përpjekje për të ndaluar me forcën e refuzimit ata që refuzojnë të vaksinohen. Në ka paqe as më në jug: në Paqësor Australia po ndjek të njëjtin trend mbylljeje dhe masash shtrënguese.

Në thelb, ideja është e ngjashme kudo. Asnjë vend nuk e ka të detyrueshëm vaksinimin, por një spirale pengesash e vështirëson pafund jetesën për të pavaksinuarit. Kudo dhe gjithmonë e më shumë, ata po e gjejnë veten të përjashtuar nga jeta normale, e cila tashmë maskën në fytyrë e konsideron fytyrën e duhur njerëzore.

Në Tiranë është ndryshe! Pandemia është vetëm një statistikë e lajmeve dhe publiku ka fituar një indiferencë të frikshme nga ato që duket se burojnë nga bindja që Zoti nuk e ndëshkon të varfërin dhe mbron budallenjtë dhe të marrët. Në Tiranë ka javë që ka nisur të funksionojë në sytë e të gjithëve një treg kriminal për vaksinat. Jo për të bërë vaksinën, por për t’ju shmangur vaksinimit. Ka sekserë që presin pranë qendrave të vaksinimit dhe që në këmbim të rreth dyqind eurove, gjejnë infermieren “e duhur”: atë që bën sikur të shpon në krah dhe e derdh jashtë lëngun që premton të shpëtojë jetë. Brenda çmimit sigurohet edhe kartoni i vaksinimit dhe shënohet emri në e-Albania. Janë kryesisht mosha të reja, por dhe naivë e skeptikë pa moshë, që janë kërkuesit e këtij tregu të ndyrë që afron gjithmonë ofertë.

Kritikët e Ramës që nuk mungojnë kurrë, refuzuesit e Gertës që japin leksione cinike, por dhe ajo shumicë e frikshme e botës së internetit, të gjithë mallkuesit profesionistë që e shkruajnë llahtarisht keq shqipen normale, shpërthyen në urrejtje kur ca pak doza Pfizer ju dhanë shqiptarëve të shquar mbi 80 vjeç. Ai vrer e helm ligësie i disa muajve më parë mund të mirëkuptohet deri diku për shkak të frikës që qënia njerëzore ka ndaj vdekjes dhe idesë që dikush mundet t’i shpëtojë asaj. Çdo budalla interneti dhe çdo filozof anonim i asaj kohe, ishte i gatshëm të shkëmbehej me Margarita Xhepën apo Aleksandër Meksin që u vaksinuan atëherë të parët dhe ja konsideruan edhe yllit të kinemasë, edhe akademikut burrë shteti si privilegj Pfizerin që injektuan “pa radhë”. Fiks në atë kohë, në kushtet e mungesës së vaksinave në të gjithë botën, shumëkush ishte i gatshëm të bënte gjithçka për vaksinën. Me para apo me miqësi, me ngulm dhe panik. “Unë jam lypës”, thoshte me përunjësi krenare Rama që kishte nisur të lypte vaksina për të varfërit e tij në një botë të pasurish që e përbuzin gjithmonë varfërinë.

Shumë shpejt, si me magji ndryshoi gjithçka dhe ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është krejtësisht e pakuptueshme për një danez, gjerman apo britanik. Eshtë e pamundur t’ja shpjegosh një amerikani apo kanadezi historinë kriminale që ka nisur të ndodhë në një përmasë të panjohur së paku në katër-pesë javët e fundit. Rradhat e gjata të të vaksinuarve u zëvendësuan me rreshtat larushë botës së antivaksinave. Kush shante deri dje pse nuk kishte vaksina mjaftueshëm, sot urren çdo masë që mund të shtrëngojë jetën e të pavaksinuarve. Mbledhjet dhe tolerimet, harbimet dhe mungesa e çdo kujdesi individual ndaj pandemisë, dasmat dhe ndeshjet, tallavaja e padurueshme e harresës së hareshme, e ka bërë Shqipërinë të duket siç është: një ishull i absurdit në Evropë. Ndaj në këtë absurd, do të vazhdojnë të jenë shumë ata që vetëm për ta derdhur jashtë, janë të gatshëm të paguajnë së paku dyqind euro.

