Nga Eduard Zaloshnja
Treguesi më i përdorur për matjen e barrës së borxhit publik ndaj ekonomisë së një vendi, është raporti i borxhit publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Është një tregues që përdoret gjerësisht në media dhe që kuptohet lehtësisht nga publiku në përgjithësi. Aktualisht në Shqipëri ky tregues është zyrtarisht në nivelin 80% të PBB-së.
Sidoqoftë, në qarqet e finacave publike përdoret edhe një tregues tjetër – raporti i borxhit publik ndaj të ardhurave të buxhetit. Rezultati i këtij pjestimi tregon se sa vite duhen për ta shlyer plotësisht borxhin publik, në qoftë se të gjitha të ardhurat buxhetore përdoren VETËM për këtë qëllim (e jo për qëllime të tjera normale, si pagat, pensionet, invetimet etj.).
Me pak fjalë, ky tregues shërben për të matur aftësinë e shlyerjes së borxhit publik të një vendi. Aktualisht ky tregues është 2.8 për Shqipërinë, që do të thotë se na duhen 2.8 vjet për ta shlyer plotësisht borxhin publik, në qoftë se të gjitha të ardhurat buxhetore përdoren VETËM për këtë qëllim.
Ky tregues (numri i viteve për shlyerjen) është absolutisht më i larti ndër vendet e Ballkanit jugperëndimor (shihni grafikun shoqërues). Gjë që do të thotë se Shqipëria ka aftësinë më të vogël të shlyerjes së borxhit publik në rajon. Ndërsa Bosnja, Kosova dhe Maqedonia kanë treguesin më të ulët (domethënë kanë aftësinë më të madhe shlyerse).
Me i rendesishem eshte raporti i borxhit me rritjen ekonomike…
Dhe në rast se 10 përqind e të ardhurave përdoren për shlyerjen e borxhit, Shqipërisë i duhen 28 vjet për ta larë! Ndërsa Kosovës vetëm 14 vjet! Gjatê kêtyre 30 vjetêve është shkatërruar gjithë ekonomia vendase, janë shitur dhe dhênë me koncesion të gjitha pasuritë publike, (pra pasuritë kombëtare të shqiptarëve), i janë hapur tej e tej kanatat importeve etj etj. Rama fatkeqësisht vazhdon të njêjtën politikë liberale në ekonomi si pararadhësit e tij, – Nano, Berisha, Meta. Duke pasur parasysh se veçse pak vende super të zhvilluara mund të heqin mënjanë 10 përqind të buxhetit për të shlyer borxhet, Shqipëria ka për të përfunduar shumë më keq edhe se Greqia. Do të shitet e gjitha. Por me rëndësi është, (dhe kjo i ngroh zemrën popullit) se Berisha, Argita, Shkëlzeni, Basha, Meta, Rama dhe një grusht tjetër politikanësh dhe oligarkësh kanë vila gjithë dritë dhe shkëlqim në Gjirin e Lalëzit, në Surrel, Rrolling Hills etj etj. Poshtë Enver Hoxha!
Debil! Nuk është ky arsyetimi. Japonia e ka borxhin 180 % të PBB dhe sipas arsyetimit të këtij budallait duhet të jetë në prag falimenti por ajo është në lulëzim.
Sa më injorant të jesh, aq më i ditur të duket vetja. Pêr më tepër kur je pa kulturë dhe edukatë shan edhe të tjerêt pa i njohur ose ditur. Sjellje prej ndyrësire dhe palaçoje. Nejse.
Pêr sa i takon borxhit të Japonisë, ai ështê një borxh i brendshëm. Qê do të thotê se shteti u ka boxh ndërmarrjeve dhe individëve vendas. Shteti u paguan kreditorëve interesin dhe gjithçka shkon pêr bukuri. Nê rastin e Shqipërisë kemi të bëjmë me borxh të huaj. Parà që janë dhenë nga institucionet dhe bankat ndërkombëtare si dhe fond hedge-s etj etj. Nê këtë rast hyjnë në veprim agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit të borxheve të shteteve si Fitch, Moodys etj të cilat përcaktojnë shkallën e interesit që duhet tê paguajë shteti borxhli. Sa më i lartë borxhi, aq më i lartê interesI. Saqë vjen një ditë qê askush nuk të jep më borxh nga frika se nuk ia kthen dot. Ose tê vêjnë kushte të rênda siç i vunë Greqisë. Ky është problemi.
Por sa e dhimbshme, e kotë dhe e mundimshme është tu japësh mend gomerëve.