Eshtë e drejtë e çdo individi të refuzojë vaksinimin, por është e drejtë e shoqërisë që të refuzojë çdo individ që i kërcënon shëndetin shoqërisë. Ata që mendojnë se vaksinimi është një proces okult seleksionimi i popullsisë në thelb kanë të drejtë. Po ndodh pikërisht kjo gjë, seleksionimi social dhe natyror i njerëzimit, por me një diferencë: ikin në moskthim ata që refuzojnë të vaksinohen.

Në të gjithë atë grup me skeptikë antivac, kush paguan për të shënuar emrin, por pa bërë vaksinën, realisht ka bërë një akt që ja hedh të gjithëve. Ata ja kanë hedhur vetes sepse kanë një çertifikatë që ju shmang privimet, ja kanë hedhur shtetit sepse tashmë janë një statistikë e rreme e Edit dhe Gertës, ja kanë hedhur miqve dhe të afërmve sepse ata ju afrohen pa ndroje. Vetëm sëmundjes nuk ja hedhin dot. Ata janë pjesë e padiskutueshme e atij pothuaj njëqind për qindshi të vdekjeve nga Covidi, një sëmundje e cila po me statistikë, rezulton se zgjedh të marrë të pavaksinuarit. Marrëzia nuk ka kurrë një çmim të qartë, por për të paguhet gjithmonë. Shpesh paguhet më shumë se njëherë për të njëjtën marrëzi. Pendesa e pashmangshme për fundin nuk mund të ngushëllojë askënd, përveç viktimave të marrëzisë vetjake.

Në Shqipëri është luks të mendohet se në stadium, restorante, qendra tregtare apo edhe në spital për të marrë shërbim, mund të hyet vetëm me Green Pass. Tirana nuk është as Parisi, as Gjermania dhe as Vjena. Fatkeqësisht Tirana e Ballkanit Perëndimor ku njerëzit ndjekin me emocion ringun e Saliut me Lulin dhe Për’Puthjen e Alvisës me Bashkimin, nuk është as Stambolli i mrekullueshëm, edhe Evropë, edhe Azi, edhe Perëndim, edhe Lindje. Në fakt, otomanët e dikurshëm nga Stambolli, “i stërvitën” shqiptarët në sportin absurd: shijimi i marrëzisë për t’ja hedhur sa herë kanë mundësi qeverisjeve të tyre, të cilat nuk i besojnë edhe kur ju thonë ndonjëherë të vërteta të thjeshta.

22 komente në “Dyqind euro për ta derdhur jashtë!”

  1. pjeter says:

    Hahaha c’fare titulli!!!!!Po e derdhe brenda do te kushtoje me shume Vangjeeel,hap syteee!!!!

  2. Bujar Kanapari says:

    Virusi mund te qendroje 10 vjet.
    10 vjet do te besh vaksina qe nuk japin shume garanci?
    Si dy vaksina si 200 vaksina te besh, njelloj eshte, imuniteti e ka nje limit.
    Qytetaret pranuan me vetedije duke i besuar qeverive deri dy vaksinime.
    Kur meson se duhen 4, 5 apo 10 doza, athere eshte biznes, politike.
    Kush ka kaluar 2 here semundjen dhe ka kryer 2 vaksinime, aq imunitet fiton, vaksinimet metejshme ja e te kota dhe plotesojne qellimin e atyre qe na detyroj e.

    1. gjergji says:

      O Bujar more Bujar:Thjesht ose je llapaqen i paditur ose thjeshte idiot.Qellimi vaksinave eshte te ul intensitetin e semundjes qe shkaktohet nga viruset e ndryshem nepermjet krijimit sistemeve mbrojtese (antitrupave) te afta per tu perballuar me viruset e ndryshem.Ne mvartesi te kohes te kohes apo teknologjive te fundit te vaksinave ulet ndjeshem veprimi e krijimi i antitrupave te ri.Sipas studimeve boterore ulet ndjeshem veprimi i antitrupave ne vaksinimin e pare e te dyte.Ne vaksinimin e trete krijimi i antitrupave rritet pothuajse 5 fish e qe me kalimin e kohes humbin e aktiviteti tyre ulet.
      Ne nje vend krejtesisht primitiv te pashkolluar e krejtesisht injorant si Shqiperia eshte e lehte e krejtesisht e zakoneshme te dalin “mendje ndritur” si ti o Bujar te shpikesh e te deklarosh budallalleqe thjesht shqiptare e ballkanase kur studimet e mirefillta shkencore e boterore e institucioneve me prestigjioze ne bote tregojne te kunderten e thenieve (neto budallalleqe) te tuaja.Ne se nuk do ishte vaksinimi i trete (buster) bota do zhytej ne vdekje e numri i tyre do rritej papushim.Kete po perjeton sot Europa (akoma jane shume prapa me vaksinimin e trete) nderkohe qe Israeli po thuajse vaksinoj 70% te shtetasve te vet e vazhdon me rritem vaksinimin e femijve qe nga mosha 5 vjec e deri 18 vjec. Do ishte e arsysheme e njerezore te perkrahesh pa asnje rrezerve fushaten e vaksinimit e natyrisht kenaqesin qe do te ipte deklaratet tuaja provaksinim si mjet i uljes se dukeshme te vuajtjeve ne spitale per ti shpetuar nga vdekjet e natyrisht uljen e vdekjeve nga kjo pandemi e hatashme boterore.Ndofta replikova ashper,por duhet te me kuptosh drejt o mik.Vaksinimi eshte mendyra me efikase e lutftimit te infeksioneve ke Covid.Pershendetje

      1. shtjefen palushi says:

        DMTH ti Dylber e mban veten me te zgjuar se te tjeret? ji kaq KAR sa dhe artikullshkruesi… Jeni ala tek ura e Qabese…. Nje artikull i marre nga nje gazetar i shitur. Pas 2 vjeteve dhe nuk jepni asnje statistike. Ne Izrael mor DEBIL ne Irlande mor Debil Ne greqi mor Debil…spitalet jane te mbushur me te semure dhe te gjithe jane te vaksinuar… SI E SHPJEGON KETE? o debil… Organizata boterore e Shendetesise dje pardje doli ne konkluzionon se VAKSINAT jane NJE MUT…. ( nuk e tha keshtu) por tha se nuk po bejne efektin e pritshem… ndaj do kalojme rishtaz ne masa te rrepta qe moren dhe vjet …. Te gjitha vaksinat teorikisht kane 6 muaj afat te mbajne antitrupat…. praktikisht mbajne shume me pak… me nje fjale cdo 6 muaj dhe nga nje vaksine… deri sa te shkosh ne varr…. me qe ra fjala per varret…. statistikat flasin se pas vaksinimit numri i te vdekurve ne shume vende europiane eshte rritur mr 30% nga vjet apo parvjet… qe nuk kish te vaksinuar…

  3. Mami Lorencit says:

    O Lorenc, hajt te keqen mami, mblidhi pellumbat dhe fute gjuhen brenda se aq shume sa lepin jo korona po do te te zere skerbuti te keqen mami. Hajde bir se me aq sa peshtyn (rren) e lepin ti duhe te te kishte quajtur mamaja Lep-renc.

  4. Xum Trahanaja says:

    Ngelen duke e derdh jasht shqiptarzinjt e gjor.
    Se,qysh n koh t komunizmit kur palloheshin shqiptart me shqiptareshat me njeri tjetrin ,ngaqe ishte varfni prapambetje s kishte kondome e ampula anti shtatzani,kur i vinte qejfi shqiptarzezit t gjor n kulmin e kulmit e nxirrte hajdarin prej parajse dhe e derdhte perjasht…akt heroik erotik ky.
    Edhe tash,varjanti derdhe jasht,kjo shpikje shqiptare,..
    Thon we revista play boy i ka akordu cmimin “heroi i sakrificave pallimtare” nji shqiptari t kohs s Enverit i cili deklaroi se n Shqipnin komuniste kishte pas pallu duke e derdh jash ,plot 50 vjet,,qysh mas luftes 2 botnore gjer n 1991 me ardhjen e demokracis kur filloi tu u pallu shqiptaresha, si n amerik zezakesha…
    Kurse Sala merr çmimin e nderit “martir ne seks” po nga revista play boy si i vetmi njeri n ballkan qe ka pa veç nji dafllak me sy ate t Liries ,duke u shperbly me 100 mij dollar si “i perseketu seksual”.. pasi i jan kufizu te drejtat pallimnore nga rregjimi…

  5. SPQR says:

    Mbi c’baza e mbeshtet ti bastardi i ushtrise se anal-isteve pretendimin se te pavaksinuarit kercenojne shendetin e shoqerise?! Je doktor? Je shkencetar? A i lexon studimet qe thone se te vaksinuarit infektohen dhe infektojne gjithsesi edhe pas dozave te marra?!! A pretendoni ju ushtria e lincuesve te te pavaksinuarve se vaksina eshte efektive?! Atehere cfare rreziku i vjen te vaksinuarit nga i pavaksinuari, kur ai eshte i mbrojtur?! Ne ka ndonje larush ketu, ai je ti dhe gjithe ata si ty qe perpiqen te zhbejne edhe ato pak te drejta qe na kane mbetur si individe ne kete bote te felliqur qe qeveriset nga korporatat dhe nga idete per ta kthyer njerezimin ne dele te bindura! Duket qe je nje lobist i ndyre i produkteve te patestuara dhe te paprovuara mjaftueshem. E drejta e vetme qe sduhet te vdese kurre eshte ajo e zgjedhjes, kush do le ta beje, kush nuk do mos ta beje dhe per kete sduhet te kete asnje pasoje! Per sa kohe me thuhet qe do fusesh ne trup nje substance qe nje zot e di c’pasoje me le, dhe qe me keq akoma, se pasojat dhe pergjegjesine do ta kem po vete, atehere une do zgjedh ate qe natyra ka miliona vjet qe ia ofron njerezimit, imunitetin natyror! Dhe sigurisht qe do gjej menyra per te mashtruar sistemin, ashtu sic edhe sistemi me mashtron e keqtrajton! E sa per seleksionimin social, ate mund ta fusesh qetesisht atje ku sta ze dielli! Une, edhe pas kontaktesh te perditshme me njerez, ku praktikisht eshte e pamundur te mos kem rastisur edhe te infektuar me covid, jam serish ketu! Pra “mother nature” me ka seleksionuar! Ne moskthim vafsh vete!!

  6. arbi says:

    Shife ca thote ky presidenti i kompanise BAYER ne nje event nderkombetar.
    Ai thote qe vaksina covid 19 eshte nje Gen and Cell Therapy , pra nuk eshte vaksine.
    Meqe ti zoteri analist di anglisht , shikoje videon dhe fillo te besosh Armand Cakon qe e ka thene kete para 6 muajsh.

    https://www.youtube.com/watch?v=2D5KeniMzjg

  7. qytetar says:

    Sa i ndyre !!!!!!!!

  8. andi says:

    Lorenco maniaku, fucking idiot

  9. Quebec 2000 says:

    jam nje lexues shume i rregullt i shtypit SHqiptar ! lorenc Vanngjeli eshte nder gazetaret me te mire ne vend,pamvaresisht se ne shume analiza analiza politike apo debate tlivizive shpesh here nuk tregohet realist.Por ne shkrimin e sotem ka bere nje analize te shkelqyer mbi situaten ne vend,per cilen duhej te alarmoheshin te gjitha instuticionet dhe mbare shoqiria.Uroj te jete nje shkrim shume sensibilues per te gjithe skeptiket dhe ata qe nuk e kuptojne rendesine e vaksinimit.NJerezit duhet te heqin dore nga teorite konspirative dhe nga gjithe te tjeret qe e perdorin koronavirusin per qellime politike apo per arsye te tjera.Ju falederoj me gjithe zemer per analizen qe beni! Duam apo nuk duam ky eshte realiteti sot ne te gjithe boten.

    1. joel shkodra says:

      “Quebec”, po titulli qe ka vene Vangjeli a te pelqen?

    2. shqiptar tirone says:

      Ke harru te vesh aksentin (theksin) tek “e” e pare. Pra (Québec). Po sà’ka gjo “ije”.

  10. Bujar Kanapari says:

    Nuk ka shume faj autori artikullit.
    Para nje jave, na del nje mjeke ne televizor e na thote se te pavaksinuarit perhapin infeksionin.
    E kunderta eshte me e vertete.
    Kur vaksinat jane prodhuar me virus te gjalle, te vaksinuarit perhapin infeksionin.
    Kur virusi qarkullon masivisht ne popullate, vaksinimet me virus te gjalle nxisin infeksionin.
    Virusi pavaresisht nga lloji mutacionit, ka 2 vjet qe qarkullon ne popullate, qe do te thote se mbi 70°/° e ka kaluar 2 here gripin.
    Nuk mund te fitohet me imunitet nepermjet vaksinimit.
    A nuk prekemi 2 a 3 here ne vit nga gripi zakonshem nganjehere rende dhe me disa viktima?

  11. Bardha says:

    Bravo Vangjeli kesaje here me pelqeve por ashte mire tu thuhet qarte dhe shqip qe kafshet qe te zbuten duan dajak dhe jo te lihen te bredhin rrugeve si qenjte e terbuar per te helmuar njerzit.Kafshet nuk pyten kur vaksinohen,kush nuk vaksinohet te mbyllet ne shtepi ose ne parqe zoologjike

  12. rexha 10 says:

    More zoti Bujar ,te pakten deri tani dime ezaktesishte qe kjo pandemia ka marre jete njerzish. kushe flete si puna e jote ,tellet me jeten e te ndjereve qe iken e s’kthehen kurre nga kjo bote .Une jetoje ne Europe ,dhe po e shohim gjendjen se si ndryshon perdite .Si rregull eshte vendosur mbajtja e maskerines ne c’do vende ,te mbyllur ,apo ambjentet e hapura. Po krijohet nje iluzion se kovid eshte nje biznes ne boten e soteme.Kete gje me mir se kushe mundet tju ja shpjegoje doktorr CAKO ME SOROSIN .Te pakten keshtu flitet deri tani e ate vende.E vetmja gje e kesaje pandemie eshte se po behen te gjithe kopetenta politikanet ,dhe nuke po ndigjohen virologet ,apo OBSH .Kjo organizate deri tani bene thirrje per vaksinat ,ku Italia fillon ne dhjetor dozen e trete ,dhe mbajtja e maskerinave,.

  13. Arzt says:

    Tani ky sahanlëpirës e kujton veten dhe ekspert imunolog?! Këta njerëz nuk duan aspak të vaksinohen, thjesht shteti idiot i detyron të bëjnë këtë marifet. Problemi këtu është shteti me rregulla idiote se sa këta që janë të lirë të bëjnë çfarë të duan me jetën e tyre. Të rinjtë nuk rrezikojnë pothuaj asgjë nga Covid, ndaj i mirëkuptoj në këtë sjellje… Kurse këtë trapin që na shet mend nuk e marr vesh

  14. Frangu says:

    Përtej çdo kufiri të etikës profesionale, respektit për vetveten e sidomos ndaj lexuesve, Lorenc Vangjeli dhe botuesi i kësaj faqeje kanë marrë përsipër guximin e çartur për të na habitur tej mase e/dhe – sidomos – për të na neveritur…
    Është natyrisht e njohur teknika gazetareske e të zgjedhurit të titujve tërheqës për të joshur lexuesin, por është po aq e vërtetë që titujt – sado pa shije e të pagoditur të jenë – do të duhej t’i përshtateshin, në parim, edhe përmbajtjes së shkrimit.
    Por zoti Vangjeli paskësh zgjedhur një titull të ejakuluar nga vetë kokëmendja e tij për të paraqitur një tematikë që nuk puqet aspak me të: ç’lidhje logjike mund të ketë, në këtë rast, midis fenomeneve të mashtrimit e korrupsionit dhe “të derdhurit jashtë”? A mund të quhet dot “metaforë”? Nëse po, a ka përmbajtje të mirëfilltë vulgare brenda saj?
    Duhet thënë, ndërkaq, se kjo frazeologji i përket toskërishtes e jo rastësisht shumë komentues, në ndërhyrjet e tyre, i referohen titullit të shkrimit e jo problematikave që ky i fundit rreket të kallëzojë apo të ndëshkojë.
    Kemi parë shpesh, edhe në Kuvendin e Shqipërisë, batuta të ngjashme e kinse liberale e “të këndshme”, por do të ishte rasti t’i kujtohej deputetit e – pse jo – edhe gazetarit apo botuesit të tij, se si mund t’ia shpjegonin ato të tilla perla të mendimit të prishur edhe familjeve të tyre: nënës, babës, motrës, gruas e fëmijëve, nëse natyrisht kanë patur ose kanë të paktën një prej tyre…
    Them “nëse” edhe për prindët, ngaqë do të duhej të kishin qenë pikërisht ata që do t’i kishin mësuar edukatën dhe dinjitetin e të qenit në shoqëri. Përndryshe – kur nëna ose baba nuk dihet cilët janë – i bie që të mbajë përgjegjësi vetëm Jetimorja.

  15. Novaks says:

    Shif te shkruash per ndonje teme tjeter me te rendesishme o Vangjo!! Covidi po merr edhe te vaksinuarit me pfiser!!!

  16. Novaks says:

    Shif te shkruash per ndonje teme tjeter me te rendesishme o Vangjo!! Covidi po merr edhe te vaksinuarit me pfiser!!!

  17. Flamur says:

    Ore lorenc ketu ne itali gazetaret jane bere milionera nga ana e qeverise se propogandojne per interesat e dragit. Te gjithe kanalet televizive flasin per vaksinim dhe jane bere si fotokopie. Po ty ne shqipeni vetem mikun e rroc nokut te japin, jo per ndonje gje por e meriton . Sa vdesin nga gripi nuk tregojne . Po vdesin perdite te rinje qe jane edhe sportive dhe i thojne se ka vdekur nga infeksion i veshkave! Mir keta duan qe ti marrin paret e pensioneve. Po ju andej cfar te semes kerkoni?

  18. Bujar Kanapari says:

    Mikut tim Gjergji, do ti pergjigjem ne nje moment tjeter, sepse ky artikull u vjeterua, por po i kujtoj vetem ilacin
    Dexametazon.
    Sa ezhte numri i pacienteve qe kane vdekur ne spitale infektive, sa te tjere u hodhen nga dritarja.
    Ky ilac perdoret vetem tek pacient shume te seleksionuar per shkak te kunderindikimeve te shumta dhe shume serioze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje